• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Heshtja opozitare për Vjosën

by Java News
08/10/2017 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Levonja

Ajo që të bën përshtypje në këtë rastin e Këlcyrës, ku një shoqëri e tërë dënon masakrën mjedisore mbi lumin Vjosa, por edhe një tërësi webesh etj., është heshtja opozitare. Thuajse gjithë ato webe që janë në urdhrat e opozitës, merren me çështje tekanjoze, gërr-vërret e tyre. Dhe atë zhurmën karakteristike të langojve që vetëm lehin, se, për të kafshuar as që dinë ta bëjnë. Kurse për ato qeveritare…, nuk habitem, pasi dihet, tek ne, jep ca lek dhe i ke rrugët e hapura. Kjo kulturë e mbrapshtë na është ngjizur keq, aq sa sot na ka verbuar jo vetëm sytë por edhe mendjen. Përshembull Monika Kryemadhi ka hallin se përse kanë hequr nga dogana një këngëtar. Sipas saj një vlerë e shoqërisë sonë etj. Por çfarë të thuash. Nga t’ia gjesh fillin lëmshit shqiptar.

Ekzistenca e emrave fiktiv në borderot e shtetit është një gangrene që po bluan jo vetëm Shqipërinë, por edhe ata që marrin ca rroga si dhuratë e pjesëmarrjes në komisione votimesh. Dhe kjo që një artist të paguhet fiktivisht, diku, kur dihet që fronti real i tij janë lokalet e natës, dasmat e shfrenuara shqiptare, është krejt demode. Eshtë ai çibanizëm a shushunjizëm alla shqiptar që përfshihet në atë informalitetin e dëmdemokracisë sonë, pikërisht prej militantëve. Ndaj ishin të trishtueshme fjalët e asaj vajzës nga Burreli, së cilës iu deshën dy vjet për të gjetur një vend pune në dikasteret e Shqipërsië, edhe pse kishte kryer shtatë vite studime në një nga universitet më të mira të europës. Por në Shqipërinë tone, tesera e militantit ta bën në kokë ty edhe diplomës tënde. Jemi në kohën kur e ha robi, robin. Pra Mona ka hallin pse po u fshihen emrat nga borderotë militantëve, jo shkatërrimin mjedisor.

Kurse për PD-ën as që bëhet fjalë. Kushedi i detyrohet ndonjë fond Harri Lenës. Eshtë e vendosur në gërrvërret e veta, në denoncimet e një veterani si Sali Berisha. Asnjëherë nuk është parë një PD e ndarë, e rënë, e copëtuar…, pa frymë masash, pa identitet si sot. Dhe ajo që është më e trishtueshmja, pretendimi i rikthimeve, pa e kuptuar asnjëherë se kohët kanë përfaqësuesit e tyre, vine dhe duhet te ikin, i nxjerrin ata dhe u japin mundësinë për të dëshmuar…, atë që janë liderë apo legena. Në rastin konkret, është e hidhur, por e vërtetë, ky i sotshmi i përket legenizmit.

PD-ja sot vazhdon me denoncimin. Dhe krejt absurdisht me ca platforma bllokimish folotoresh, pikërisht në momentet më të domosdoshme të një debati për hapjen, sheshim, bashkimin etj. Nuk ka tradhtarë brenda një force politike, sa kohë ata kanë dale prej saj. Por ka uzurpatorë dhe manipulues, e ky është regres.
Por e gjitha kjo heshtje e florinjtë e ka një shpjegim, atë që në pushtet Edi Ramën, e solli pikërisht retorika vulgare e Ilir Metës. Dhe ajo PD-ja me ngjyra të kuqe, ajo republika e re e Lul Bashës. Dështimet e marrëveshjeve midis njëri-tjetrit, jo marrëveshjet për Shqipërinë. Kjo është e gjitha.

Por jemi te Këlcyra. Gryka e bukur, me ato rrape e ujra…, është fatkeqësi që u përket shqiptarëve. Rracës që nuk do ta kuptojë se poshtërsitë më të mëdha vendit tonë, ia kemi bërë ne dhe jo greku e serbi. Kjo ndodh pikërisht për shkak të asaj kulture të mbrapshtë që jep një dorë lek dhe gjithçka mundet.

Eshtë gjëja më e mirë kur një shtyp, një shoqëri civile reagon fort… Nuk ka gjë më elegante. Epoka e besnikerisë së përjetshme karshi politikës, bizneseve të saj duhet të marri fund. Epoka e heshtjes. Janë një sërë biznesmenësh, përfshi politikanë, etj., që mëkatet e tyre i mbulojnë me forcën e lekut. Jo vetëm mëkatet, por edhe krimet njerëzore. Siç ishte rasti i një deputeti të përfshirë në një aksident rrugor, ku humbi jetën një njeri. Aksidenti është një fatkqësi. Dhe uroj kush mos ta ketë për pjesë. Mund t’i ndodhi gjithkujt. Por ka ca rregulla ama, ca ligje. Ka edhe kod moral. Të ikësh nga vendi i ngjarjes, e ta mbulosh gjithçka me para, bën dy here krim.

E krim më të madh akoma bën një drejtësi e tërë, nje qeveri, nje shtet. Por krimin më monstruoz e bën një shoqëri që hesht dhe që fal. I fal kur gruaja e njërit apo tjetrit, vret në rrugë, paguan ca lek dhe aq. I fal kur gjykatat lirojnë nga burgu si djemë të mire lagjeje ca njerëz që i kanë bërë vendit dëme në miliarda. Çfarë të presësh prej këtij soji burrash më? Reforma, zbatim të ligjit, demokraci?!. As mos e çoni nëpër mend. Këta janë vetëm për bythën e tyre, jo për Shqipërinë. Ndaj mos heshtni!

a.ç

Next Post
Panik në Zvicer, alarm për bombë në stacionin qendror të Lozanës

Panik në Zvicer, alarm për bombë në stacionin qendror të Lozanës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Gjyqtarët, benefite nga drejtësia por nuk e njohin”, Meçe: Kushtetuesja ta rrëzojë çështjen!

February 2, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Në tryezë programi bërthamor, presidenti iranian urdhëron nisjen e negociatave me SHBA

February 2, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Pse nuk shkojnë ambasadorë në PD? Boçi: Nuk vizitojnë seli partish, kemi kontakte…

February 2, 2026
Nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK, fokus rritja e sigurisë në ambientet e “drejtësisë”

Nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK, fokus rritja e sigurisë në ambientet e “drejtësisë”

February 2, 2026
Zbardhet atentati në Lezhë, shpallen në kërkim tre autorët, të gjithë anëtarë të fisit Ndoka

Zbardhet atentati në Lezhë, shpallen në kërkim tre autorët, të gjithë anëtarë të fisit Ndoka

February 2, 2026
“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In