• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Helmimi masiv në Deçan/ Serbia distancohet nga ngjarja, opozita në Kosovë kërkon të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

by
16/07/2021 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mohuar përfshirjen e vendit të tij në helmimin masiv në Deçan.

Mediat e Kosovës kanë raportuar se parase të ndodhte helmimi masiv dy serbë janë parë afër pikës së shpërndarjes së ujit dhe janë ngritur dyshime semund të jenë përfshirë ata në helmim. Por presidenti serb i ka mohuar këto pretendime.

“Ne kemi një analizë të lëvizjes së automjeteve me targa të Novi Sadit, nuk ishin as 500 metra afër burimit të ujit. Ne po presim të shohim se çfarë do të thonë. Po presim, po dëgjojmë”, tha Vuçiç.

Më 27 qershor, Naim Muçaj, pronari i një restoranti, 500 metra në rrugë ajrore larg këtyre pikave të ujit, tha se është vizituar nga dy të rinj serb, të cilët kishin ardhur me një veturë me tabela të Novi Sadit, të cilët e kishin pyetur për Manastirin e Deçanit.

Për shkak se këta dy persona i ishin dukur shumë të dyshimtë, Muçaj kishte njoftuar Policinë e Deçanit dhe u kishte përcjellë pamjet e kamerave të sigurisë, për t’i identifikuar ata. Mbi 1,500 banorë të Komunës së Deçanit, nga e diela, kanë kërkuar ndihmë mjekësore, duke shfaqur simptoma të helmimit.

Qëndrimi i Kosovës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vizituar dje Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, prej ku tha se gjendja është e qetë dhe nën kontroll. Vitia tha para gazetarëve se fluksi i qytetarëve ka rënë, situata është komplet nën kontroll dhe e qetë për moment. Ai u zotua se do të qëndrojnë pranë qytetarëve dhe stafit shëndetësor në Deçan.

“Ne si Ministri e Shëndetësisë qëndrojmë pranë edhe drejtorit, edhe qytetarëve por edhe pranë stafit, qoftë për nevojat që kanë qytetarët por edhe për resurset humane”, theksoi Vitia. I pyetur për rezultatet e analizave, ai tha se ato do të publikohen sapo të jenë gati, teksa theksoi se do të bëjnë maksimumin që bashkë të sanojnë problemet eventuale. “Ashtu siç kemi thënë, një pjesë e rezultateve ka dal, një pjesë tjetër po pritet, sepse për disa rezultate duhet kohë për mbjelljen e kulturave bakteriale, e një pjesë tjetër do të dërgohet jashtë shtetit për analizë më specifike”, tha ai.

Qëndrimi i opozitës

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në mbledhjen e mbajtur dje, ka diskutuar rreth helmimit të një numri të madh të qytetarëve në Komunën e Deçanit. Kryetari i këtij komisioni nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka kërkuar që të thirret mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Nuk ka mundësi me u helmua 1500 njerëz e në të njëjtën kohë dhe IKSHPK-ja thotë se nuk janë të helmuar këta. IKSHPK-ja duhet me na tregu se nga çfarë janë helmuar”, ka thënë Berisha. Ai ka theksuar se veprimet e Qeverisë kanë qenë të vonuara. “Veprimet e Qeverisë janë të vonuara. Komuna e Deçanit ka shpall gjendje të jashtëzakonshme. Është dashtë me u thirr Këshilli i Sigurisë Kombëtare, propozoj që kryeministri me thirr këshillin e sigurisë kombëtare për ti ndërmarr të gjitha veprimet”, shtoi Berisha.

Berisha iu drejtua deputetit të LVV-së, Enver Dugolli se nuk është duke bërë politikë. “Nuk jam tu bo politikë Enver, kjo është rregulluar me ligj”, u shpreh Berisha.

/b.h

Next Post
Ndalohet kryeinspektori dhe 3 inspektorë në Dibër, nuk ushtruan kontroll për mbrojtjen e territorit

Ndalohet kryeinspektori dhe 3 inspektorë në Dibër, nuk ushtruan kontroll për mbrojtjen e territorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Irani ndalojnë sulmet dhe rikthehen në tryezën e bisedimeve, ja vendi ku do të takohen

SHBA dhe Irani ndalojnë sulmet dhe rikthehen në tryezën e bisedimeve, ja vendi ku do të takohen

June 29, 2026
Rama publikon pamje nga kantieri i parkut të hyrjes së Shkodrës: Shëmbëlltyrë e vizionit transformues

Rama publikon pamje nga kantieri i parkut të hyrjes së Shkodrës: Shëmbëlltyrë e vizionit transformues

June 29, 2026
Dita e sotme me kthjellime në të gjithë territorin, ja sa do të shkojnë temperaturat

Dita e sotme me kthjellime në të gjithë territorin, ja sa do të shkojnë temperaturat

June 29, 2026
A mund të ketë vendime të pavarura kur ‘gjykimi’ bëhet edhe në opinionin publik? Konferencë me krerët e drejtësisë në Tiranë

A mund të ketë vendime të pavarura kur ‘gjykimi’ bëhet edhe në opinionin publik? Konferencë me krerët e drejtësisë në Tiranë

June 29, 2026
Nxirren edhe dy turistët e tjerë të bllokuar në kanionin e Gjipesë

Nxirren edhe dy turistët e tjerë të bllokuar në kanionin e Gjipesë

June 29, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Monologu i një numëruesi

June 29, 2026
Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In