• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Heqja e padrejtë e ndihmës ekonomike, dy mënyra për t’u ri-integruar në skemën e re

by Java News
27/02/2018 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skema e re e ndihmës ekonomike po jep efektet e para, ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur grupe pune për të verifikuar të gjitha rastet të cilat sistemi i pikëzimit për ndihmën ekonomike i ka nxjerrë jo fitues, teksa janë dy forma për ti ri-integruar këto familje në këtë skemë.

Gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Adriana Jaku, bëri të ditur se ka dy mënyra për riintegrimin në skemën e ndihmës ekonomike, ku kryefjalë është vetëdeklarimi.

 

“Si çdo sistem i ri, edhe sistemi i mbështetjes sociale i ndihmës ekonomike ka marzhin e tij të gabimit, që duhet theksuar se është minimalist. Përmes këtij sistemi shmanget abuziviteti njerëzor, si dhe favorizohen familjet më të varfëra. Është një sistem i tëri i dixhitalizuar dhe i projektuar për të fituar familjet në nevojë. Ajo që po ndodh këto dy muaj është se janë krijuar tre lista, familje fituese dhe masa përkatëse e përfitimit nga skema. Familje të cilat janë refuzuar dhe që janë larguar nga skema dhe familje jo fituese. Për familjet jo fituese, ne sugjerojmë të ri-aplikojnë çdo fillim muaji nga data 1-10 të çdo muaji dhe brenda datës 20 të po atij muaji. Është e rëndësishme të kuptohet që ka rëndësi të madhe vetëdeklarimi pranë zyrës së administratorit shoqërorë të njësisë administrative që ka vendbanimi, ta plotësojnë dhe ta firmosin atë. Ky vetëdeklarim hidhet në sistem nga Këshilli Bashkiak merret vendimi brenda datës 20 të atij muaji. Pas kësaj procedure, kemi dhe kontrollin që bëhet në terren, si për familjet që kanë fituar dhe për ato që nuk kanë fituar mbi vërtetësinë e formularit dhe më pas i lidhet ose jo përfitimi i ndihmës ekonomike me masën përkatëse”, tha Jaku.

Ajo bëri të ditur se ka dhe një mundësi të dytë për të përfituar ndihmë ekonomike. “Për të gjitha familjet që nuk u kualifikuan si fituese nga sistemi është fondi që Ministria e Shëndetësisë për Mbrojtjen Sociale i ka kaluar bashkisë. Ky fond ka qenë 3% dhe sot është 6%. Në këtë rast Këshilli Bashkiak harton listën e familjeve që do mbështeten me këto fond. Kjo listë hartohet sipas kritereve që vendos vetë Këshilli Bashkiak dhe në sajë të një kontrolli në terren të vërtetësisë së deklarimit”, tha Jaku.

 

Next Post
Rexhep Qosja sulmon kritikët e vizitës së Ramës në Beograd: “Kombi kosovar” ide feudale

Presidenti i përbashkët, Rexhep Qosja: BE e ka, pse të mos e kemi edhe ne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

April 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

April 13, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“BE u investua për ta rrëzuar”, Nazarko për Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez

April 13, 2026
Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

April 13, 2026
Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

April 13, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In