• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Helsinki: Nevojë urgjente për dialog konstruktiv për reformën zgjedhore

by Java News
23/01/2019 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 30 Qershorit 2019 të organeve të qeverisjes vendore. Në Kuvendin e Shqipërisë nga mazhoranca parlamentare është paraqitur një draft për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor në fuqi, ndërkohë që Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë në takimin me gazetarët, duke ju referuar këtij drafti, u shpreh se ai nuk do të kalojë në procedurat parlamentare pa konsensusin e opozitës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i shqetësuar për vonesat e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor është prononcuar publikisht dy herë dhe u ka bërë thirrje partive politike ti japin fund kësaj vonese që vështirëson veprimtarinë normale të KQZ-së si dhe zhvillimin normal të tij për zbatimin e ligjit në fazat e ndryshme të proçesit zgjedhor.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit shpreh shqetësimin e se vonesat për ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor mund të shoqërohen me pasoja të dëmshme. Duke qenë se zgjedhjet janë moment i rëndësishëm ku populli zgjedh përfaqësuesit e vet, ky është një problem që lidhet me një nga të drejtat themelore të tyre, atë të zgjedhjes së lirë dhe të ndershme dhe të standarteve që kërkohen, ndaj KSHH e shikon të nevojshme të shprehet për çeshtjet e mëposhtme;

“I bëjmë thirrje mazhorancës dhe opozites që të dialogojnë në interes të publikut dhe çdo qytetari, të cilit duhet ti garantohet e drejta për të zgjedhur në mënyrë të lirë dhe të ndershme. Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor kërkon arritjen e shumicës së cilësuar në votim (të paktën 84 vota). Megjithatë, KSHH rithekson se reforma zgjedhore nuk mund dhe nuk duhet të jetë monopol i dy partive më të mëdha. Partitë e vogla parlamentare kanë të drejtë për të paraqitur opinionet dhe kundërshtitë e tyre dhe për tu përfshirë efektivisht në procesin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

KSHH është i ndërgjegjshëm se vullneti politik është mjaft i rëndësishëm, por ai bëhet realisht i tillë kur operon me ligje bashkëkohore. Në rastin konkret vullneti politik duhet të shprehet në radhë të parë nëpërmjet adresimit në Kodin e ri Zgjedhor të Rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe fill pas kësaj në shqetësiminqë çdo subjekt mund të ketë për zbatimin rigoroz të ligjit.

Vonesat në ndryshimin e Kodit Zgjedhor shkaktojnë vështirësi në veprimtarinë e KQZ-së, i cili është organi kryesor për administrimin e zgjedhjeve. Në zgjedhjet e vitit 2017, KQZ toleroi shkeljet e afateve zgjedhore, gjë që ndikoi edhe në qëndrime të diferencuara për zgjidhjen e të njëjtave çështje”, thuhet ne deklaraten per mediat. 

/a.meta/javanews.al

Next Post
‘Hetoni mafien, nuk është aksident’, flet ish e fejuara e futbollistit të zhdukur

'Hetoni mafien, nuk është aksident', flet ish e fejuara e futbollistit të zhdukur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com