• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Heronjtë e CNN-it dhe modelet e shëmtuara të mediave shqiptare

by Ilir Yzeiri
26/12/2022 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Në çdo fundvit, CNN transmeton një emision të veçantë. Gjigandi mediatik amerikan tregon në një shfaqje dhjetë historitë më të bukura të njerëzve që vënë veten e tyre në dispozicion të të tjerëve, pra që sakrifikojnë nga koha e tyre dhe nga jeta e tyre për të tjerët. Këta personazhe amerikanët i quajnë «heronj» dhe emisioni quhet «CNN HEROES».

Për ata që nuk e dinë, qysh në fillimet e tranzicionit, edhe në Shqipëri, me nxitjen e fondacionit amerikan IREX u krijua një format me dokumentarë që titullohej « Heronjtë e Shqipërisë » përmes të cilit promovOheshin njerëZ që kishin lënë gjurmë në jetën e këtij vendi, duke mos përjashtuar edhe ato personalitete që me veprimtarinë e tyre kishin shërbyer në shkencë, në dije, në jetën shoqërore e në atë profesionale.

Pas vitit 1990 në Shqipëri u shkatërrua modeli i heroit. Për shkak se gjatë socializmit me këtë model ishte tepruar deri në skaj, por edhe pse koha që erdhi nuk frymëzonte këtë tip shoqëror, tranzicioni prodhoi një model tjetër. Tani në qendër nuk mund të ishte më shoqëria, por individi i harruar. Nëse gjatë socializmit në emër të asaj që është e përbashkët sakrifikohej ineteresi vetjak, të paktën si ide, tani, ky model jo vetëm u shkallmua, por krijoi në vend edhe ndjenjën e përçmimit dhe të cinizmit për ata që mendonin se tani në këtë jetë ende mund të ketë vlerë ajo që është e përbashkët, shoqërore, që na takon të gjithëve. Ky përçmin dhe kjo neveri për atë që është e përbashkët dhe që na takon të gjithëve nxori nga memoria kolektive edhe heronjtë e vërtetë, ata djem e vajza që me naivitetin dhe me idealizmën e moshës ishin vrarë në Luftë.

Jo vetëm për arsye ideologjike, pra jo vetëm pse ajo shtresë që ishte persekutuar nga komunistët, kërkonte të ridimensionte historinë dhe të rivlerësonte figurat e saj, por, edhe për shkak se shoqëria ishte në depresion të thellë dhe në krizë totale vlerash, ajo, pra, ne, të gjithë, hoqëm dorë nga heronjtë dhe nisëm të projektojnë të tjerë heronj. Tani modeli ynë u bë shqiptari i egër dhe guximtar që sfidonte kohën dhe rendin dhe fitonte e pasurohej me çdo çmim. Heroinat tona që mbushin ekranet çdo natë e çdo pasdite janë ato që tregojnë se sa mijëra euro prishin në muaj për buzët, vithet, gjoksin dhe që parakalojnë nga një media te tjetra duke treguar luksin, pishinat, plazhet dhe makinat ku hipin e zhyten.

Edhe festivali i këngës tani në fund, ashtu si çdo vit tjetër, më shumë përdoret si një bursë që të tregojë veshket e shtrenjta të atyre që performojnë në atë skenë, sesa të na tregojë këngën apo melodinë. Dy të ftuarit që treguan sakrificat e tyre të mëdha, ndjeheshin si të ardhur nga një planet tjetër sepse atmosfera e përgjithshme dhe luksi ishin kundër tyre.

Ne, edhe festat e fundvitit, nuk i përdorim dot për të treguar anën tonë të dobët, pra për të shfaqur përunjësinë dhe për të promovuar ata njerëz që me jetën e tyre të thjeshtë promovojnë vlera njerëzore. Dhe një nga këto vlera është ajo ndjenjë që tani është shuar : puna për të ndihmuar të tjerët, sakrifica për atë që është shoqërore dhe e përbashkët.

Këtë vit çmimin e parë në shfaqjen që organizoi CNN për « heronjtë 2022 » e mori Nelly Ceboy një amerikano-keniane që mblidhte kompjuetra të vjetër, i riparonte dhe i dërgonte në Kenia që të ndihmonte të rinjtë e vendit të saj për të mësuar më shumë dhe për t’u aftësuar për tregun e punës. Historitë e tjera ishin shumë të zakonshme. Një grua që kujdesej për qentë dhe për ata persona që nuk mund të lëviznin nga shtëpia për shkak të moshës apo të sëmundjeve. Një i ri tjetër kishte braktisur sportin dhe i ishte kushtuar të rinjve dhe fëmijëve të rrugës së lagjes së tij për të shmangur dhunën dhe larguar nga droga.

Pra nuk ishin histori të bujshme heronjsh. Ishin modele të thjeshta, jeta e zakonshme e njerëzve që jetojnë pa u vënë re. Por, ajo që është e rëndësishme në këtë rast, ishte modeli që ka zgjedhur ky gjigand mediatik për të treguar se kuptimi i jetës nuk është vetëm egoizmi, lufta për të fituar dhe për të sfiduar të tjerët me pasuri apo me dhunë. Modelet e heronjve, pra të atyre që në kanë dhënë jetën për një çështje të përbashkët, nuk mund të harrohen kurrë. Por, sot, modelet e njerëzve që bëjnë diçka dhe harxhojnë nga koha e tyre për të ndihmuar të tjerët, media publike sidomos, por edhe të tjerat e kanë për detyrë t’i gjejnë dhe t’i promovojnë. Një nga krizat më të mëdha që kemi si shoqëri është pikërisht kjo : mburrja dhe krenaria për të sfiduar të tjerët me pasuri dhe me dukje.

Edhe Bogdani, por edhe të gjithë dijetarë tanët kanë vënë re se një nga defektet e rënda që kemi si komb është krenaria boshe. Gati jemi të sëmurë nga ky ves. Dhe mediat tona nuk bëjnë gjë tjetër veç na tregojnë nga mëngjesi në darkë këtë model të neveritshëm që na tregon sa i pasur apo e pasur është x-i apo y-ja dhe sa shumë e ka sfiduar kohën dhe ne të gjithëve duke u zhytur në vaskën e llumit të konsumizmit. Ky model pastaj merr në qafë shumë të rinj që i hedh në krahët e trafikantëve për të kërkuar pasurimin e shpejtë duke marrë detin, gomonen apo armën.

Next Post
Mungesa e papritur/ Zbardhet e vërteta e ‘braktisjes’ së Big Brother VIP 2 nga Balina Bodinaku

Mungesa e papritur/ Zbardhet e vërteta e ‘braktisjes’ së Big Brother VIP 2 nga Balina Bodinaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA në festë, siguron kualifikimin në raundin tjetër të Botërorit

SHBA në festë, siguron kualifikimin në raundin tjetër të Botërorit

June 20, 2026
Turqia katastrofë, mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqia katastrofë, mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

June 20, 2026
Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In