• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Heqja e dekoratave, kategoritë që preken

by A R
19/09/2017 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisma ligjore e propozuar nga kryeministri Edi Rama, për heqjen e dekoratave, titujve dhe medaljeve për anëtarët Byrosë Politike, bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit dhe disa kategori funksionarësh që kanë shërbyer në sistemin komunist, nëse do të finalizohet me votë në parlament, parashikon verifikimin e dyfishtë të qindra zyrtarëve, njerëzve të zakonshëm dhe personave që nuk jetojnë më, të cilët kanë marrë dekorata dhe vlerësime si gjatë periudhës 1994-1991, ashtu edhe gjatë 27 viteve të pluralizmit.

Faza e parë konsiston në verifikimin e të gjithë zyrtarëve, kryesish deputetët, ish-deputetë, gjyqtarë, prokurorë, ambasadorë etj., të cilët bartin tituj, dekorata dhe medalje.

Faza e dytë konsiston në verifikimin nëse subjektet që mbartin titujt, kanë mbajtur një nga postet e parashikuara në nismën ligjore. Konkretisht, do të verifikohet çdo subjekt, i cili kanë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, drejtues i Frontit Demokratik, kryetar i Gjykatës së Lartë, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, kryetar i degës së Punëve të Brendshme, punonjës i Sigurimit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar prej tij, anëtarë i Komisionit Qendror i Dëbim Internimeve, gjyqtar, prokuror dhe hetues në proceset politike.

Rrezja e verifikimit
Meqenëse nisma parashikon heqjen e titujve edhe për bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit, në skaner do të kalojnë edhe të gjithë zyrtarët, të cilët kanë punuar në sistemin e kaluar, qoftë edhe për një kohë të shkurtër apo në funksione që nuk parashikohen në ligj, pasi siç dihet bashkëpunëtorët e Sigurimit ishin të fshehtë.

Pra jo vetëm zyrtarët, por do të verifikohet dhe do t’i hiqen titujt çdo personi që vërtetohet se ka bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me organet e ish-Sigurimit të Shtetit në veprimtari të karakterit politik, që lidhen me veprat penale politike të parashikuara në ligjin nr. 7514, datë 30.9.1991, “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, për të cilët disponohen dosje, kartela ose regjistrime në indekset e kartotekave të ish-Sigurimit të Shtetit. Personat në fjalë mund të jenë sot pjesë e politikës, drejtësisë, mund të jenë njerëz të zakonshëm, biznesmenë etj., por mund të jenë edhe persona që sot nuk jetojnë më.

Nëse personat që kanë mbajtur funksione gjatë sistemit të kaluar njihen publikisht, objekt i nismës do të jenë një rreth i gjerë njerëz në të gjitha sferat shoqërore, të cilët kanë bashkëpunuar me Sigurimin, por që kanë marrë një dekoratë apo një titull në një kohë të caktuar.
Komisioni

Propozimi i kryeministrit Edi Rama, i cili është përfshirë në programin e punimeve të Kuvendit të ri, për periudhën 18 shtator deri në 13 tetor 2017, parashikon ngritjen e një komisioni të posaçëm, pranë autoritetit që jep dekorata. Pra, çdo autoritet që jep dekorata, si Presidenca, nge nga një komision për verifikimin e personave. Komisioni përbehet nga 8 anëtar, ndërsa kryesohet nga zëvendëskryeministri. Ndërkaq, autoriteti mbi informimin për të dhënat e ish-Sigurimit të Shtetit do të ketë për detyrë që të zbardhë veprimtarinë e të gjithë personave që kanë marrë dekorata dhe kanë mbajtur funksione në sistemin komunist.

Kategoritë që do t’u hiqen dekoratat
Anëtar ose kandidat i Byrosë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë

Drejtues i Frontit Demokratik të Shqipërisë

Kryetar i Gjykatës së Lartë

Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme

Kryetar i degës së Punëve të Brendshme

Punonjës i organeve të Sigurimit të Shtetit

Bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar prej tij

Anëtar i Komisionit Qendror i Dëbim Internimeve.

Gjyqtar, prokuror, hetues në proceset politike.

Komisioni i heqjes së dekoratave
Zëvendëskryeministri, kryetar

Ministri i Mbrojtjes, anëtar

Ministri i Punëve të Brendshme,

Ministri i Drejtësisë,

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Drejtori i Arkivit Qendror i Forcave të Armatosura

Një përfaqësues i organizatave të LANÇ

Një përfaqësues i organizatave të të burgosurve dhe të përndjekurve politikë.

Autoritetet që japin sot dekoratat
Dekoratat dhe titujt e nderit jepen me synim shpërblimin e akteve të veçanta, merite apo trimërie, ndaj kombit shqiptar apo interesave të tij. Presidenti i Republikës është i vetmi autoritet që jep dekorata dhe tituj nderi në nivel kombëtar.

Ato përbëhen prej një medaljeje të madhe dhe një medaljeje të vogël, të dyja të arta, sipas specifikimeve konkrete të miratuara nga Presidenti i Republikës. Presidenti, sipas rëndësisë, jep 12 tituj dhe dekorata, ku përfshihen, Dekorata “Flamuri kombëtar”, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, “Nderi i kombit”, “Nënë Tereza”, “Dekorata e artë e shqiponjës”, “Pishtar i demokracisë”, titulli “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”, “Kalorës i urdhrit të flamurit”, “Martir i demokracisë”, “Mjeshtër i madh”, “Naim Frashëri”, dhe titulli “Për merita të veçanta civile”. Autoriteti përgjegjës për dhënien e medaljeve, sipas llojit të tyre, është Kuvendi; kryeministri, ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, ministri përgjegjës për Forcat dhe ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike.

Me dhënien e medaljeve shpërblehet veprimtaria e shquar në një fushë të veçantë profesionale. Ndërkaq, titujt vendorë të nderit jepen për shpërblimin e veprimtarisë së shquar brenda juridiksionit të njësive të qeverisjes vendore ose për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të komunitetit brenda territorit vendor. Ato përbëhen prej një rrethi të argjendtë dhe një certifikate, sipas specifikimeve të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Autoritetet përgjegjëse për dhënien e titujve vendorë të nderit janë:

Këshilli komunal ose bashkiak, këshilli i qarkut. Titulli “Qytetar nderi” i jepet nga këshilli komunal apo bashkiak çdo personaliteti shqiptar ose të huaj për veprimtari të shquar në dobi të komunës apo bashkisë përkatëse ose për veprimtari për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të saj. Titulli “Nderi i qarkut” i jepet nga këshilli i qarkut çdo personaliteti shqiptar ose të huaj për veprimtari të shquar në dobi të qarkut përkatës apo për veprimtari për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tij./Shqiptarja/a.m.

Next Post
“Nuk ka pranga, skanera, uniforma në kufijtë e mëshirës”, gjendja në burgje sipas drejtorit

"Nuk ka pranga, skanera, uniforma në kufijtë e mëshirës", gjendja në burgje sipas drejtorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gratë shqiptare më jetëgjata se burrat, por më pak të punësuara

March 16, 2026
Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

March 16, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Makthi që ka Berisha nëse e ka bindur PD që është pronë private e tij

March 16, 2026
“Gjykata të menaxhojë…”/ Zvarritet procesi i “Gërdecit”, flet avokati i familjarëve: Një procedurë aspak normale!

Masakra e Gërdecit, avokati i familjeve të viktimave: Mediu ishte në dijeni për rrezikun

March 16, 2026
“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

March 16, 2026
Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

“Shtet që mbështet dhe sponsorizon terrorizmin”, Kuvendi voton nesër rezolutën kundër Iranit

March 16, 2026
Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

March 16, 2026
Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror pa dashje”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

“Ndihmova që t’i merrnim Bashës PD-në”, Kokalari shpall kandidaturën përballë Berishës: Çdo manipulim vote do dokumentohet në DASH

March 16, 2026
Buxheti 2026 / 46 amendamente nga PD, dy nga Erion Braçe

Shtrenjtimi i karburanteve, Braçe paralajmëron: Çmimet e vendosura nga karteli, jo tregu

March 16, 2026
“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In