• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Heqja e flamurit nga godina e Ambasadës së Izraelit, Koçiu: Akt i papranueshëm

by E B
21/06/2026 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas heqjes së flamurit izraelit nga godina e Ambasadës së Izraelit në Tiranë nga protestuesit, duke e cilësuar atë një akt të papranueshëm që cenon normat e respektit ndaj përfaqësive diplomatike dhe bie ndesh me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Reagimi i plotë

Heqja e flamurit izraelit nga godina e Ambasadës së Izraelit në Tiranë është një akt i papranueshëm provokimi, që cenon normat themelore të respektit ndaj përfaqësive diplomatike dhe bie ndesh me frymën e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Ky nuk është thjesht një sulm ndaj një simboli shtetëror. Çdo akt që synon të shënjestrojë identitetin e një populli, të delegjitimojë praninë e tij ose të nxisë armiqësi mbi baza etnike apo fetare, krijon terren për intolerancë dhe antisemitizëm, fenomene që Europa i njeh nga kapitujt më të errët të historisë së saj dhe që nuk mund të kenë vend në shoqëritë demokratike.

Shqipëria është një vend mikpritës, një partner i besueshëm, pa asnjë tolerancë ndaj antisemitizmit apo gjuhës së urrejtjes. Ky akt i turpshëm dhe i izoluar bie ndesh me traditën tonë të gjatë të harmonisë, respektit dhe mbrojtjes së tjetrit, parime këto që kanë karakterizuar popullin shqiptar përgjatë historisë.

Shprehim solidaritetin tonë të plotë me Ambasadën e Shtetit të Izraelit dhe rikonfirmojmë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për respektimin e së drejtës ndërkombëtare, mbrojtjen e misioneve diplomatike dhe promovimin e vlerave europiane të tolerancës, respektit dhe bashkëjetesës.

Next Post
“Sinjal alarmi”, Komuniteti Hebraik Shqiptar reagon pas heqjes së flamurit izraelit nga protestuesit në Tiranë

“Sinjal alarmi”, Komuniteti Hebraik Shqiptar reagon pas heqjes së flamurit izraelit nga protestuesit në Tiranë

Comments 4

  1. Lambert says:
    5 months ago

    Po polic nuk kishte kjo ambasadë ?
    Është detyrë e shtetit shqiptar, ruajtia e godinës së ambasadës.
    Për më tepër, brenda territorit të ambasadës, tregues i shkeljes së sovranitetit të shtetit izraelit.
    Është turp për shtetin Shqiptar kjo ndodhi.
    Trim mbas pilafi bëhet kushdo, thuhet me ironi nga shqiptaret.
    Kjo që ka ndodhur, ka influenca të forta nga islamofobët me ndikim iranian, dhe ndonjë tjetër shtet jo dashamir me Shqipërinë e që fshihet prapa tyre, sepse nuk është vetëm Izraeli, por goditet zoti Kushner që do të kryejë i vestim në këtë vënd.

    Reply
  2. Lambert says:
    5 months ago

    Po polic nuk kishte kjo ambasadë ?
    Është detyrë e shtetit shqiptar, ruajtia e godinës së ambasadës.
    Për më tepër, brenda territorit të ambasadës, tregues i shkeljes së sovranitetit të shtetit izraelit.
    Është turp për shtetin Shqiptar kjo ndodhi.
    Trim mbas pilafi bëhet kushdo, thuhet me ironi nga shqiptaret.
    Kjo që ka ndodhur, ka influenca të forta nga islamofobët me ndikim iranian, dhe ndonjë tjetër shtet jo dashamir me Shqipërinë e që fshihet prapa tyre, sepse nuk është vetëm Izraeli, por goditet zoti Kushner që do të kryejë investim në këtë vënd.

    Reply
  3. Anna Anna says:
    5 months ago

    E keni bërë vet që të akuzoni protestuesit!Kujto moj kryehajdute e qeverisë gangstere shqiptare se drejtuesit e protestës i kanë paralajmëruar protestuesit për provokimet që ju si specialiste e sigurimit të shtetit (KGB) bëni vazhdimisht mbi popullin shqiptar Poshtë Gangsterizmi qeveritar shqiptar i kryesuar nga Kryemafiozi Edi Rama Turp të Ty ..moj Tradhtare e Shqipërisë Rroftë Shqipëria Rroftë Rinia Shqiptare Rroftë populli shqiptar

    Reply
  4. Elefterakis says:
    5 months ago

    Kokrra e dyllit të veshëve, është esenca e mënçurisë së Anës nga theqafjet e katundarisë së Shqipërisë, duke rezatuar injorancë në drejtshkrim të shqipes, tregues i mosformimit kulturor, duke dhënë mënd dhe pordhë diaspore….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In