• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Helvetët na mundin me rezultatin minimal, De Biasi: Ekipi vuajti presionin e europianit

by A R
11/06/2016 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas përfundimit të takimit me Zvicrën, trajneri De Biasi tha se ekipi kishte vuajtur presionin e një ndeshjeje europiani dhe kjo kishte qenë ajo që na kishte ndëshkuar në minutat e para.

Trajneri i kombëtares vlerësoi paraqitjen e ekipit dhe faktin që edhe pse me një lojtar mangët ne kishim dy raste të pastra për gol.

“Kemi ardhur për të bërë më të mirën në këtë Europian. Kemi ende shumë për tu përmirësuar dhe mund të kishim bërë një ndeshje më të mirë. Por kemi edhe dy ndeshje të tjera dhe pasi të analizojmë takimin e sotëm do të përgatitemi për sfidën e radhës”, tha ai.

***

Kombëtarja kuqezi nuk ka mundur të dhurojë një rezultat surprizë për tifozerinë shqiptare. Shqipëria është mundur me rezultatin 0-1 nga Zvicra pasditen e sotme në Lens të Francës, ndërsa kjo shënonte edhe ndeshjen e parë të ekipit kombëtar në kampionatin Europian.

Zvicrës i janë dashur vetëm 5 minuta lojë që të shënojë golin e parë me anë të qendërmbrojtësit Schar, i cili shfrytëzoi një gabim të portierit Etrit Berisha.

Kur u duk se Shqipëria po kthehej në lojë, gjërat u vështirësuan edhe më shumë, pasi kapiteni Lorik Cana u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Në pjesën e dytë Shqipëria kishte raste shumë të mira që më anë të Sadikut dhe Gashit të barazonte rezultatin, por pa sukses.

Megjithatë, analistët e futbollit janë shprehur në përfundim të ndeshjes së Kombëtarja ka ende shans për ta kaluar grupin, me shpresën se Rumania mund të humbasë përballë kuqezinjve.
***

Ka nisur ndeshja e pare e Shqipërise ne nje kampionat Evropian.

Kuqezinjte kane zbritur ne fushe me formacionin me te mire Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli,Kukeli, Xhaka, Abrashi, Lenjani, Roshi, Sadiku

Ndersa  Zvicra me Sommer, Lichsteiner, Schar, Djourou, Rodriguez, Behrami, Xhemaili, Xhaka, Shaqiri, Mehmedi
Seferoviç.

Me gjithe entuziazmin e tifozeve kuqezinj gjate hyrjes se Kombetares ne stadium dhe kendimit te hymneve, Shqiperia e ka nisur keq kete takim.

ertrit berisha goli

Min 5 – Gol Zvicra / Fabian Schar ka kaluar në avantazh kombëtaren helvete duke shënuar me kokë falë një krosi nga korrnja nga Shaqiri. Nis keq debutimi i kombëtares shqiptare. Kjo është ndeshja e 4-t radhazi që Shqipëria pëson gol në minutat e para.

Min 12 – Autori i golit Schar është dënuar me karton të verdhë pas një faulli të shkaktuar ndaj Ermir Lenjanit. Goditja e dënimit e ekzekutuar nga T.Xhaka ka përfunduar në duart e portierit Sommer.

Min 15 – Një rast tjetër i artë është humbur nga sulmuesi zviceran Seferovic, goditja e të cilit u prit nga portieri Berisha.

Min 20 – Zvicra është dukshëm në kontrollin e sfidës, megjithatë Shqipëria ka provuar me dy raste, një nga goditja e dënimit dhe një nga korrnja por aksione të cilat janë thyer nga mbrojtja zvicerane.

Min 23 – Kapiteni kuq-e-zinjve, Lorik Cana, është dënuar me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Dzemaili-t.

Min 27 – Taulant Xhaka ka humbur një rast të mirë pas një kombinimi me Odise Roshin.

Min 31 – Sadiku ka humbur mundësinë për barazim vetëm për vetëm me portierin. De Biasi nuk duket aspak i lumtur me shansin e humbur.

Min 36 – Karton i kuq për Lorik Canën. Preku topin me dorë gjatë një kundërsulmi të zviceranëve. Moment jo i mirë ky për kombëtaren pas 10 minutash dominimi në fushë. Encja e Dzemaili-t përfundon në shtyllë

Min 42 – Seferovic ka shpërdoruar një gjuajtje tjetër pas një serie sulmesh të Zvicrës.

Min 45 – Perfundon pjesa e parë ne favor të zviceranëve.

Min 50 – Pjesa e dytë ka nisur më me ritën pë perfaqësuesen tonë, me mesfushën që po furnizon me topa sulmuesin Armando Sadiku.

Min 55 – Portieri Berisha ka shpëtuar portën pas një goditje të rrezikshme të Sferovic.

Min 60 – De Biasi zëvendëson Taulant Xhakën duke futur në fushën e lojës Ergys Kaçe, i cili menjëherë është ndëshkuar me të verdhë pas një faullin ndaj Behramit. Edhe Zvicra ka bërë ndërrimin e parë. Del Mehmedi futet Embolo.

***

Tifozët kuqezi kanë elektrizuar stadiumin e Lensit. Mijëra mbështetës të kombëtares filluan të hyjnë në stadium rreth 2 orë para ndeshjes, duke e veshur stadiumin me ngjyrat e flamumrit tonë kombëtar.

tumblr_o8lw5esf6z1vqb7ufo1_1280

Prej orësh koret e tidozëve shqiptar dhe këngët patriotike kanë pushtuar rrugët e qytetit francez të Lensit. Tashmë, atmosfera elektrizuese nëpër rrugët e qytetit ka mbërritur edhe në stadium aty ku mbështetësit e shumtë kanë mbushur shkallët.

“O sa mirë me qenë shqiptar”

Mijëra shqiptarë kanë zënë vendet e tyre në stadiumin Belleart Delelis të Lensit, ku po këndojnë “o Sa mirë me qenë shqiptar”.

Shikoni videon:

Formacionet e ekipeve:

Shqipëria: Berisha; Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli; Kukeli; Roshi, Abrashi, Xhaka, Lenjani dhe Sadiku

Zvicra: Sommer, Schar, Djourou, Rodriguez, Lichtsteiner, Behrami, Xhemajli, Xhaka, Shaqiri, Mehmedi, Seferovic.

14:05/ Atmosfera në stadium

****

Mijëra shqiptarë nga e gjithë Evropa i janë drejtuar qytetit francez të Lens ku do të zhvillohet sfida e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Zvicrës, në kuadër të evropianit “Francë 2016”.

Interesi për këtë ndeshje ka qenë i jashtëzakonshëm, jo vetëm për arritjen historike të kombëtares, por edhe rëndësisë së veçantë që mbart kjo sfidë.

Luajmë përballë Zvicrës e cila boshtin kryesor të skuadrës e ka me lojtarë shqiptarë. Kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave prestigjoze jo vetëm në Evropë, por edhe në Amerikë e më gjerë.

Në fotot e mëposhtme siguruar nga Java Neës duken tifozët e kombëtares në rrugët e Lensit./a.m.

IMG-20160611-WA0002IMG-20160611-WA0001

Next Post

Parashikimi i Granit Xhakës: Fiton Zvicra 2-0

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In