• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hazizaj: Refuzimi i vizës së Gjin Gjonit, shuplakë amerikane ndaj drejtësisë

by Aalison Pearse Stevens
03/03/2016 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

 

EKSUKLUZIVE/ Konstitucionalisti, Sokol Hazizaj e komenton për Javanews, deklaratën më të fundit të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, se SHBA ka refuzuar tu japë viza për në Amerikë disa gjyqtarëve të korruptuar, si shprehjen më të drejtëpërdrejtë të vendosmërisë amerikane për të pastruar sistemin e drejtësis në Shqipëri.

Sipas tij, duke qenë i qartë për misionin dhe rëndësin që i jep shteti amerikan betejës ndaj korrupsionit në Shqipëri, nuk mund dhe nuk ka se si të jesh kundër çdo lloj nisme që ndërmerr ambasada amerikane dhe vet Ambasadori, si përfaqësuesi më i lartë i saj. “Në këtë kuptim edhe ky deklarim i ambasadorit Lu, tregon nga njëra anë se sa e ulët është konsiderata e SHBA-së për institucionet shqiptare dhe përfaqësuesit e saj. Nga ana tjetër, vendosja e kufirit të së drejtës për lirinë e shtetasve shqiptarë të korruptuar, është treguesi më i mirë ose paralajmërimi më i mirë për të gjithë shoqërinë që për shkak të korrupsionit mund të shkojmë në vetizolim të gjithë, pa përjashtuar vet shoqerinë”, shprehet Hazizaj për Javanews.

Lidhur me lakimin e emrit të anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësis, gjyqtarin Gjin Gjoni, si një person që i është refuzuar viza amerikane, Hazizaj shprehet se duke abstraguar për emra të veçantë, siç edhe vetë Ambasada abstragon, është shpreja më e qartë kritike që SHBA lëshon në adresë të atyre institucioneve të cilat nuk e venë “ujin në zjarr” për këtë situatë të rëndë në të cilën përballet sistemi i drejtësis. “Lakimi i çdo emri të veçantë, qoftë dhe i një anëtari të KLD-së, kur fenomeni deklarohet në mënyrë të vazhdueshme dhe nuk konstatohet ndonjë hap i rëndësishëm në luftën ligjore ndaj tij, ngjan me fjalën tradicionale shqiptare se përsëritja është mëmë e dijes, por edhe babai i mërzisë. Diçka e tillë më duket se po ndodh. Si e tillë po e bën Shqipërinë dhe shqiptarët të humbasin besimin mbi këdo dhe për këdo”, komenton Hazizaj për Javanews.

Sipas tij, me deklaratat e ambasadorit Lu, sot drejtësisë shqiptare i ka ardhur mesazhi, të paktën moralisht, se ndryshimet janë të domosdoshme, dhe nga ana tjetër rezistenca ndaj këtyre ndryshimeve dhe mungesa e ndëshkueshmërisë së menjëhershme ndaj krimit në të gjitha format e tij, nuk bën gjë tjeter veçse zgjat agoninë e rënies së pushtetit të drejtësisë. “Ka nevojë për drejtësi brenda drejtësisë. Sirenat e alarmit kanë filluar të bien tashmë”, dekaron Hazizaj për Javanews.

 

Next Post

4 mijë dollarë rrogë për...foto në Instagram

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In