• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Helmimi në Krujë/ ISHP zbulon rezultatet e analizave: Kemi të bëjmë me epidemi hidrike. Ja bakteri i konstatuar në ujë

by Java News
28/10/2021 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ISHP ka komunikuar sot rezultatet e analizave të ujit pas helmimit të rreth 600 qytetarëve në Krujë, ku është konstatuar prania e bakterit enterokok në një pikë të Ujësjellësit.

Rezultatet e analizave u bënë me dije për mediat nga nëndrejtori i ISHP-së Dritan Ulqinaku, i cili ndër të tjera tha se kemi të bëjmë me një epidemi hidrike, ku ka përgjegjësi Ujësjellësi i qytetit.

“Më lejoni t’ju konfirmoj në emër të Institutit të Shëndetit Publik i cili ka ndjekur nga afër situatën epidemiologjike të shkaktuar në Krujë, situatë e cila solli një numër të lartë personash të cilët kishin çrregullime gastrointersinale. Situatë e cila do të vazhdojë të ndiqet me rigorozitet edhe në ditët e ardhshme.

Nga analizat e marra nga Instituti i Shëndetit Publik ka rezultuar që në një pikë vetëm të ujësjellësit të Krujës ka rezultuar bakteri enterokok i cili mendohet që mund të jetë shkaktari i këtyre shqetësimeve gastrointersinale që qyetarët e Krujës kanë pasur. Nga ana tjetër më lejoni t’ju them se situata sot që ne flasim është shumë e qetë. Pothuajse ka mbaruar çdo shqetësim në qendrën shëndetësore dhe në spitalin e Krujës. Do të vazhdojmë ta ndjekim me rigorozitet“, tha nëndrejtori i ISHP.

I pyetur se kush e ka përgjegjësinë mbi ngjarjen drejtori i ISHP tha se Ujësjellësi i Krujës duhet të kishte qenë më i kujdesshëm dhe të kishte reaguar në kohë.

“Derisa them që është një epidemi hidrike përgjegjësia i bie Ujësjellësit të Krujës. Duhet të kishte qenë më i kujdesshëm për të ndaluar në kohë, që me turbullirën e parë“, shtoi Ulqinaku.

Ky i fundit sqaroi se mostrat e ISHP-së janë marrë pas klorinimit dhe dezinfektimit të depove të Ujësjellësit.

“Kjo na bën që ka pasur një kontaminim që ka bërë ndotjen e ujit të pijshëm. Pra i ndotjes sipërfaqësore që ka ardhur për shkak të shirave. Qyteti i Krujës do të jetë në një monitorim edhe nga ISHP, një monitorim pothuajse një mujor derisa të sigurohemi që cdo gjë është OK. Shira kanë rënë vazhdimisht por ka pasur një çarje diku dhe ka ndodhur si rezultat“, tha ai.

/m.j

Next Post
FOTOT/ Mediat serbe u “tërbuan” nga missi që bëri shqiponjën me duar, dy bukuroshet shqiptare: I kanë thënë se do i marrin pasaportën

FOTOT/ Mediat serbe u “tërbuan” nga missi që bëri shqiponjën me duar, dy bukuroshet shqiptare: I kanë thënë se do i marrin pasaportën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

March 9, 2026
Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In