Prindërit e çiftit të martuar këtë të dielë, të cilët u vetëhelmuan me fotoksinë janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë.
Ata kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë dijeni dhe se janë shokuar, kur kanë gjetur vajzën të pajetë.
Prindërit janë shpehur se nuk kishin dëgjuar që çifti të kishte ndonjë konflikt të mundshëm mes tyre apo edhe me persona të tjerë.

“Nuk dimë asgjë se çfarë ka ndodhur. Tani interesohemi vetëm për shëndetin e djalit”.
Me këto fjalë i është drejtuar mediave tezja e Olsian Hajdarit, të riut që po lufton me jetën në spitalin e Librazhdit, pasi u helmua bashkë me nusen 5 ditë pas dasme, por ajo nuk ia doli dot.
Familja Hajdari ka mbetur e shokuar nga lajmi, pasi cifti i sapomartuar për arsyë që janë ende të panjohura kanë ndërmarrë aktin e rëndë.
Të rinjtë dyshohet se kanë pirë fostoksinë. Ka qenë vjehrra ajo që ka gjetur nusen dhe djalin e saj dhe i ka dërguar me urgjencë në spital.
Ngjarja është regjistruar mbremjen e te enjtes. Nena e djalit ka lajmeruar familjaret e tjere dhe me pas ambulancen per ti ardhur ne ndihme ciftit, raporton korespondentja e Panorama.

g.kosovari











