Heidi Baci nis rolin e moderatores së Përputhen: Ishte koha të dilja nga zona e komfortit

Heidi Baci do të jetë moderatorja e sezonit të ri të Për’puthen, duke u përballur me një sfidë të re televizive.

Gjatë një interviste në Wake Up, ajo tregoi se vendimi për të drejtuar këtë format erdhi në një moment kur ndiente nevojën të provonte diçka më të vështirë dhe të largohej nga zona e saj e komfortit.

Heidi tha se fansat e saj janë të shqetësuar, pasi nuk janë mësuar ta shohin në një rol të tillë. Ajo shtoi se Për’puthen synon të afrojë njerëzit dhe se këtë herë do të ketë edhe përgjegjësinë për të bashkuar çifte.

“E ndjeva se kishte ardhur koha të merrja përsipër një sfidë më të madhe. Nuk jam njeri që dëshiron të qëndrojë në ‘comfort zone’. Kjo është bërë e ditur dhe Blendi e di shumë mirë. Fansat e mi janë në merak, sepse nuk më kanë parë më herët në një format të tillë.