• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Hej, ja ku jam”! Publikohet foto e fundit e alpinistit italian pak minuta para se ta përpinte akllnaja

by A R
06/07/2022 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tragjedi ndodhi në majën Marmolada në malet Dolomite. Rrëshqitja e një akullnaje la të vdekur disa alpinistë.

Një prej tyre ishte alpinisti 27-vjeçar Filippo Bari. Ai kishte bërë një foto dhe ja kishte dërguar familjarëve të shoqëruar me mesazhin “ej shihni ku jam”, vetëm pak minuta para se të humbte jetën nga akullnaja që i ra përsipër.

Sipas Ansa, foto e Barit para se ai dhe 7 alpinistë të tjerë të shtypeshin për vdekje nga akulli e gurët në ortekun e tmerrshëm u publikua nga familjarët e tij për të treguar momentet e fundit të tij të lumtura.

Ai jetonte në Malo (Vicenza) dhe punonte në një dyqan harduerësh në Isola Vicentina dhe ishte nisur për në majën Marmolada në malet Dolomite me miqtë e tij, kur një copë e madhe e akullnajës u thye papritur duke lëshuar një ortek akulli, dëbore e gurësh të dielën.

Ndërkohë ka filluar dhe identifikimi i viktimave të tjera dhe të zhdukurve, ku në Veneto janë tre viktima të tjera nga shembja e së dielës së 3 korrikut. Tommaso Carollo dhe Paolo Dani, nga Vicenza, gjithashtu janë identifikuar dhe janë njohur zyrtarisht sot te të afërmit. Carollo ishte një menaxher 48-vjeçar nga Thiene, i njohur në zonën e Altovicentino. Ditën e dielë ai ka qenë në rrugën ‘normale’ me partneren e tij, e cila ka mbetur e plagosur dhe e shtruar në spitalin e Trentos. Paolo Dani, 52 vjeç, ishte një udhërrëfyes malor nga Valdagno, me shumë përvojë dhe i respektuar nga kolegët e tij dhe nga adhuruesit e ekskursioneve në lartësi të mëdha.

Historia e Davide Miotti, 51 vjeç dhe gruas së tij Erica Campagnolo, nga ana tjetër, është historia e një familjeje të shkatërruar. Malet ishin pasioni dhe puna e tyre. Prej vitesh ata drejtonin një dyqan super të specializuar për pajisjet teknike në Tezze sul Brenta (Vicenza). Sot grilat kanë mbetur të ulura. Miotti do të ishte ndër viktimat e njohura tashmë. Gruaja e tij Erica, do t’u përkiste të zhdukurve në akullnajë. Në Cittadella, ku ata ishin të njohur, është zhdukur edhe shpresa për t’i parë të kthehen në shtëpi. Ata kishin dy fëmijë, një djalë 15 vjeç dhe një vajzë më të madhe.

Ngjarja ka ndodhur ditën e dielë pranë Punta Rocca përgjatë ngjitjes së rrugës normale për të arritur majën. Masa e materialit që u shkëput nga akullnaja Marmolada ra me një shpejtësi prej 300 kilometrash në orë.

/a.r

Next Post
“Rikthimi” që vjen nga e shkuara: Përse e po e hanë “supën” e Berishës?

“Rikthimi” që vjen nga e shkuara: Përse e po e hanë “supën” e Berishës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In