• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Heroi i Rusisë, monument për Kallashnikov në Moskë, shpikësin e AK-47

by A R
31/08/2017 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpikësi i armës së famshme AK-47, Mikhail Kalashnikov, do të ketë një monument të tij, në qendër të Moskës. Monumenti do të inaugurohet më 19 shtator, kur Rusia feston Ditën e Armatimit. Monumenti i Kallashnikovit do të jetë i gjatë 7 metra dhe ka kushtuar rreth 35 milionë rubla (rreth 503 000 euro).

“Armët e krijuara nga Kallashnikov ishin projektuar për të luftuar të keqen. Ky ishte qëllimi i tij”, thotë skulptori i monumentit Salavat Shcherbakov. Ndërkohë, shpikësi i Kallashnikovit kërkoi bekimin e kreut të Kishës Ortodokse Ruse, pak përpara se të ndërronte jetë në fund të 2013-s, i rënduar nga pesha që kishte në ndërgjegje për miliona njerëzit e vrarë nëpër botë falë armës së tij. Mikhail Kallashnikov, i cili ndërroi jetë në dhjetor në moshën 94-vjeçare, i shkroi një letër të gjatë dhe emocionale Patriarkut Kiril në Maj 2012.

Në këtë letër, Heroi i Bashkimit Sovjetik dhe mbajtësi i Urdhërit të Leninit, dy titujve më të lartë të akorduar në Rusi, shkruante për dhembjen shpirtërore që mbart, për faktin se arma që ai shpiku për të mbrojtur atdheun është shndërruar në shkaktarin kryesor të vrasjeve në shumë konflikte në botë. “Dhembja ime shpirtërore është e papërballueshme. Gjithmonë kam pyetur veten, nëse arma ime i kushtoi jetën kaq shumë personave, a mund të vdes si një besimtar ortodoks? Kjo pyetje e mundon mendjen time edhe më shumë se pyetja më e madhe, se përse Zoti ka lejuar që njeriu të ketë dëshira kaq djallëzore, si zili, lakmi apo vetë ekzistencën e dhunës”, shkruante Kallashnikovi në letrën e tij.

Në paraqitjet publike, Kallashnikovi gjithmonë kishte mohuar të ndiente ndonjë përgjegjësi për jetët që ka marrë arma e shpikur prej tij. Me mbi 100 milionë copë të prodhuara, “AK-47” është arma më popullore e botës.

Kush ishte Mikhail Kalashnikov?

Mikhail Kalashnikov lindi më 10 nëntor të 1919 në një familje bujqish në fshatin Kurya, në territorin Altai. Ai ishte njëri prej 18 fëmijëve të një familjeve dhe vetëm i gjashti që mbijetoi. Në vitin 1938 u thërrit nga “Ushtria e Kuqe” dhe aftësitë e tij projektuese u përdorën në përmirësimin e armëve të lehta dhe të tankeve të ushtrisë sovjetike të asaj kohe. Në 1941 plagoset gjatë një betejë me ushtrinë gjermane. Pikërisht gjatë kohës së kaluar në spital për t’u kuruar, nisi punën për projektimin e armës që më pas do të bënte të famshëm në të gjithë botën.

Ushtria gjermane kishte mundur të realizonte armë të lehta, që qëllonin në breshëri me saktësi të madhe. Avantazhi i saj në armatim gjatë viteve të luftës ndaj ushtrisë sovjetike ishte i ndjeshëm. Gjatë qëndrimit në spital, një tjetër ushtar i afrohet dhe i thotë se përse ushtria ruse nuk mund të kishte një armë që të krahasohej me saktësinë dhe fuqinë e armëve të gjermanëve? “Kështu projektova një armë automatike për ushtarin. E quajtëm ‘Avtomat Kalashnikova”, rrëfen vite më vonë Mikhail. Ai pranoi se ka pasur disa probleme funksionimi me prototipat e parë dhe se modeli përfundimtar u realizua në vitin 1947 dhe emri i armës u shkurtua në “AK-47”. Arma e re u adoptua nga ushtria sovjetike në vitin 1949 dhe babai i saj u nderua me çmimin “Stalin, Klasi i Parë”.

Ky ishte njëri prej titujve të parë. Të tjerë do të pasonin më pas, si ai i “Urdhërit të Leninit” dhe “Heroit të Punës Socialiste”. Në 75-vjetorin e lindjes, ai mori gradën e Gjeneral-Majorit nga presidenti Boris Yeltsin. Megjithëse ishte shpikësi i një arme të përdorimit në masë përfitimet financiare për të ishin thuajse zero. Thjeshtësia e armës, bënë që shumë vende ta prodhonin vetë atë, pa patur nevojën që të bënin porosi nga Bashkimi Sovjetik.

I vetmi përfitim i tij ka mbërritur kur ishte në moshën 83-vjeçare, kur pas një beteje gjyqësore fitoi 30 për qind të aksioneve të një kompanie gjermane të prodhimit të çadrave dhe ujit mineral që përdorte emrin “Kallashnikov”. “AK-47” dhe modelet e tjera më të avancuara të saj, si “AK-M” dhe “AK-74” janë trashëgimia që garantojnë se emri i tij nuk do të harrohet. Pas ’90 Mikhail Kallashnikov refuzoi përgjegjësinë për miliona persona të vdekur prej armës së shpikur prej tij. “Objektivi im ishte që të krijoja një armë për të mbrojtur kufijtë e atdheut tim. Nuk është faji im që AK-47 është përdorur në shumë rajone të trazuara. Mendoj që faji i takon politikave të qeverive përkatëse dhe jo i projektuesit të armës”, deklaronte ai/dita/

Next Post
Basha sulmon Ramën: Po bën luftë false ndaj drogës nën trysninë e BE

Basha sulmon Ramën: Po bën luftë false ndaj drogës nën trysninë e BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com