• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hedhin plehra në burim dhe thonë: nuk kemi dashur t’ju bëjmë pis!

by Bajram Peçi
25/04/2024 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Ky “Report”-i investigues i RAI 3 mbi rolin “kriminal” të një punonjësi të administratës së lartë shtetërore, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, që mbi 10 vite më parë ka kryer detyrën e avokatit në Itali, vetiu të sjell ndërmend filmin e regjizorit Steven Spilberg, “Ura e spiunëve”. Mbi Ëngjëll Agaçin nga televizioni publik italian, ajo të cilës i rëndohet më shumë, është se ka mbrojtur botën e krimit, ka mbrojtur klientë të tij që kishin kryer vepër penale. Më konkretisht, indirekt e kriminalizon, duke e quajtur “…një ish-avokat të trafikantëve të drogës”!

Regjizori i shumënjohur amerikan, me filmin e tij sikur të ketë dashur t’u jap një përgjegje akuzave thellësisht tendencioze mbi rolin që ka luajtur avokati Agaçi. Filmin, regjizori gjenial e ka ndërtuar mbi tregimin jetësor të avokatit James Donovan, të rrëfyer në librin e tij, ”Strangers on a Bridge”. Regjisori i përmbahet tregimit të Donovanit, me avokatin si personazh qëndror të ngjarjes (rolin e të cilit e luan Tom Hanks), ku te ura Glienicke, që ndodhet midis Berlinit Perëndimor dhe Potsdamit shkëmbehen në fshehtësi piloti i Lockheed-it spiun U-2, Francis Gary Powers dhe spiuni Rudolf Abel në shërbim të BRSS. Por para këti shërbimi, Donovan, si avokat i caktuar nga shteti, ishte caktuar të mbronte spiunin.

Furtuna e zemërimit të opinionit ndaj një avokati amerikan që mbronte një spiun rus, armik të SHBA-së, mbërriti deri tek familja e tij, por avokati kreu detyrën, nuk u thye ndaj kërcënimeve të CIA-s dhe as xhamave te thyer të shtëpisë. Ai thjesht kreu detyrën. Për të kuptuar skrupulozitetin profesional të avokatit, do duhej të vishej me klimën e luftës së ftohtë të një epoke tjetër, që agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe kërcënimet termobërthamore na e kanë sjellë kaq pranë!

Avokati nuk është ai lloj profesioni ku u duhet të rendin vetë ose zyra e tyre, në kërkim të klientit. Është klienti që zgjedh avokatin, por është shpesh dhe caktimi nga ana e shtetit për të dhënë ndihmën juridike për persona që përmbushin kriteret sipas ligjit. Kështu, dhe Agaçi si avokat në Itali, ka mbrojtur mbase trafikantë, por ka bërë detyrën, atë detyrë që konsiderohet  ndër bazat dhe themelet e shtetit të së drejtës, mbrojtjen e të pandehurit nën akuzë.

“Reporti”-t të RAI-3, një televizion publik që punon e mbahet me taksat e popullit e që (si kudo) e ka të ndaluar me rregullat statuore të bëjë politkë të njëanshme, kryeministri ynë është i bindur se drejtohet kundër kryeministres Meloni. Nxirret ky përfundim nga cilësimi te “Report” se “…Ëngjëll Agaçi është njeriu kyç i paktit me Italinë”.

Mund të ketë edhe këtë kuptim sipërmarrja e RAI-t, por në opinionin shqiptar, përpos kësaj sa shpjegon Edi Rama, ka dyshime të besueshme se gjithçka mund të ketë si stisje korrupsionin. Për para çfarë nuk mund të bëhet!? Dyshimet nuk vijnë nga boshllëku, por nga bashkëpunimi përmes intervistave të gazetarit të RAI 3 me televizionin e familjes që qeverinë e sheh si armike të familjes.

Si në Itali ashtu dhe në Shqipëri nuk ka avokatë që na u dhënkan mbrojtje ligjore virgjëreshave apo lartësive mbretërore! Kryesisht ata u japin mbrojtje klientëve me precedent penalë, përfshi dhe vrasësat. Avokati është i detyruar të japi siguri se nuk vepron në konflikt me interesat e personit që mbron; avokatit nuk e ka kod etike, por detyrim ligjor që i ndalohet të bëjë kallëzim dhe nuk mund të pyetet si dëshmitar për personin, të cilit i ka kryer shërbime dhe ndihmë juridike. Informacione dhe rrethana, që ai i ka mësuar gjatë ushtrimit të profesionit të avokatit, i mban për vete. Kështu ngjan edhe te filmi “Ura e spiunëve”, kur punonjësi i CIA-s i kërkonte avokatit Donovan t’i tregonte se çfarë kish mësuar nga klienti i tij spiun rus, “…na thuaj çfarë ju ka thënë”?

Ligësitë e shoqërisë, që gazetarët e Italisë i njohin shumë mirë prej shesheve e hapësirës së tyre, përfshi dhe këta trafikantët e drogës, RAI 3 te “Report” ia përcjell opinionit publik si fenomene shqiptare, administratë e kapur, qeveri e korruptuar, etj. Duke bërë vetëm pis me dyshime dhe asnjë provë kryeministrin “që tërbohet” në biseda telefonike dhe Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrisë, ndot njëherësh gjithë qeverisjen dhe vetë Shqipërinë. Dyshimi i shpifur, alarmet e rreme mbi strehën që u afrohet emigrantëve në Gjadër, Melonit nuk i ka bërë ndonjë dëm, por Shqipërisë po!

E keqja që synoi RAI 3 t’i bëjë Shqipërisë me “Report”-n na bën nervoz se nuk po jemi në gjendje, prej plehrave pa kandar që kanë ndarë në “Report”, të kuptojmë: pse? Përse mund ta ketë këtë qëllim një TV publik fqinj, dalë jashtë funksionit të veprimtarisë, përpos interesave materiale atje dhe politike këtu?

Nëse përmes Ëngjëll Agaçit synuan të mbërrijnë te Edi Rama, lutem të kenë durim! Pas do kohe do ketë zgjedhje dhe përgjegja vjen nga vota!

Next Post
Operacionet policore në vend 24 orët e fundit, Balla: Janë vendosur para ligjit 20 persona dhe janë sekuestruar…

Operacionet policore në vend 24 orët e fundit, Balla: Janë vendosur para ligjit 20 persona dhe janë sekuestruar...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

July 18, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Plaga, Flamingot dhe Aristoteli

July 18, 2026
Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In