• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Heshtja e dyshimtë e çiftit Meta-Berisha

by Mero Baze
14/01/2020 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Opozita më në fund ka hedhur një hap të arsyeshëm drejt mbijetesës së saj politike. Është ulur në një tryezë të përbashkët me “armiqtë” dhe me “tradhëtarët” e saj, për të pasur një reformë zgjedhore, të pranuar nga të gjitha palët që i hap rrugë normalizimit të procesit zgjedhor, pas traumës së fundit të diegies së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve vendore.

Të irrituarit nga ky akt I Lulzim Bashës, janë të padrejtë në irritimin e tyre. Shumica e tyre I takon taborrit që udhëhoqi opozitën drejt revolucionit të vitit të shkuar, që përfundoi me bojkotin e parlamentin e pastaj dhe me bojkotin e zgjedhjeve, duke e nxjerrë opozitën tërësisht jashtë sistemit. Idetë e tyre u provuan. Opozita e bëri atë që ata deshën. Por humbi gjithçka.

Tani ata nuk mund të sillen sikur opozita fitoi dhe nuk është mirënjohëse ndaj tyre. E kundërta mund të ndodhte, që opozita të distancohej prej tyre dhe ti fajësonte për rrugën qorre ku e futën nën presionin e njerëzve që nuk mbajnë përgjegjësi për fatin e opozitës.

I vetmi njeri që foli I fundit, kur opozita dogji mandatet dhe bojkoti zgjedhjet dhe po flet I fundit dhe tani është Sali Berisha. Kur ndodhi diegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve, ai në mbledhje të mbyllura jepte dy opsione se si “mund të fitonin gjithçka, ose të humbisnin gjithçka”. Publikisht mbështeti luftën, diegien e mandateve, bojkotin e zgjedhjeve dhe e quante këtë zgjidhjen e vetme.

Tani pas humbjes së gjithçkaje, ai përsëri nuk po flet. Sot gjithë ditën qytetari digital ka folur për çdo gjë, përveçse marrëveshjes së PD me PS dhe opozitën parlamentare. Me siguri pret të rakordoj qëndrimet me Ilir Metën. Dhe I vetmi rakordim qëndrimesh që ata të dy kanë për këtë histori, është se si ta hedhin në erë këtë proces.

Në fund të vitit të shkuar, ndërsa Ilir Meta takoi opozitën, kërkoi prej tyre regullimin e kuadrit ligjor për zgjedhje me çdo kusht, se pastaj e zgjidhte ai situatën. Ajo që Sali Berisha e Ilir Meta po përgatisin të bëjnë kundër këtij procesi, është që fill pas përfundimit të procesit të Reformës Zgjedhore, Ilir Meta të bëj ndonjë nga aktet “alla 13 tetori”, për të hedhur në erë procesin e ri të zgjedhjeve parlamentare, duke shpallur ndonjë datë zgjedhjesh me qëllim që të nis procesin e destabilizimit.

Është i vetmi plan i tij dhe Berishës që ta shkatërroj këtë proces në të cilin po hyn opozita. Natyrist kjo nuk është kopetencë e Ilir Metës, pasi Kushtetuta e ka të qartë, se kur shpallen zgjedhjet, por është plani I tij dhe Sali Berishës. Ndaj sot po heshtin.Jo se u vjen zor ti dalin zot paqes së opozitës, negociuar nga “Republika e Ambasadorëve”, por se duan ti dalin zot luftës së dështuar të nisur vitin që shkoi, për të mos e lënë këtë vend të rikthehet në normalitet.

Next Post
Topalli: Basha e bëri pis opozitën, u ul në tavolinën e Ramës pas mbylljes se dosjes se tij penale

Topalli: Basha e bëri pis opozitën, u ul në tavolinën e Ramës pas mbylljes se dosjes se tij penale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In