• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Helsinki i thotë “JO” konsumit të mishit: Ka efekte negative në klimë!

by A R
05/11/2021 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qyteti i Helsinkit nuk do të shërbejë më mish në takime, pritje dhe seminare të stafit, duke e zëvendësuar atë me ushqime vegjetariane dhe ushqim deti.

Qëllimi është të zvogëlohet gjurma e karbonit në kryeqytetin finlandez, tha për Associated Press Liisa Kivela , drejtoresha e komunikimit në kryeqytetin finlandez.

Masa e vendosur nga Këshilli Bashkiak do të hyjë në fuqi në janar dhe nuk ka të bëjë me kafenetë, shkollat dhe ambientet e punës.

Po ashtu përjashtime nga vendimi do të ketë edhe për “vizitat e nivelit të lartë dhe ngjarje të ngjashme” , të organizuara nga kryebashkiaku Juhana Vartiainen ose zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë.

Rregullat e reja, të dizajnuara për të reduktuar emetimet e gazeve serrë të lidhura me produktet, nuk kanë të bëjnë vetëm me mishin: kafeja, çaji, bananet dhe ushqimet e tjera duhet të vijnë nga prodhuesit e “tregtisë së drejtë”.

Përveç kësaj, qumështi i tërshërës do të zëvendësojë qumështin e lopës, ndërsa ushqimet dhe pijet joalkoolike nuk mund të shërbehen më në enë për një përdorim.

Qeveria vendore tha se masat janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë “për të reduktuar ndikimin klimatik të ushqimit dhe për të zvogëluar sasinë e burimeve natyrore të përdorura nga qyteti”. Disa deputetë nga Finlanda rurale, ku gjuetia ende praktikohet dhe kafshët e egra konsumohen si ushqim, u ankuan.

Sipas Institutit Finlandez të Burimeve Natyrore, konsumi i mishit në vend ka rënë për dy vite radhazi , ndërkohë që gjithnjë e më shumë njerëz zgjedhin të mos vendosin mish në tryezë, por ushqim me bazë bimore.

/a.r

Next Post
Policia flet për sendin e dyshimtë te ‘Brryli’: Ngjan si radio, presim ekspertët anti-eksploziv

Policia flet për sendin e dyshimtë te 'Brryli': Ngjan si radio, presim ekspertët anti-eksploziv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com