Pesë nxënës të një shkolle 9-vjeçare në Durrës kanë shfaqur simptoma helmimi pasi kanë konsumuar hamburger, sanduiç dhe byrekë gjatë kohës që ishin në shkollë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku 5 nxënësit e shkollës “Eftali Koçi” janë dërguar me urgjencë në spital.
Nxënësit e klasës së 5-të, D.R K.N, L.B. F.Xh dhe F.H, vjeç 11, 11, 12, 11 e 11, banues në Durrës, janë dërguar në spital me të vjella e marrje mendsh. Ngjarja u regjistrua dje. Fëmijët janë mjekuar dhe u larguan nga urgjenca pa probleme për shëndetin.
Policia raporton se fëmijët kanë konsumuar ushqime të shpejta pranë një kioske. Kioska ndodhet pranë shkollës. AKU ka nisur kryerjen e analizave për ushqimet që konsumuan fëmijët.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.01.2018, shtetasit D.R K.N, L.B. F.Xh dhe F.H, vjeç 11, 11, 12, 11 e 11, banues në Durrës, nxënës në klasën e pestë të një shkolle 9-vjeçare kanë konsumuar në shkollë disa produkte ushqimore si haribo, byrek, hamburger e sanduiç dhe më pas kanë ndjerë shqetësime me dhimbje e të vjella, të cilat pasi kanë marrë mjekim në urgjencën e Spitalit Rajonal, janë larguar pa probleme për shëndetin. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.
a.ç