Një video shokuese shfaq momentin kur helikopterët besnikë të presidentit sirian Bashar-al-Assad gjuajnë eksplozivë në periferi të Damaskut.
Pamjet që u filmuan nga një banorë nëpërmjet ballkonit, kapin momentin kur dy eksplozivë bien në atë rrethinë duke i shkatërruar apartamentet në mbeturina, shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.
Në sfond dëgjohet zhurma e një personi të paidentifikuar teksa thërriste “ Allahu është i madh, fuçi shpërthyese, Allahu është i madh. ”
Mendohet se pamjet u filmuan në qytetin Darayya, një periferi e kryeqytetit sirian, e që u publikua në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme.
/lajmi.net