• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Heronjtë’ e Albin Kurtit lënë të vdekurin në shtëpi të ‘presë’, për konferencën e liderit

by Kimete Berisha
10/08/2021 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha

‘Heronjtë’ e Albin Kurtit vazhdimisht janë disa persona që nuk u bën përshtypje vdekja…

Ju kujtohet Rozeta Hajdari, kur i vdiq babai, e la babain e vdekur të ‘pres’ dhe shkoi në konferencë për gazetarë me Albin Kurtin…

se më e rëndësishme besnikëria ndaj Albin Kurtit dhe karriera e saj politike sesa vdekja e babait…

përtej vdekjes s’ka ku shkon, i vdekuri ka kohë…pret!

Dhimbja është individuale.

Gjithkush e përjeton në mënyrën e tij.

Është art suprem që ta mësosh veten me

kohë dhe të pajtohesh me faktin se vdekja nuk është ‘lajm’!

Por, mendimet e errëta ne vazhdimisht i shtyjmë për një ditë tjetër.

Për njeriun e zakonshëm është e paimagjinueshme që njeriu normal mund të këndojë pa e prishur çehren, pasi që e merr lajmin për vdekjen e nanës!

Ama, për njeriun e jashtëzakonshëm është krejt normale të këndojë edhe në funeral!

Sepse, përgatitet me kohë për ndarjen e fundit me të dashurit e tij, ndahet për së gjalli me ata që do, dhe nuk pret që vdekja t’i ndajë!

Mërzia për të vdekurin është mall për dashurinë, ama i vdekuri nuk jep dashuri…

kështu, është zor ta duash njeriun e vdekur, nuk mund ta duash, sepse nuk merr asgjë nga vdekja..

Pyete kë të duash: A do të pranoje të ringjallej i dashuri që të ka vdekur-do të të thoshte: JO. Se është trishtim ringjallja individuale. Do të ishte e pranueshme ringjallja veç si grup, jo si individ.

Sepse, ti nuk vuan që nuk është më ai që ishte, por vuan për dashurinë e tij!

Çdo vuajtje ndodh sherri dashurisë!

Njeriu i urtë nuk vuan.

Por përgatitet (dhe i përgatit të tjerët) për largimin e tij, kur t’i vijë koha.

Largimi do të duhej të ishte i lehtë dhe shumë i lehtë…sepse, ‘këngën e pikëllimit” e këndojnë ata që mbesin pas teje!

Është urtësi e madhe të vuash pak, rrallë, hiç…sepse vuajtja është ‘refuzimi i realitetit’!

Në çastin që e pranon të vërtetën-qetësohesh!

Pa e pranuar-s’bën!

Nëse nuk e pranon të vërteten-çmendesh nga frika, çmendesh nga diçka që nuk ndryshon, e pranove-s’e pranove ti!

Sepse, të kundërshtosh diçka që nuk varet prej teje-është çmenduri!

Kur vuan – dukesh njeri më i ndjeshëm, më i mirë …

Kur nuk vuan, tregohesh i mençur, por të tjerëve u dukesh njeri ‘pa ndjenja’, gjakftohtë.

Prandaj, traditata e imponon vuajtjen si vlerë!

Nëse qan e rënkon (të përqeshin, të thonë ‘edhe vdekja ka marifet”);

Nëse rri i qetë e nuk qan (të përqeshin, qysh s’i erdh marre, një pikë loti nuk ia pa kush).

Dikush dëshiron të vuaj pa dëshmitarë.

Dikush nuk e njeh vuajtje nëse nuk ka shikues.

Traditën e urrej!

Nuk do të thotë të vuash patjetër, se vuajtja as s’ka vlerë, as s’të bën njeri më të mirë, vuajtja është humbje kohe dhe se vdekja në të gjitha rastet duhet të jetë ‘shpëtim’…

njeriu shpeshherë e lyp vdekjen si dalje përfundimtare nga vuajtjet dhe nga kotësia…(pa e menduar se vdekja mund të jetë hyrje në një vuajtje tjetër).

P.S. Albert Kamy në librin ‘I huaji’, thotë:

‘Nëna ime ka vdekur sot. Apo ndoshta dje. Nuk jam i

sigurt’.

Por Albin Kurti, e ndan fjalinë e Kamy-s, si vetmitari që e blen veç një copë bostan!

Kur e ndan fragmentin e Kamy-s, ia humb kuptimin, dhe këtë e bën i bindur se s’t’merr vesh kush se shqiptarët nuk lexojnë!

Për sherr lexon bash kush s’duhet!

Albert Kamy ka thënë:

‘Në shoqërinë tonë, secili njeri që nuk vajton në funeralin e nanës së tij, rrezikon të dënohet me vdekje’.

Personazhi i Kamy-s, nuk e ka ka luajtur rolin që e ka caktuar shoqëria…prandaj është i jashtëzakonshëm!

(Gjithmonë shtyje vuajtjen për një ditë tjetër).

Për vuajtje gjithmonë do të gjendet një kohë)

Next Post
Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Miza pa kokë

March 24, 2026
“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In