Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për shpaljen e pavlefshmërisë për mandatet e deputetëve Shkëlqim Selami e Dashamir Tahiri sidhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi. Referuar votimit të përfaqësuesve të djathtë në KQZ kundër heqjes së mandatit për deputein e opozitës Tahiri, Rama tha se Partia Demokratike shkelmoi ligjin me të parën në mbrojtje të problematikut të saj.
“U rrokanis kokën shqiptarëve për ligjin e dekriminalizimit dhe e shqelmon ligjin me të parën në mbrojtje të problematikut të vet”, tha Rama në facebook.
Heqja e mandatit për Dashamir Tahirin erdhi pas votimit 4 me 3 të KQZ, ku përfaqësuesit e opozitës votuan kundër. Ndërkohë mandati i deputetit të majtë Shkëlqim Selami u u votua 7 me 0./a.m.