• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

HEC-et në Valbonë mbajnë peng Parkun Kombëtar të Alpeve

by Aalison Pearse Stevens
12/08/2016 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parku Kombëtar i Alpeve shtrihet në tre shtete, Shqipëri, Kosovë e Mali i Zi dhe është një nga atraksionet turistike më të vizituara nga turistët e aventurës dhe të natyrës. Por, problematika që paraqet ky park është infrastruktura rrugore, ajo mjekësore si dhe problemi i energjisë elektrike.

Menaxhimi me efikasitet i këtij parku paraqet disa probleme që kanë të bëjnë me ruajtjen e pyjeve nga prerjet, gjuetia e ndaluar si dhe ndërtimi i disa HEC-eve në zonën e Valbonës, shkruan Shekulli.

Drejtori i agjencisë së zonave të mbrojtura në Shkodër, Agim Dardha, shprehet se ky park ka mbetur peng i hidrocentraleve në lumin e Valbonës.

Sipas tij është hartuar një projekt konkret për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Alpeve, që do të përfshije 86 mijë hektarë sipërfaqe.

Drafti ka shkuar në qeveri, por momentalisht puna është bllokuar deri në zgjidhjen e problemit të hidrocentraleve të parashikuara të ndërtohen në Valbonë, pjesë kjo e këtij parku.

Për specialistët, ndërtimi i HEC paraqet një ndër problematikat më shqetësuese që konstatohet në territorin që do të përfshijë Parku Kombëtar i Alpeve. Krijimi i këtij parku, i cili do të jetë më i madhi në vend, pasi shtrihet nga Vermoshi në Valbonë, është me rëndësi të veçantë, sepse do të shërbejë si bazë për krijimin e zonës së parë të mbrojtur ndërkufitare me Malin e Zi dhe Kosovën.

Ndërkohë, Parku Kombëtar i Alpeve përfshinë edhe 2 parqet kombëtare ekzistuese, atë të Thethit dhe Luginës së Valbonës. “Pritet t`i jepet zgjidhje nga qeveri problemit të hidrocentraleve në Valbonë. Ne dhe gjithë organizatat mjedisore jemi totalisht kundër ndërtimit të këtyre hidrocentraleve dhe presim një zgjidhje pozitive nga ana e qeverisë shqiptare”, thotë Dardha.

Hapësira

Parku Kombëtar i Alpeve do të ketë një sipërfaqe prej 86 mijë ha dhe do të jetë më i madhi në vend. Sipërfaqja aktuale e zonave të mbrojtura në vend është 16% e territorit të Shqipërisë.

Këtij Parku do t’i jepet jetë dhe do të mbrohet falë një koordinimi dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi dhe ashtu siç natyra është lidhur mes malesh, do të krijohet edhe kjo lidhje infrastrukturore dhe administrative.

Qëllimi i Parkut Kombëtar të Alpeve nuk do të jetë vetëm mbrojtja, por edhe një zhvillim i qëndrueshëm lokal për Valbonën, Thethin dhe Vermoshin.

Deri më sot zonat e mbrojtura, sidomos ato malore janë lënë në harresë totale nga pushteti lokal dhe qendror, ndaj ka ardhur momenti që të rikthehet vëmendja për të sjellë një zhvillim më të madh.

Specialistët dhe drejtuesit e agjencisë kombëtare të zonave të mbrojtura theksojnë se Alpet kërkojnë një mënyrë tjetër zhvillimi pa betonizim dhe pa ndërtime shumëkatëshe sikurse është vepruar deri më sot në zonat urbane.

Tani kanë filluar të rikthehen edhe shumë nga banorët që dikur e braktisën këtë vend, madje kanë ardhur edhe nga Amerika për të investuar në këto zona të veriut të Shqipërisë.

Zamir Dedej, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura thotë se “ajo që kanë fqinjët më shumë se ne, nuk është natyra por sjellja dhe ndërgjegjësimi i njerëzve ndaj natyrës dhe biodiversitetit.

Është ky problemi që duhet të ndryshojmë, mentaliteti për t’i bërë njerëzit të kuptojnë se përfitojnë më shumë duke e ruajtur natyrën dhe jo duke e shkatërruar apo dëmtuar atë”.

Shqipëri-Kosovë, plan i përbashkët

Ministri i Mjedisit të Shqipërisë, Lefter Koka dhe homologu i tij nga Kosova, tashmë në dorëheqje, Ferid Agani, më herët kanë diskutuar për bashkëpunim në shpalljen e Parkut të Alpeve Shqiptare, planin e menaxhimit të tij, si dhe shpalljen zonë ndërkufitare të mbrojtur trepalëshe me Kosovën dhe Malin e Zi.

Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura zhvilluan dëgjesën e katërt publike mbi “Zonimin e Parkut Kombëtar të Alpeve”, me komunitetin dhe grupet e interesit në Vermosh, Bogë dhe Tamarë ku ishin të pranishëm edhe drejtori i AKZM-së, z. Zamir Dedej, kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe z. Tonin Marinaj dhe përfaqësuesja e Projektit ECRAN-BE.

Shpallja e Parkut Kombëtar të Alpeve bëhet në zbatim të Programit të Qeverisë dhe prioritetit të Ministrisë së Mjedisit, për shtimin e sipërfaqes së zonave të mbrojtura, duke synuar arritjen e sipërfaqes së zonave të mbrojtura të krahasueshme me mesataren e vendeve anëtare të BE-së.

Shpallja e Parkut Kombëtar të Alpeve bëhet në përputhje me objektivat e Strategjisë së Biodiversitetit të BE-së për periudhën 2011-2020, si dhe në kuadër të zbatimit të “Aichi Targets” të Konventës së Biodiversitetit. Banorët e këtyre zonave e shohin si një mundësi të mire zhvillimi funksionimin e këtij parku, përgatiti Shekulli. (B.an)

Next Post

Al-Deehani, sportisti i parë i pavarur me të artë olimpike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi

EMRAT/ Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi

August 23, 2026
Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 8 mijë pasagjerë udhëtojnë drejt Brindisit

Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 8 mijë pasagjerë udhëtojnë drejt Brindisit

August 23, 2026
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Kontrabandë gazi kinez në BE, shitej në Itali, SPAK “filtër” pasurive të 9 të huajve

August 23, 2026
Sulmi kibernetik nga Irani nxori jashtë funksionit për 4 ditë një central elektrik në Britani

Sulmi kibernetik nga Irani nxori jashtë funksionit për 4 ditë një central elektrik në Britani

August 23, 2026
Fjala e plotë e Veliajt para Gjykatës Administrative: Po më pengohet ushtrimi efektiv i të drejtave që më garanton Kushtetuta dhe mandati i qytetarëve

Media belge: Data kyçe e sagës gjyqësore të Veliajt, që mbahet në paraburgim, po afron

August 23, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

August 23, 2026
Thellohet tragjedia e Manzës, shkon në  4 numri i të vdekurve, ndërron jetë në spital edhe 16-vjeçari

Thellohet tragjedia e Manzës, shkon në 4 numri i të vdekurve, ndërron jetë në spital edhe 16-vjeçari

August 23, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

August 23, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Fitime rekord nga kriza, gjashtë vende të BE-së kërkojnë taksë për kompanitë e naftës

August 23, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Drejtësia nuk duhet të ndëshkojë

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com