Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth thuhet se nënshkroi një memorandum muajin e kaluar duke i lejuar Departamentit të Sigurisë Kombëtare, DHS të testojë një “rreze nxehtësie” jo-vdekjeprurëse në kufirin jugor të SHBA-së.
“Rrezja e nxehtësisë”, e njohur si Sistemi Aktiv i Mohimit, është një armë e nivelit ushtarak që lëshon një rreze energjie duke shkaktuar “një ndjesi nxehtësie intensive në sipërfaqen e lëkurës”.
Në një memo, të siguruar për herë të parë nga CNN, Hegseth autorizoi një “huazim të përkohshëm” të Sistemit të Mohimit Aktiv për DHS-në për shtatë muaj duke filluar nga shtatori. DHS mund të kërkojë përdorim të mëtejshëm të sistemit të Pentagonit nëse është e nevojshme.
Një zëdhënës i Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare (CBP) tha në një deklaratë se po vlerësonte vazhdimisht teknologjinë e re, veçanërisht teknologjinë që mund të shpëtojë jetë, duke rritur njëkohësisht efektivitetin e sigurisë kombëtare.
Nuk është e qartë se për çfarë saktësisht planifikon DHS ta përdorë Sistemin e Mohimit Aktiv, por memorandumi i lejon departamentit ta përdorë atë për operacione të mundshme në kufirin SHBA-Meksikë.
The post Hegseth dha autorizimin që të testohet në kufirin SHBA-Meksikë, çfarë është sistemi ‘rrezja e nxehtësisë’? appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë











