• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Hendeku/ 26 persona kanë pasuri të barazvlefshme me atë të 3.8 miliardë njerëzve

by Java News
21/01/2019 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas një raporti të fundit, përqendrimi në rritje i pasurisë botërore tregon se 26 miliarderët më të pasur në botë kanë një pasuri të barazvlefshme me atë të 3.8 miliardë njerëzve, që përbëjnë gjysmën më të varfër të popullsisë së planetit.

Në një rishikim vjetor të nivelit të pasurisë të bërë nga organizata bamirës, Oxfam, tregohej qartësisht se 2018 ishte viti kur të pasurit u pasuruan akoma më shumë dhe të varfërit u bënë akoma edhe më të varfër.

Në të theksohej gjithashtu se hendeku në rritje po pengonte luftën kundër varfërisë, duke shtuar se vendosja e një taksë pasurie prej 1% do të gjeneronte rreth 418 miliardë dollarë në vit (325 miliardë paund), të cilat do të ishin të mjaftueshme për të edukuar çdo fëmijë që nuk është në shkollë dhe për të ofruar kujdes shëndetësor që do të parandalonte shkaktimin e 3 milionë vdekjeve.

Në raportin e Oxfam thuhej se pasuria e më shumë se 2,200 miliarderëve në të gjithë globin ishte rritur me 900 miliardë dollarë gjatë 2018, ose me 2.5 miliardë dollarë në ditë. Rritja prej 12% e pasurisë së më të pasurve të botës u shoqërua edhe me një rënie prej 11% të pasurisë së pjesës më të varfër të popullsisë në botë.

Ndër të tjera në këtë raport u zbuluan gjithashtu se:

Në 10 vitet e fundit që pas krizës financiare globale, numri i miliarderëve pothuasje është dyfishuar.

Nga 2017 deri në 2018 një miliarder i ri ka lindur çdo dy ditë.

Pasuria e njeriut më të pasur në botë, Jeff Bezos, pronari i Amazon, u rrit me 112 miliardë dollarë. Vetëm 1% e pasurisë së tij është e barabartë me të gjithë buxhetin e nevojshëm shëndetësor për Etiopinë, një vend prej 105 milionë banorësh.

10% i britanikëve të varfër paguajnë një taksë efektive më të lartë se 10% i britanikëve të pasur (49% krahasur me 34%).

Drejtori i Oxfam, Matthew Spencer u shpreh se rënia masive e numrit të njerëzve që jetojnë në varfëri të skajshme është gjithashtu një nga arritjet më të mëdha të çerek shekullit të fundit, por rritja e pabarazisë po rrezikon përparimin e mëtejshëm të saj.

“Mënyra se si ekonomitë tona janë të organizuara do të thotë që pasuria gjithnjë e më shumë është e përqendruar në mënyrë të padrejtë në mesin e disa të privilegjuarve, ndërsa miliona të tjerë mezi mbijetojnë.

Gratë nuk po marrin kujdesin e duhur shëndetësor, sidomos gjatë periudhës së shtatzanisë dhe pas saj dhe një numri të lartë fëmijësh po u mohoet edukimi bazik.

Askush nuk duhet të dënohet dhe të jetojë një jetë në analfabetizëm të plotë, sidomos fëmijët, për të cilët edukimi mund të jetë rruga e tyre e vetme e shpëtimit nga varfëria”, tha Z. Spencer.

Ai vazhdoi më tej duke thënë se situata nuk ka përse të jetë e tillë, sepse ka pasuri të mjaftueshme në botë sa për t’i ofruar të gjithëve një të mundësi në jetë. Qeveritë duhet të sigurohen se të ardhurat që grumbullohen nga taksat e të pasurve të përdoren për të financuar shërbime publike falas dhe me cilësi të mirë që mund të shpëtojnë dhe transformojnë jetën e njerëzve të thjeshtë.

Në raport theksohej se një pjesë e fajit i takon edhe qeverive të cilat vetëm sa po e përkeqësojnë këtë situatë pabarazie duke mos investuar mjaftueshëm në shërbimet publike. Rreth 10,000 njerëz vdes si pasojë e mungesës së kujdesit shëndetësor dhe 262 milionë fëmijë nuk shkojnë në shkollë, sepse prindërit e tyre nuk janë në gjendje të përballojnë tarifat e shkollimit.

Vendosja e një taksë globale ndaj pasurisë është kërkuar nga shumë ekonomistë të tjerë, ku mund të përmendim edhe atë të ekonomistit francez Thomas Piketty, i cili ka thënë se një lëvizje e tillë është mëse e nevojshme në drejtim të ngushtimit të hendekut të pabarazisë.

Rritja e shpejtë e Kinës gjatë katër dekadave të fundit ka qenë përgjegjëse për rritjen e niveli të varfërisë ekstreme por sipas Oxfam, të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se shkalla e uljes së varfërisë është përgjysmuar që nga viti 2013. Fatkeqësisht në Afrikën subsahariane, varfëria ekstreme është në rritje.

Oxfam tha se metodologjia e saj për vlerësimin e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve bazohej në të dhënat e shpërndarjes globale të pasurisë të siguruara nga bilanci i pasurisë i Credit Suisse, që mbulonte periudhën nga qershori 2017 deri në qershor 2018. Pasuria e miliarderëve u llogarit duke përdorur listën e Forbes të botuar në mars të 2018.(monitor)

a.cupaj

Next Post
Bleu shasinë e makinës në varreza për 400 USD, por sot ajo vlen 1.5 mln USD

Bleu shasinë e makinës në varreza për 400 USD, por sot ajo vlen 1.5 mln USD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kristian Prenga fton Anthony Joshuan në Shqipëri

Kristian Prenga fton Anthony Joshuan në Shqipëri

July 28, 2026
I pandehur nga SPAK/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon akuzat për korrupsion në zgjedhje, zbardhet dëshmia

I pandehur nga SPAK/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon akuzat për korrupsion në zgjedhje, zbardhet dëshmia

July 28, 2026
BKH sekuestron dokumente për dosjen “Veliaj” në Bashkinë e Tiranës

BKH sekuestron dokumente për dosjen “Veliaj” në Bashkinë e Tiranës

July 28, 2026
“Edhe qorr, edhe llapë, edhe ballist, edhe me call center”, Rama ironizon komentuesin në rrjetet sociale

Zhurmat në bregdet, hyjnë në fuqi limitet e reja për bare, restorante dhe klube nate

July 28, 2026
Kriza e besimit mes pushtetit dhe qytetarëve është sfida më e madhe e demokracisë shqiptare

Kriza e besimit mes pushtetit dhe qytetarëve është sfida më e madhe e demokracisë shqiptare

July 28, 2026
Incidenti në Kuvend, gratë e PS akuzojnë Shehajn për sjellje të papranueshme ndaj këshilltares

Incidenti në Kuvend, gratë e PS akuzojnë Shehajn për sjellje të papranueshme ndaj këshilltares

July 28, 2026
Irani kërkon bashkëpunim rajonal për të rivendosur stabilitetin në Ngushticën e Hormuzit

Irani kërkon bashkëpunim rajonal për të rivendosur stabilitetin në Ngushticën e Hormuzit

July 28, 2026
Përplasen dy makina në unazën e Patosit, plagoset bashkëshortja dhe fëmijët e një prej drejtuesve

Përplasen dy makina në unazën e Patosit, plagoset bashkëshortja dhe fëmijët e një prej drejtuesve

July 28, 2026
Kroacia bllokon Malin e Zi në hapjen e kapitullit 31! Vetoja e Zagrebit, pengesa më e madhe në negociatat me BE

Kroacia bllokon Malin e Zi në hapjen e kapitullit 31! Vetoja e Zagrebit, pengesa më e madhe në negociatat me BE

July 28, 2026
Botërori 2026 dhe debatet/ Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin

Botërori 2026 dhe debatet/ Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In