• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Helmim i banorëve nga gazi? Albpetrol: Ja se çfarë ka ndodhur…

by A R
19/09/2018 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqëria Albpetrol sh.a sqaron deklaratat e bëra në media nga një grup banorësh të Zharrëzës në rrethin e Fierit, të cilët pretendojnë se janë helmuar nga gazrat e naftës të derdhur nga Albpetrol sh.a.

Në lidhje me këtë situatë Albpetrol njofton:

“Mesnatën e datës 18 Shtator 2018 shoqëria Albpetrol sh.a është njoftuar për pretendimin e disa banorëve të zonës së Zharrëzës se kishin hasur probleme shëndetësore nga gazrat dhe se këta banorë janë shtruar në Spitalin Rajonal të Fierit. Albpetrol sh.a ka ngritur menjëherë një grup specialistësh teknikë, të cilët në orën 00:50 të datës 19 Shtator 2018 kanë shkuar në vendin e pretenduar se kishte ndodhur problemi. Ekspertët e Albpetrol sh.a kanë krer matjet e ajrit dhe ka rezultuar se situata ishte normale dhe nuk kishte probleme me gazrat. Matjet janë bërë në pikën ku po kryhej derdhja e ujit, e cila presupozohet që të jetë burimi i ndotjes. Matjet e ajrit të kryera në këtë pikë nuk arrinin as vlerën 5 ppm, e cila është vlera më minimale që shkakton edhe rënien e alarmit. Matje në terren ka kryer edhe Drejtoria Rajonale Mjedisore dhe rezulton se nuk ka ndotje nga gazrat apo produkte të tjera hidrokarbure. Pra, nga të gjitha matjet dhe analizat e kryera nuk rezulton prezencë gazi në ajër.

Nga verifikimi në terren ka rezultuar se personat që pretendojnë që janë helmuar nga gazi ndodheshin në një prej lokaleve të zonës prej disa orësh ku kanë konsumuar pije dhe ushqime të ndryshme. Në të gjithë zonën e Sharrzës, zonë mjaft e populluar, këta janë personat e vetëm që pretendojnë që kanë probleme shëndetësore si pasojë e gazit apo produkteve të tjera hidrokarbure. Kjo ngre pikëpyetje dyshimi në lidhje me arsyen e vërtetë të pretendimeve.

Përfaqësuesit e Albpetrol sh.a dhe mjeku i shoqërisë kanë shkuar në Spitalin Rajonal Fier për të ndjekur nga afër situatën. Personat që kanë shkuar gjatë natës në spital janë trajtuar nga mjekët dhe më kanë lënë ambientet pas disa orësh.

Sipas informacionit zyrtar të Spitalit Rajonal Fier, me nr. Prot 2524/1, datë 19.09.2018, “Personat e paraqitur në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier pretendonin për helmim nga gazi, por referuar të gjitha egzaminimeve të kryera nga mjekët e urgjencës dhe mjeku specialist toksikolog, diagnoza nuk shkon për Suspekt Toksikim Akut Gazi. Një nga personat e paraqitur ka rezultuar se kishte konsumuar alkol në masën 0.73 mg/l”. Mjekët e spitalit kanë sqaruar se pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, personat janë larguar nga spitali. Një prej tyre ka refuzuar të marrë ndihmë shëndetësore ndërsa një person tjetër nuk ka pranuar të vazhdojë kurën. Në spital nuk është paraqitur asnjë person tjetër që të pretendojë për probleme shëndetësore përveç shtatë personave që ndodheshin në lokal duke konsumuar pije dhe ushqime.

Ndotjet në zonën e Zharrzës janë krijuar paralelisht me industrinë e naftës në këtë zonë dhe konsiderohen si ndotje të vjetra historike dhjetëra vjeçare. Albpetrol sh.a ka marrë masa konkrete për përmirësimin e mjedisit në këtë zonë.

Për çdo zhvillim të mëtejshëm do t’ju informojmë në kohën më të afërt” – shkruan Albeptrol.

/b.d

Next Post
FOTOT/ Tërmeti çan muret e Kuvendit

Kërkesa e PD për vetting në politikë, Këshilli i Legjislacionit mblidhet më 26 shtator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

March 2, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Qeveria ndryshoi e gjitha për të ruajtur gjithçka ajo ishte

March 2, 2026
A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

March 2, 2026
Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

March 2, 2026
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

582-vjetori i Besëlidhja e Lezhës, Begaj: Dita kur triumfoi bashkimi mbi përçarjen

March 2, 2026
E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

March 2, 2026
Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

March 2, 2026
VIDEO / Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

VIDEO / Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

March 2, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Historia hipokrite (e vonuar) e Sali Berishës që shkon të djegë Enverin pas 30 vitesh

March 2, 2026
Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In