• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Heshtja therëse për Carolinën Shqiptare…!

by Java News
23/06/2021 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enxhi Hoxha

Një denoncim mediatik me pasqyrim rrënjësor nën bekimin e aurës së jetës trazoi aktualitetin social grek, që dha alarmin e masakrës malinje me metastaza në Shqipërinë fqinje, ku heshtja është opsion i pakompromistë. Lajmi që zhyti në hipoteza labirinte e veshi me aludime shumëkënd për akuzën e autorësisë, ishte lajtmotiv i edicioneve informative në Greqi. Krimi i paemër me viktimë Carolinën e pafajshme, me legjitimim absolut ngjall drithërimë e rrëqethje kolektive e “de juro” pllakos një plagë që rrjedh ende, për të cilën media e kreu “de facto” detyrën e ngarkuar moralisht.

Nata e errët e 11 Majit i rrëfeu brishtësisë së Carolinës, se miku i jetës mund të të bëhet arkitekt i banesës së fundit, pa hezitimin e dëshmisë okulare të së bijës, hiç më pak nga çfarë ndodhi. E pa projektuar as në imagjinatën më të skajshme të Carolinës, por vënia në skenën që duhej të ishte fole dashurie e pistës diabolike të vrasjes ishte lemeri sociale, që ngarkesa emocionale do duhej të zgjonte ndërgjegje spastruese qytetare të analizës në media. Jehona në ekranet greke ishte e madhe, madje e kujdesshme që mprehtësia e çështjes të përcillej në të njëjtën frekuencë jashtë kufijve, sërish ashtu ndodhi. Vdekja tragjike e 20-vjeçares britanike ishte vatër epiqendre komentesh e hetuesie në portalet shqiptare.

Ndërkohë që vrasja e Caroline ishte bujë e gjurmuar hap pas hapi, rasti si-motër i shqiptares Sonila Cani është heshtje që kumbon shurdhët. E gjetur e vetëvrarë në banesën e saj në Torino të Italisë, por me dyshime të forta se mund të jetë ekzekutuar, vdekja misterioze e një bije shqiptare nuk është magnet mediatik për portalet e vendit tonë. Sonila, vetëm 2 vite diferencë me Carolinen, ishte njësoj! Nënë e një djali, vajzë e dy prindërve të thjesht, e rritur mes sakrificash, e larguar për një standard më të lartë jetese në Itali, por që fati ia tradhtoi oportunitetin e jetës. Një vrasje e ngritur mbi shumë pikëpyetje, një tragjedi sociale që indirekt të kodon mesazhin se mund të vritesh, plaçkitesh e atakohesh, por nuk përbën lajm, pasi siguria është kërkesë abuzuese për cektësinë e shoqërisë sonë. Sonila është mishërim i të urtëve që s’prodhojnë stuhi, sepse zhurma u takon dominuesve e pretenca e heshtur thjesht s’kalkulohet! Kushdo lexon këto rreshta është koherent me rastin e Glyka Nera-s, por të dhënat e Sonila Canit me gjasë janë të panjohura, sepse skaleta e patriotëve nuk i konvenon medias.

Caroline ishte lajm hyrës i informacionit, ndërsa Sonila as mbyllës… Ky vend i bekuar prej Zotit, është i kursyer në ndjenjë nacionaliteti tek bijtë e tij, tjetërsoj jeta do të ishte e vërteta e reformuar…edhe për ne!/m.j

Next Post
“Kohë që lanë gjurmë në jetën tonë”/ Stafi i Infektivit kujton ditët e vështira të pandemisë

“Kohë që lanë gjurmë në jetën tonë”/ Stafi i Infektivit kujton ditët e vështira të pandemisë

Comments 1

  1. ppa says:
    5 years ago

    Tema interesante dhe e goditur; por stili shkrimit pompoz deri ne dengla llafollogji.

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

March 25, 2026
Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

March 25, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In