Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur dhe pezulluar aktivitetin e fasonerisë ku u helmuan 18 punonjëse.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Durrës, pas rrjedhjes së gazit në ambientet e fasonerisë.
Punonjësit janë paraqitur në spital me marrje mendsh, marrje fryme dhe kollë.
Njoftimi
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dega rajonale Durrës është njoftuar se më datë 29.01.2019 në Spitalin Rajonal të Durrësit janë shtruar punonjës të subjektit “Albastir” Sh.p.k. me aktivitet fasoneri/hekurosje.
Punonjësit janë paraqitur në spital me marrje mendsh, marrje fryme dhe kollë. Deri tani janë 18 punonjës që po marrin trajtim pranë Spitalit Rajonal Durrës.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, dega rajonale Durrës, ngriti grupin e inspektimit i cili shkoi menjëherë në subjekt dhe morri masë urgjente, Vendim i Ndërmjetëm, për pezullimin e aktivitetit të subjektit deri më datë 7 shkurt 2019 në pritje të përgjigjes së analizave nga ana e Drejtorisë Rajonale Shëndetësore, Durrës si dhe masë administrative 500 000 lekë.
Javanews/a.cupaj