• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hera e dytë, si pasardhës kufomash

by Mero Baze
24/02/2020 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në vitin 2004, Ilir Meta ja doli të mbledhë socialistët e zhgënjyer nga Fatos Nano dhe humbja e rregullave të lojës brenda socialistëve, për të formuar një parti të re, në emër të integrimit të socialistëve.

Lëvizja Socialiste për Integrim ishte një bashkim i shumë figurave të vjetra të Partisë Socialiste, dhe një brezi të ri që nuk po integrohej dot brenda saj.

Të parët ishin mbështetës të fortë të ish- diktaturës, ose figura emblematike të Partisë Socialiste, që Fatos Nano i kishte spostuar në emër të ndryshimeve në Partinë Socialiste.

Falë tyre, Ilir Meta pretendonte të ngjallte vlerat e së majtës tradicionale, duke bërë një aliazh të fanatikëve të komunizmit, me një brez të ri pragmatist, që në fakt donte një vend pune, ose protagonizëm në shoqëri.

Dalja e tij e bëri politikën tripolare, dhe falë tij, Sali Berisha arriti të nxjerrë në opozitë Partinë Socialiste më 2005 dhe ta ruajë fitoren falë koalicionit me LSI më 2009.

Ky ishte dhe momenti kur LSI, u zhvesh nga figurat e së majtës tradicionale që e kishin mbështetur, në emër të idealizmit të tyre, për të majtën e braktisur nga Fatos Nano.

LSI mori identitetin e saj real, si një parti pragmatiste, që po tentonte të bëhej pakicë e artë në jetën politike, duke vendosur për fitimtarin.

Pasi kaloi disa momente dramatike në koalicion me PD, siç ishte shfaqja e kasetës më 11 janar 2011 dhe 10 ditë më vonë protesta popullore që çoi në katër të vrarë, Ilir Meta dhe Sali Berisha u bënë bashkë deri në momentin që drejtësia e çliroi Ilir Metën nga akuzat.

Pas kësaj, Ilir Meta filloi të hedhë spirancën nga një aleancë e re me socialistët, duke llogaritur se nuk bëheshin më numrat për një shumicë me Partinë Demokratike.

Qeverisja e re me socialistët e rriti në numër dhe në peshën e pushtetit. Por bashkë me të forcoi dhe identitetin e një partie gjahtarësh, që tentonin të prodhonin elektorat me vende pune dhe favorizime pushteti.

Fillimi i reformës në drejtësi, me mbështetje të fortë të SHBA dhe BE, ishte momenti kur Ilir Meta filloi të dyshojë tek Edi Rama dhe ta shikojë reformën si një skenar të tij për ta hequr qafe.

Pas shumë haluçinacionesh e paranojash, shpesh të forta dhe në publik, Ilir Meta ishte në mëdyshje para zgjedhjeve të 2017, nëse duhej të mbështeste një revolucion kundër Ramës, apo të pranonte ofertën e tij për president. Dhe vendosi t’i bëjë të dyja. Lulzim Bashën e nxiti të hynte në çadër dhe vetë shkoi u strehua në Presidencë.

Pas zgjedhjeve, Lulzim Basha mbeti në rrugë, ndërsa ai në zyrë, për t’i dhënë jetë operacionit të dytë të jetës së tij politike.

Atë që kishte bërë me Fatos Nanon dhe Partinë Socialiste më 2004, tani filloi ta mendojë si një përsëritje kundër Partisë Demokratike.

Duke lënë në rrugë Lulzim Bashën, me një parti të dobët, me pakënaqësi të mëdha nga strukturat e vjetra të PD, ai e nxiti atë në disa akte të tjera radikale. Një vit pas zgjedhjeve, opozita doli nga Parlamenti, duke djegur mandatet, dhe refuzoi të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

Ilir Meta është tani i vetmi opozitar në pushtet, së bashku me Avokaten e Popullit.

Në gjithë Shqipërinë nuk ka më asnjë këshilltar lokal të zgjedhur nga populli, që i takon opozitës, asnjë deputet apo zyrtar në pushtet. I vetmi është Ilir Meta.

Në këto kushte, kur opozita po degradon dita- ditës, kur njerëzit janë lodhur dhe kanë doza të mëdha mosbesimi si nga rruga radikale, ashtu dhe nga ajo e një alternative qytetare, Ilir Meta ka vendosur të bëjë hapin final.

Ai po tenton të dalë në rrugë, tani në emër të një të djathtë radikale.

Njësoj si më 2004 kur e formoi LSI në emër të vlerave të së majtës tradiconale, tani po tenton të formojë një parti të re konservatore, nacionaliste, ksenofobe, e cila tenton të bëjë kontrast me profilin e butë të Lulzim Bashës dhe tentimin e tij për t’u moderuar si një lider i qetë me alternativën e tij.

Ilir Meta është i qartë se LSI është shkatërruar dhe e majta nuk ka më vota për të. Shpresa  e vetme është përçarja e së djathtës dhe hutimi që ka opozita mes radikalizmit verbal të Berishës dhe qetësisë së Lulzim Bashës.

Shpresa e Ilir Metës është të shkëpusë një copë nga e djathta, me shpresë se kështu mund të mbijetojë në emër të aleancës me Berishën.

Tri ditë më pare, ai ka trokitur në zyrën e Sali Berishës në mbasdite, për t’u ankuar për Lulzim Bashën që nuk po e mbështet. Takimi i tij larg kamerave dhe jo zyrtar, u shoqërua me thirrje nga shtypi i familjes Berisha, që Lulzim Basha të mbështesë protestën e Metës.

Në këtë klimë presioni, Basha ka dhënë një mbështetje formale, por pa urdhëruar strukturat të veprojnë. Thjesht është shprehur se mbështet protestën e presidentit, por ka theksuar se në pushtet vihet me zgjedhje të lira, me reformë zgjedhore, dhe me një alternativë më të mirë. Fiks gjërat që i ngrejnë nervat Ilir Metës.

Ilir Meta tani ka shansin të provojë muskujt për të bindur të djathtën, se duhet të shkojnë në luftë pas tij, në emër të vlerave të Berishës, dhe jo pas Lulzim Bashës.

Herën e parë, më 2004, gjeti plot ish- socialistë tradicionalë, biles nga ata që besonin ende tek Enver Hoxha, dhe i bindi se ishte pasardhësi i duhur i tij. Tani po përpiqet të gjejë mbështetës të Berishës, nga ata që duhet të besojnë se Berishën mund ta zëvendësojë vetëm ky. Nuk e ka keq këtë skemën si pasardhës kufomash.

Next Post
Icardi drejt klubit të Premier League

Icardi drejt klubit të Premier League

Comments 1

  1. A. Jani says:
    6 years ago

    Bravo Baze!
    Gjithnjë me interes shkrimet e tua

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: Trump-Von der Leyen: Takimi që shpëton apo “fundos” Europën?

Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan

January 26, 2026
“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

January 26, 2026
Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

January 26, 2026
11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA

11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA

January 26, 2026
Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

January 26, 2026
Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

January 26, 2026
Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

January 26, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In