• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Heqja e “ligjit të luftës” a ua kthen pronat çamëve?!

by Java News
31/01/2018 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Athina dhe Tirana kanë akord për heqjen e ligjit të luftës. Rrëzimi i ligjit do të heqë edhe pengesat për rimarrjen e pronave, që shtetasve shqiptarë iu sekuestruan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Top Channel mëson se marrëveshja nuk do të ketë efekt prapaveprues, që do të thotë se ish-pronarët s’do të mund të marrin dëmshpërblim për pronat, të cilat janë shfrytëzuar prej 78 vitesh nga të tretët.

Dy ministrat Kotzias dhe Bushati kanë rakorduar një formulë ligjore për heqjen e ligjit të luftës, e cila është propozuar më herët nga Presidenca e Republikës së Greqisë.

Sipas burimeve të sigurta në Ministrinë e Jashtme greke, Presidenca greke ka propozuar abrogimin e ligjit të luftës nëpërmjet një dekreti presidencial, fuqia juridike e të cilit njehësohet me dekretin mbretëror “2636” të datës 8 nëntor të vitit 1940.

Ky dekret solli edhe sekuestrimin e të gjitha pronave, që shtetasit e Shqipërisë kishin në territorin grek. Ndërsa për dekretin numër “4560” të vitit 1966, i cili rikonfirmoi dekretin mbretëror të 1940-s, në Athinë do të ndërmerret një nismë ligjore që do të votohet në Parlament.

Top Channel ka mësuar se, me shfuqizimin e këtyre dekreteve hapet menjëherë rruga për kthimin e pronave të sekuestruara nga shteti grek, te pronarët e tyre të para luftës, pra shtetasit shqiptarë të cilëve iu janë sekuestruar.

Përfitues nuk do të jenë shtetasit grekë me origjinë shqiptare, të njohur si çamë, që u dëbuan dhunshëm në fund të Luftës së Dytë Botërore. Pronat e tyre janë konfiskuar me argumentimin si ish-bashkëpunëtorë të fashistëve dhe nazistëve gjatë luftës.

Bëhet fjalë për disa qindra prona fizike, kryesisht shtëpi, dyqane, por edhe toka bujqësore, vlera e të cilave sipas shtetit grek llogaritet në 13 milionë euro me çmimet e sotme.

Përfitues janë edhe pronat e vet shtetit shqiptar. Sipas të dhënave, këto prona ndodhen kryesisht në Athinë, Selanik, Larisa dhe Patra. Këto prona, gjatë viteve që janë sekuestruar prej shtetit grek, janë dhënë në përdorim në formë qiraje shumë të ulët shtetasve grekë.

Në sekuestro nga shteti grek u vendosën edhe qindra kilogramë bizhuteri, gurë të çmuar, ar, vepra arti, bono thesari, të cilat në momentin e sekuestrimit ishin në formë depozitash në bankat greke, për të cilat shtetasit shqiptarë pasardhës të pronarëve të tyre duhet të ndjekin rrugët ligjore, të cilat në raste të ngjashme zgjasin me vite. /Top Channel

ma.me

Next Post
Jep dorëheqjen anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj

Jep dorëheqjen anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Identifikohet viktima e aksidentit me 5 automjete në autostradën Durrës-Tiranë

Identifikohet viktima e aksidentit me 5 automjete në autostradën Durrës-Tiranë

September 7, 2026
Gjykimet civile nën presion, më problematike situata në shkallën e dytë, cenohet puna e avokatëve

Gjykimet civile nën presion, më problematike situata në shkallën e dytë, cenohet puna e avokatëve

September 7, 2026
Incidenti me dron në Leipzig, Rusia akuzon Gjermaninë: Ata duan përsëri luftë

Incidenti me dron në Leipzig, Rusia akuzon Gjermaninë: Ata duan përsëri luftë

September 7, 2026
“Merkur.de”: Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

Nuk preferohet vetëm bregdeti/ Turistët tani duan malet, natyrën dhe historinë

September 7, 2026
Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

September 7, 2026
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE/ Deklaronin sipërfaqe toke të rreme për fonde, 37 të arrestuar në Greqi

Dy persona me motor atentat shqiptarit në Athinë, detajet e para

September 7, 2026
Shkarkimi i Ristanit, Spaho: Tirana është e qelbur nga plehrat më shumë se kurrë!

Pagat e magjistratëve? KLGJ e KLP dolën nga binarët! Opozita gabon sepse…

September 7, 2026
Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

September 7, 2026
Rrëzohet avioni i Amazon Air në Miami, humbin jetën 5 persona, plagosen 5 të tjerë

Rrëzohet avioni i Amazon Air në Miami, humbin jetën 5 persona, plagosen 5 të tjerë

September 7, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Dita e sotme me diell në të gjithë vendin, ja sa do shkojnë temperaturat

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com