• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Helmimi i një shoqërie

by Java News
26/09/2025 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Leonidha Mërtiri

Para disa ditësh, në festivalin e filmit në Podgoricë të Malit të Zi, ndodhi një ngjarje e papritur: U ndërpre me forcë shfaqja e filmit “Lejleku” të regjisorit shqiptar Isa Qosja, prodhim i përbashkët ky i Kosovës me Malin e Zi, financuar nga Bashkimi Europian. Përmes ngjarjeve, historisë së fatit të tre brezave gra, trajtohet në të tema e emigracionit. Por britmat nacionaliste, kërcënimet e një grupimi të të rinjve ekstremistë serbë, drejtues të këtij orkestrimi, nuk e lanë filmin të shfaqej më tej, duke u përballur madje dhe me vetë atë opinion malazes që shijonte shfaqjen.

Filmi u ndalua. Shkaku u gjet: gjuha shqipe e filmit. Përballë kësaj situate, nuk u step qëndrimi i disa intelektualëve malazezë, pa folur për atë të partive shqiptare, të cilat, edhe pse të ndara, nuk mund t’i bënin fresk atij nacionalizmi të njohur, zgjuar dhe hedhur shtat në moshat e ndryshme, mbjellur dhe inkurajuar sidomos në brezin e ri. Organizatorët e festivalit e panë këtë incident si “situatë të pakëndshme”, teksa për Delegacionin Europian në këtë republikë ai shihet si pengesë që i bëhet lirisë së shprehjes artistike si pjesë integrale e lirisë së fjalës dhe vlerë thelbësore demokratike. Sfidë ndaj këtij nacionalizmi të njohur u bë rishfaqja e filmit po ato ditë, veç jo më atje ku u shfaq së pari, por rreth tre kilometra larg prej andej. Pjesëmarrja e presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviç dhe opinioni i tij për çka ndodhi, mendoj se ishin domethënëse. Për të, “në një vend ku të gjitha gjuhët, kulturat dhe fetë respektohen dhe vlerësohen, nuk ka vend për ndarje. Vetëm në këtë mënyrë mund ta ndërtojmë Malin e Zi modern, demokratik dhe evropian”. Puna është sa të sinqerta dhe sa vlerësohen ato në të vërtetë, për të mos mbetur në këmbalecë retorikash. Që fajit, siç shprehet pa dorashka producenti i njohur malazes i filmit, Ivan Gjuroviç, të mos i bishtnojë shteti dhe shoqëria, meqë kurrë nuk ndërtuan një kornizë qytetare, por kanë lejuar të ngjallen mitet e rreme, nacionalizmi dhe ndasitë.

Por, cilin pengon gjuha shqipe dhe pse urrejtja derdhet mbi të? Ajo është gjuha më e dashur, e shënjtë për shqiptarët kudo që jetojnë, për të ruajtur me fanatizëm identitetin e tyre kombëtar, krenarë për gjuhën e vetë amtare. Sepse, sikurse shprehet gjuhëtari ynë i madh, Eqrem Çabej, gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar. Në Mal të Zi shqipja është gjuhë zyrtare. Por ajo nuk duhet parë si sadaka nga qeveria malazeze. Çështja është të zëjë vendin që i takon. Në televizionin publik malazes vazhdon të ushqehet nacionalizmi serb dhe nxiten problemet e mprehta ndëretnike. E drejta e informimit në gjuhën e pakicave dhe brenda këtij televizioni shkon drejt sfumimit dhe për komunitetin shqiptar. Pa folur më tej për probleme, si ato të mënjanimit të së drejtës të përfaqësuesve shqiptarë në bordet përkatëse apo për më tepër punësim të tyre në to. Askush nuk mund ta cënojë identitetin kombëtar të këtij komuniteti, gjuhën, kulturën e tij, të drejtat e shprehura juridikisht.

Çka ndodhi dhe me filmin shqiptar nuk është rastësi. As neglizhencë apo ngjarje e izoluar. Ato janë shfaqur e shfaqen herë pas here, duke mbajtur të ndezur zjarrin e urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe, sikurse vihet re, për ta përcjellë atë frymë te më të rinjtë, gjë që, kjo e fundit siç kam përmendur dhe në një shkrim të mëparshëm, është e pranishme sidomos në Serbi, por edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me fjalë të tjera, helmim i shoqërisë. Pavarësisht qëndrimeve të partive proserbe dhe të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, shqiptarët në këtë shtet, ku janë në trojet e tyre, autoktonë, i kanë shërbyer stabilizimit të Malit të Zi, mbështetjes në proceset e veta demokratike, si vend multietnik, duke e ruajtur nga çdo plasaritje që mund t’i vinte apo t’i vijë nga larg apo nga fqinji i saj, Serbia, prej së cilës u shkëput përfundimisht nga Unioni i përbashkët në qershor 2006. Në referendumin e mbajtur për pavarësinë e Malit të Zi, sikurse pohonin mediat vendase dhe ato të vendeve fqinje, pati një pjesëmarrje masive të shqiptarëve në komunat ku banonin, madje, dhe të atyre shqiptarëve që punonin dhe jetonin jashtë vendit, në SHBA, Europë dhe vende të tjera, duke qënë ndërkohë edhe më unikë. Interesi i tyre është i prekshëm në të gjitha fushat për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian, pa përfillur qëndrimet proruse dhe proserbe.

Nga ana tjetër, nuk ka munguar dëshira dhe hapat konkretë të Shqipërisë për shfrytëzimin e gjithë potencialeve me fqinjin tonë, si në ekonomi, përmes bashkëpunimit në fusha si ato të energjisë, transportit detar, të kulturës etj. dhe që shqiptarët atje të jenë, sikurse ka ndodhur, ura të vërteta në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Duke iu kthyer ngjarjes në fillim të shkrimit, pa kaluar pesë ditë, në Tiranë u organizua Java e Kulturës Malazeze. Ajo foli shumë. Asnjë incident, kurrfarë urrejtje ndaj kulturës së fqinjëve, edhe pse kërcënimet dhe ulërimat ndaj shqiptarëve dhe gjuhës së tyre në Podgoricë sapo kishin ndodhur. Çfarë do të thoshte pianisti i talentuar malazes, Carlo Gjurgjeviç për duartrokitjet e merituara të publikut shqiptar pas interpretimit të tij dinjitoz të kryeveprave nga Bethoveni, Liszt, Bach, Chopin dhe veprave muzikore malazeze, të traditës dhe atyre të sotme? Me siguri, do të ndjehej në vështirësi. Ai dhe trupa e kulturës malazeze morën shumë me vete: nderimin dhe respektin e shqiptarëve. Vlerësimi i tjetrit, pavarësisht nacionalitetit, në këtë rast ndaj fqinjit, në fund të fundit, është vlerë civilizimi. Dhe për këtë, kemi të drejtë të krenohemi.

Next Post
Tentativa për presion ndaj Putin, Trump thirrje BE-së për tarifa 100% ndaj Kinës e Indisë

Trump jep lajmin: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

October 26, 2026
Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

October 26, 2026
Kremlini konfirmon armëpushimin në Oleshky: Po punojmë me Ukrainën për kohën e evakuimit

Peskov: Rifillimi i negociatave trepalëshe nuk nënkupton kufizim të operacioneve ushtarake

October 26, 2026
Pse elozhohet dhuna kaq shumë nga kundërshtarët e Edi Ramës?

Pse elozhohet dhuna kaq shumë nga kundërshtarët e Edi Ramës?

October 26, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

Bilanci i 13 ditëve protestë: Mbi 270 të arrestuar, 344 të proceduar, 60 të tjerë në kërkim

October 26, 2026
Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

October 26, 2026
VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

October 26, 2026
Stuhitë godasin Britaninë, 90 mijë abonentë pa energji elektrike dhe dy viktima

Stuhitë godasin Britaninë, 90 mijë abonentë pa energji elektrike dhe dy viktima

October 26, 2026
Disa ditë para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, Claude i Anthropic aksesoi pa leje të dhënat e votuesve

Disa ditë para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, Claude i Anthropic aksesoi pa leje të dhënat e votuesve

October 26, 2026
“Shqipëria ofron mbështetje shtesë dhe kapacitete”, Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

“Shqipëria ofron mbështetje shtesë dhe kapacitete”, Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In