• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Hera e tretë e Lulzim Bashës, me kusht që dy të parat të mos quhen

by Lorenc Vangjeli
10/02/2020 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Lulzim Basha arriti të bashkojë në një pikë edhe miqtë, edhe armiqtë. Ai i detyroi të dy palët që të ndajnë të njëjtin gjykim të gabuar: të parët e morën me shumë rezerva, i derdhën breshëri kritikash dhe nuk i japin asnjë gram pritshmërie modelit të ri të sjelljes së tij publike, kurse të dytët nisën ta tallin me të njëjtat fjalë, po i bëjnë ironi dhe po tentojnë ta zhvleftësojnë si një humbës të vazhdueshëm që di të triumfojë e koleksionojë vetëm disfatat e vazhdueshme të tij.

Eshtë rasti i parë që përkundër edhe të parëve, edhe të dytëve, Lulzim Basha ka të drejtë në këtë tentativë për të rilindur veten nën një portret të ri dhe për të bërë opozitë ndryshe. Për të krijuar një profil njerëzor, ndryshe nga maska e shtirur që ka mbajtur deri më tani. Duke synuar pushtetin me mjete të tjera. Në ditët e fundit Basha ka bërë hapin minimal dhe gjestin gjithashtu minimal të rikthimit në normalitet, i cili është në fakt një lëvizje gjigante në filozofi dhe në fantazi për t’u rikthyer tek vetvetja.

Kryetari i PD-së në fillimet e tij në politikë këtu e 15 vjet më parë, dukej normal kur dinte të qeshte normalisht përpara tipologjisë së ca burrave socialistë të ngrysur si gra para menstruacioneve dhe ca grave socialiste të ngrysura si burra periferie. Në këtë mënyrë ai i dha një dorë modeste fitores së partisë së tij, që mbante prej krijimit një portret arrogant dhe të vrazhdë, pa kuptuar se kur ai vetë do të bëhej partia, do të merte të njëjtin portret të saj, edhe të vrazhdë, edhe arrogant. Nëse dukej interesant kur ishte normal mes anormalitetit, Basha dukej më shumë se qesharak kur kërkonte të imitonte Berishën. Kur kërkonte t’i merte trashjen e zërit, formulimin e qëndrimeve dhe trashjen e zullumit. Qoftë dhe perfekte, përballë origjinalit, kopja mund të ketë fat të mire në fillim, por fiton fund të lig në epilog.

Ka pak ditë që Basha ka zgjedhur të rilindë vetveten. E nisi me ca kokrra domatesh e shegësh në çantë plastike, më pas me pak sherr në shkallë konvikti e më tej akoma, u shty më tej duke i rënë ziles së një porte apartamenti për të hapur një derë frigoriferi, foli “live” në Facebook me ndjekësit e tij dhe premton të vazhdojë në të njëjtën mënyrë. Kush e tall për një gjë të tillë nuk kupton gjë nga serioziteti dhe kush nuk e mer seriozisht një mënyrë të tillë sjelljeje, do të ketë problem serioze në një të nesërme shumë të shpejtë. Këto lëvizje të vogla e modeste me gjasë janë sinjali se Basha ka kuptuar më së fundi disa të vërteta të thjeshta. Asnjë pushtet në Shqipëri nuk ka rënë nga forca e dhunës, siç premtoi Basha në shkurtin e vitit të shkuar. Gjysëm përjashtimi bën vetëm 97-ta, por rrethanat që e prodhuan atë tragjedi, i kanë pothuaj zero shanset e ripërsëritjes së të njëjtit skenar nga të njëjtët shqiptarë, që atëherë kishin humbur vetëm paratë në fajde, kurse sot mund të humbasin shumë më shumë se paratë nga kaosi i atij lloji. Në kushte të ngjashme Edi Rama kishte bërë të njëjtën gjë në 2013. Mbasi dështoi me bojkot dhe grevë urie, mbasi humbi me protesta paqësore dhe të dhunshme, mbasi e rrahën dhe nuk e lanë as të qante katër të vrarët në Bulevard dhe vjedhjen e bashkisë e Tiranës, Rama programoi ardhjen në pushtet nëpërmjet rrugës normale. U rikthye në institucione, bëri kalkulime numrash, realizoi mbi të gjitha edhe koalicionin e duhur dhe fitoi. Fitoi edhe përkundër frikës së tij proverbiale se Sali Berisha nuk mundej me votë. Njëlloj siç thotë sot me terma disfatisti Sali Berisha dhe përsërit çdo portret i trembur frikacaku dhe lepepeqisti në opozitë, se Edi Rama nuk mundet me votë!

Edi Ramën nuk e rrëzon dot as molotovi i Bashës dhe as çizmja e Monikës: atë e rrëzon vetëm normaliteti dramatik i opozitës normale që e la veten rrugëve dhe e dëmton më së shumti opozita anormale që ka në parlament. Kjo është aksiomë që pranohet pa vërtetim.

Lulzim Basha i ka të gjitha arsyet që të ketë frikë. Eshtë hera e tretë e tij dhe me të gjitha gjasat, edhe e fundit. I trembur ishte Sali Berisha në 2005-ën, por fitoi. I terrorizuar ishte Edi Rama në 2013-ën, por gjithashtu fitoi në zgjedhje e me votë. Dhe vetëm vota do të jetë alkimia për ta sjellë Bashën në pushtet, nëse kjo do të ndodhte ndonjëherë.

Si hap të parë kryetari i opozitës duhet të bindë në fillim veten e më pas ndjekësit e tij se çfarë dëshiron nga e nesërmja: të jetë kryeministër i vendit apo të jetë një nga ministrat e Edi Ramës. Dhe si një ministër i Edi Ramës të shpresojë një rotacion paqësor brenda të njëjtës qeverie miks me socialistët. Në 2017-ën, kur ishte shumë pranë realizimit të kësaj skeme, për shkak të të cilës, shiti, shkeli dhe shkrefi gjithçka, ai humbi më thellë sesa pritej. Përpara tij humbi edhe Ilir Meta që bashkëqeverisi me Ramën duke e bërë atë më të fuqishëm të vetëm sesa kur ishin bashkë. Edhe pse paradoksalisht, pushteti më i fortë është pushteti që ndahet dhe ekuilibrohet dhe jo tepsia që trashëgohet!

Kjo trashëgimi, por dhe ligjësitë e thjeshta të demokracisë, e detyrojnë Bashën të bëjë pikërisht atë që askush nuk e pret nga ai, atë që nuk e presin prej tij as miqtë dhe as kundërshtarët: të jetë vetvetja dhe të ketë veten si model. Të ikë nga vila në periferi dhe ose të rikthehet në apartamentin e vjeter, ose të rrijë me qera tek Fresku apo gjetkë në periferi. Të dëshmojë sakrificë vetjake dhe të ftojë me hir e pahir gjithë njerëzit e tij të afërm që të sakrifikojnë bashkë me të për të pasur shansin që të qeverisë vendin. Të përpiqet t’u ngjajë si model dhe jo si kopje e shëmtuar atyre që kërkon t’u hapë derën e frigoriferit: jo në varfëri, por në shpresë. Dhe mbi të gjitha, të jetë i sinqertë në aksionin e tij edhe pse mund të duket naiv në shëtitjet me domate në trastë, edhe pse do ta gjykojnë si të sipërfaqshëm në kuturisjet në Facebook, edhe pse do t’ja numërojnë si sprovë të re të dëshirës së vjetër për të vrarë Atin e tij politik, Doktor Berishën.

Ky është shansi i fundit i Bashës që të mos vazhdojë të sillet si adoleshente e llastuar nën furtunën e hormoneve të moshës. Të ketë kurajon që i mungon asaj  adoleshenteje që mbas nja dy dramash dashurie, të mos ketë frikë se mbetet me barrë nëse puth shokun e bankës. Të mos ju trembet edhe marëveshjeve me Damianin në tryezë dhe as mos i kthejë shpinën Ramës në sfond. Ndryshe, në Tiranë do t’i kujtojnë një histori të vjetër që e tregojnë shpesh për viktimën e tre gënjeshtrave të njëpasnjëshme. Sepse thonë që hera e e parë dhe nën zor quhet përdhunim dhe për përdhunimin e ka fajin agresori; herën e dytë gjykojnë se faj ka edhe vetë viktima që nuk ja mban by…tha bre…kët veshur. Ndërsa kur akti ndodh edhe herën e tretë, atëherë të gjithë kanë bindjen se me shumë gjasa, edhe “viktimës” vetë i pëlqen t’ja marin pak si me zor. Virtyti i epërm njerëzor për të luajtur kafshën me dy kurrize, siç thotë Shekspiri në letërsi, në politikë ka kuptim tjetër. Në Shqipëri fituesi i mer të gjitha dhe fituesit i përulen të gjithë. Basha e fitoi betejën e parë me veten, tani i duhet që të mundë edhe Edi Ramën në mënyrë që ta adhurojnë miqtë dhe ta kenë frikë armiqtë. Sepse nëse humb, do t’i bashkojë sërish miqtë dhe armiqtë në gjykimin për të, por duke qenë i aftë të të gëzojë më shumë miqtë se armiqtë me dështimin e tij. (JavaNews)

Next Post
Bum prodhimi në 2019/ Për herë të parë, mbi 300 milionë euro eksporte

Bum prodhimi në 2019/ Për herë të parë, mbi 300 milionë euro eksporte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

February 26, 2026
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

February 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Shkurt 2026

February 26, 2026
Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

February 26, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

February 26, 2026
I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

February 26, 2026
“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

February 26, 2026
“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

February 26, 2026
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shqetësimet e eurodeputetëve

Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shqetësimet e eurodeputetëve

February 26, 2026
Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In