• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Heqja e herësit dhe avantazhimi i influencave lokale

by Plator Nesturi
02/07/2021 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Shkrihet gjithë debati për çështjen e listave të hapura, deri edhe lëvizje për të promovuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor për ti dhënë vlerë të barabartë votës përsonale për deputetët pavarësisht nga vendosja në listë emërore.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vetëm me një të rënë të lapsit e thjeshtëzoi gjithë betejën politike që mund të bëhej për hapjen e listave. Rrezimi i nenit për çështjen e herësit, sipas të cilit, një deputet mund të thyente listën vetëm nëse arrinte të merrte personalisht mbi 10 mijë vota, u quajt antikushtetues dhe që shkel barazinë midis deputetëve. Ky vendim, ndonëse nga dy partitë e mëdha nuk ka patur prononcime zyrtare, duket se është mirëpritur nga oponioni publik.

Në fakt, që gjatë periudhës kur po hartohej ligji i ri zgjedhor, pati reagime të shumta për hapjen e listës në mënyrë që pjesa nga lista fituese të mos ishte domen i kryetarëve që përcaktonin dhe renditjen e deputetëve. Ndaj dhe debatet më të mëdha përpara fushatës elektorale i morën pikërisht listat e deputetëve, renditja e tyre, cili ishte lënë në fashën humbëse dhe cili prej tyre kish mundësi reale për të thyer herësin. Në fakt, pati shumë pak raste që herësi mund të thyhej dhe që deputetë të veçantë të arrinin të merrnin mbi 10 mijë vota individuale në mënyrë për thyer renditjen e për të lënë në pjesën humbëse ata deputetë që kishin marrë më pak vota nga zona e sigurtë.

Ashtu siç u konstatua dhe një fakt tjetër, që pikërisht votimi i ri me dy lista, njëri për subjektet politike dhe tjetri për kandidatët e subjektit përkatës, të shkaktonte atë hemoragji votash të pavlefshme si asnjëherë më parë. Gati 5% e votave të pavlefshme. Në ktë aspekt heqja e herësit për deputetët nuk do të shmangë mundësine e votave të pavlefshme në të ardhmen nëse nuk shoqërohet me një fushatë më të mirë të sqarimit të qytetarëve për mënyrën si duhet votuar.

Sidoqoftë, ndryshimi që u bë nga Kushtetuesja për hapjen e lsitës sjell një demokratizim më të madh midis vetë kandidatëve për deutetë të një partie. Gara mbetet e hapur për të gjithë njëlloj, qoftë ky ish ministër apo rishtar në politikë. Gjithsesi mbetet një garë brenda një liste të caktuar dhe që do të mund të na çojë në një ekstrem tjetër. Në atë të një modeli të ri politikanësh. Të atyre populistë e që janë me influenca zonale qofshin këta dhe bisnese lokale, duke e bërë gjithmonë e më të rrallë politikanin që vjen si prurje nga shkenca apo karriera profesionale. Në numër votash bisnesi lokal është më i avantazhuar. / Fjala.al/

Next Post
“Është evidentuar i gjithë zinxhiri”/ Kreu i SPAK ‘zbërthen’ grupin e trafikantëve të drogës: Janë ekzekutuar 28 urdhra!

"Është evidentuar i gjithë zinxhiri"/ Kreu i SPAK 'zbërthen' grupin e trafikantëve të drogës: Janë ekzekutuar 28 urdhra!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In