• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Hekurudhat, Shqipëria mbetet jashtë linjës së trafikut nga Kina

by Java News
06/03/2016 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me një lëvizje më se spektakolare nga ana strategjike, Kina po përfundon me Kroacinë një paketë investimesh për infrastrukturën e transportit, me vlerë rreth 4.5 miliardë dollarë. Baza e kësaj pakete investimesh janë dy projekte: Modernizimi i terminalit të kontejnerëve të Brajdicës në Portin e Rijekës dhe Hekurudha e shpejtë Rijeka-Zagreb-Hungari, 269 km.

1 – Modernizimi i terminalit të kontejnerëve të Brajdicës në Portin e Rijekës

Pavarësisht se muajin e kaluar, kompania kineze COSCO përfundoi marrëveshjen për privatizimin e Terminalit të Kontejnerëve të Portit të Pireut dhe gjatë muajit dhjetor në Pekin, kryeministrat kinezë e sllovenë përfunduan një marrëveshje për rinovimin e portit të Koperit, askush në sektor nuk e priste një marrëveshje për Portin e Rijekës. Por kinezët duket se i bëjnë llogaritë në mënyrë tjetër.

2 – Hekurudha e shpejtë Rijeka-Zagreb-Hungari, 269 km, nga e cila 148 km (kufiri me Hungarinë në Botovo deri në Karlovac) do të jetë përmirësim i hekurudhës ekzistuese dhe 121 km do të jenë hekurudhë e re (Karlovac-Rijeka), që e shkurton me 71 km hekurudhën ekzistuese.

Cilat janë efektet e një investimi të tillë për Shqipërinë dhe Ballkanin?

Normalisht Korridori 5B është më strategjiku për faktorizimin ekonomik të Kroacisë dhe e kthen atë në portën hyrëse për Europën Lindore e Qendrore, pasi Korridori 5 përfundon në Ukrainë dhe ndërlidhet me shumë efektivitet me korridoret që përfundojnë në Rusi, Poloni, Vendet Baltike dhe Finlandë.

Por duke u kthyer Porti i Rijekës në portën kryesore të Rrugës Kineze Detare të Mëndafshit në Europë, automatikisht me këtë projekt eklipsohet i gjithë Ballkani Perëndimor, pasi Rijeka është mbi 1000 km më pranë se Porti i Pireut në raport me epiqendrat ekonomike të Europës Lindore, Qendrore dhe Perëndimore. Ky projekt anashkalon Greqinë, Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjën, të cilat përjashtohen njëherë e mirë nga trafiku kryesor ndërkontinental i Rrugës Detare të Mëndafshit. Gjithë këto vende të Ballkanit Perëndimor mund të gjenerojnë vetëm trafik midis tyre, por s’mund të jenë më vende tranziti për mallrat që qarkullojnë midis Europës dhe Kinës në rrugë detare.

Ndërkohë që qeveria shqiptare për vitin e tretë radhazi nuk ka bërë asnjë punë me Kinën, por ka mbetur ende te projekti korruptiv i “Rrugës së Arbërit” (ku nënkontraktorët shqiptarë e kanë rritur koston e 26 km rrugë në 360 milionë euro) dhe nuk ka asnjë projekt strategjik rrugor a hekurudhor të certifikuar që ka interes për Kinën. Edhe ofertën e kryeministrit kinez dhënë në Samitin e Bukureshtit për një port kinez, të ndërtuar nga “Rizhao Port”, kryeministri Rama nuk e ka ndjekur.

Madje, edhe “Zonën Industriale të Spitallës” (simotrën e terminalit të kontejnerëve të Brajdicës të Portit të Rijekës) në vend që ta diskutonin me firmat shtetërore kineze që janë prezente në Shqipëri, si PowerChina (po ndërton 2 autostrada në Maqedoni), CSCEC, CRBC (që do të ndërtojë hekurudhën Rijeka-Zagreb-Hungari dhe po ndërton autostradën në Malin e Zi), qeveria shqiptare është munduar ta zhvillojë privatisht me disa private kineze nga fshatrat e Kinës, pa kapacitete financiare dhe know-how.

Shkurt, me këtë projekt, Shqipëria është jashtë “Rrugës Kineze të Mëndafshit” dhe trafikut ndërkontinental të mallrave. Me shumë meritë, Kroacia është fituesja e kësaj loje gjeostrategjike në Ballkanin Perëndimor.

Monitor

Next Post

Ja çfarë ndodh nëse e fusni këmbën në ujë të ftohtë çdo natë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misteri i pushimeve të Kurtit në Greqi dhe ‘divorci’ me SHBA e Tiranën

Misteri i pushimeve të Kurtit në Greqi dhe ‘divorci’ me SHBA e Tiranën

August 17, 2026
Shihet si opsion edhe për Shqipërinë, Dortmundi e huazon portierin tek ekipi ku u shpall kampion: Jam i lumtur, të shohim përpara!

Shihet si opsion edhe për Shqipërinë, Dortmundi e huazon portierin tek ekipi ku u shpall kampion: Jam i lumtur, të shohim përpara!

August 17, 2026
CNN: Sistemi “Patriot” i Ukrainës është joaktiv, u kanë mbaruar raketat! Lufta me Iranin thau rezervat, prodhimi vendas…

CNN: Sistemi “Patriot” i Ukrainës është joaktiv, u kanë mbaruar raketat! Lufta me Iranin thau rezervat, prodhimi vendas…

August 17, 2026
Pushimet verore, fluks i lartë udhëtarësh në Portin e Vlorës, mbi 1300 pasagjerë mbërrijnë brenda ditës!

Pushimet verore, fluks i lartë udhëtarësh në Portin e Vlorës, mbi 1300 pasagjerë mbërrijnë brenda ditës!

August 17, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara

Situata e zjarreve në vend, ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara

August 17, 2026
Dinamo kërkoi shtyrjen e ndeshjes me Vorën, FSHF ia hedh poshtë! Me Vorën do luhet të dielën

Dinamo kërkoi shtyrjen e ndeshjes me Vorën, FSHF ia hedh poshtë! Me Vorën do luhet të dielën

August 17, 2026
Pyjet e Tërbunit prej katër ditësh nën pushtetin e flakëve, hektarë të tërë të shkrumbuar, banorët kërkojnë ndërhyrjen nga ajri!

Pyjet e Tërbunit prej katër ditësh nën pushtetin e flakëve, hektarë të tërë të shkrumbuar, banorët kërkojnë ndërhyrjen nga ajri!

August 17, 2026
Rusia njofton bombardimin e 2 anijeve që furnizonin Ukrainën me pajisje ushtarake në Detin e Zi!

Rusia njofton bombardimin e 2 anijeve që furnizonin Ukrainën me pajisje ushtarake në Detin e Zi!

August 17, 2026
Rrëzohet helikopteri në ishullin grek, tymi dhe flakët mbulojnë zonën e Sifnos! Dyshohet edhe për viktima

Rrëzimi i helikopterit në ishullin grek, vdesin çifti britanik dhe piloti! Po bënin muajin e mjaltit, momenti kur shpërthen në flakë (VIDEO)

August 17, 2026
EMRI+VIDEO/ Gruaja u la e vdekur te dera e spitalit, arrestohet shqiptari, po arratisej nga porti i Barit! Hijet e “Ndraghetës”, trafiku i drogës dhe detajet

EMRI+VIDEO/ Gruaja u la e vdekur te dera e spitalit, arrestohet shqiptari, po arratisej nga porti i Barit! Hijet e “Ndraghetës”, trafiku i drogës dhe detajet

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com