Është identifikuar vrasësi i ponit të quajtur “Dolly” i cili i përkiste Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen.
Pas testit të ADN-së rezulton se vrasësi i ponit të jetë një ujk i identifikuar si GË950m. Kafsha mashkull i përket një tufe që jeton pranë zonës së Hanoverit dhe besohet se ka vrarë edhe dele, bagëti dhe kuaj.
“E gjithë familja ishte tmerrësisht e tronditur”, tha zëdhënësi i von der Leyen në muajin shtator kur edhe ndodhi sulmi ndaj ponit.
Mediat gjermane raportojnë se tashmë është dhënë leja speciale për të ekzekutuar ujkun.
Pavarësisht se ujqërit dhe kafshët e tjera janë të mbrojtura me ligj, ata mund të vriten nëse kanë kryer sulme të vazhdueshme.
Ujqërit gri bredhin nëpër kontinent. Por ata thuajse u zhdukën në shekullin e 20-të, pasi njerëzit shkelën habitatet e tyre dhe i gjuanin.
Që nga vitet 1970, numri i popullsisë është rritur me 1,800%.
Megjithatë, në nëntor Parlamenti Evropian votoi në favor për uljen e statusit të mbrojtjes së ujqërve dhe mishngrënësve të tjerë të mëdhenj./m.j