Presidenti rus Vladimir Putin i ka kerkuar Britanisë që të hetojë më tepër për spiunin e helmuar Sergei Skripal para se të akuzojë dikë për këtë. Presidenti rus i kërkoi Britanisë së Madhe që të zbardhë çështjen nga ana saj dhe pastaj të diskutojë këtë me Rusinë.
Vërejtja e shkurtër e Putinit erdhi pasi burime të sigurisë thanë se Skripali ishte helmuar nga një agjent i rrallë nervor që prodhohet vetëm në disa laboratorë në botë. Njëri prej të cilëve, tha burimi, ishte laboratori Yasenevo, i drejtuar nga shërbimi i spiunazhit SVR i Rusisë në periferi të Moskës.Kryeministrja britanike Theresa May, tha të hënën se Rusia ishte “me shumë gjasa” përgjegjëse për vrasjen në tentativë të ish agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në qytetin anglez Salisbury fundjavën e kaluar.