Pesë persona u bllokuan këtë të shtunë në malin e Tomorit dhe kërkuan ndihmë për ndërhyrje nga ajri.
Ministria e Mbrojtjes u përgjigj menjëhere dhe dërgoi një helikopter te Forcave të Armatosura duke mundësuar evakuimin e tyre.
Pesë vizitorët nga Tirana raportohet se kanë qenë duke udhëtuar me makinë kur kanë humbur orientimin, ndërkohë që në majën e malit të Tomorit ka borë.
a.ç