• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Haxhiu e Zogaj i përgjigjen Berishës: Pro-serb në krye të PD. S’ta jap më dorën se je mosmirënjohës!

by A R
03/05/2022 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke ndjekur dje diskutimet në studion e emisionit Opinion në Tv Klan për situatën brenda Partisë Demokratike, në rrjetet sociale ka reaguar ish-Kryeministri Sali Berisha duke sulmuar analistët Baton Haxhiu dhe Preç Zogaj.

Në statusin e tij në Facebook, Berisha shkruan: “Miq, zhvillimet e fundit në tërësi dhe Kuvendi i PD ka tmerruar Edi Ramën, i cili ka mobilizuar të gjithë lëpirësit e tij të përhapë trillime dizinformime mashtrime etj. Në krye të këtij kortezhi mjeran qëndron binomi i ndërklonuar Stanishiq – Zogaj të cilët kalojnë të diskretituar me tezat bajate nga studio në studio si zhurmues të ndryshkur. Me këtë rast ju bëj thirrje studiove t’ju kërkojnë ndjesë shikuesve për ndjesitë që ju krijojnë”.

Reagimi i Berishës u lexua në studion e Opinion, ku u kundërpërgjigjën Baton Haxhiu dhe Preç Zogaj.

Baton Haxhiu: E kam kursyer gjithmonë një linçues publik, edhe unë po i them dhëndrit të Milicës, që është dhëndër serb. Kjo është hera e fundit që e kam kursyer me etikën time. Është një pro-serb dhe një dhëndër serb i cili është në krye të Partisë Demokratike dhe kjo është fatkeqësia e këtij vendi dhe të djathtëve. Familja e tij është me prejardhje serbe, është dhëndri i Milicës. Dhe është fatkeqësia e këtij njeriu që është në krye të PD. Njeri i gabuar në kohë të artë për Shqipërinë.

Preç Zogaj: Unë e kam shumë të qartë se çfarë ndodh, e kam shumë të qartë se cila është pozita e Sali Berishës pas shpalljes së tij non grata, e kam shumë të qartë edhe pse është shpallur ai non grata. I ka bërë të qarta DASH, e ka bërë të qartë institucionet e SHBA, edhe ai e di. Më mjeran se Sali Berisha në këtë pozitë ku është unë nuk njoh njeri. Unë ka 30 vjet që e njoh Sali Berishën, më shumë. Sa herë kam mbajtur qëndrime si këto që po them, unë kam mbajtur qëndrimet e mia. Do t’i them një gjë atij dhe të tjerëve. Kanë bërë një rezolutë për djegien e mandateve, bojkotimin e zgjedhjeve vendore dhe kam pasur shumë nga ‘berishistët’ që këtë më kanë thënë mua, ‘mjerani Preç Zogaj’, ‘argumente të ndryshkur’, ‘i diskretituar’. Pse? Se unë kam qenë një nga zërat e vetëm që publikisht kanë qenë kundër qëndrimeve dhe shumë të tjera. Dhe këtu kultura demokratike është që ti të shikosh individin që del kundër, konservatorët këtë princip kanë, që vlerësojnë atë që del kundër turmës. Kjo është kultura bolshekive. Këtu gjithë problemi është si do ndërtosh marrëdhëniet demokratike me pakicën me mendimin ndryshe, jo me mendimin e servilëve. Megjithatë, unë i them Berishës, jeta vazhdon. E kam gjetur shumë herë në karrierën time përtokë, nja 3-4 herë në këtë udhëtimin tim, ai me avion kryeministër a ku di unë, e kam gjetur në 2-3 raste dhe ia kam zgjatur dorën. I kam thënë që nuk ia jap më dorën sepse është mosmirënjohës.

/a.r

Next Post
“Çelo Hoxha falsifikator dhe psikopat fashist! Bashkë me Uran Butkën kanë kryer tradhti kombëtare”

"Çelo Hoxha falsifikator dhe psikopat fashist! Bashkë me Uran Butkën kanë kryer tradhti kombëtare"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
Moti i ngrohtë mbush plazhin e Velipojës në fundjavë, Rama publikon pamjet

Moti i ngrohtë mbush plazhin e Velipojës në fundjavë, Rama publikon pamjet

March 1, 2026
Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

March 1, 2026
“Epsteini” ynë

Meraku i Sali Berishës për vilën e Enver Hoxhës 20 vjet më parë

March 1, 2026
“Rezistenca nuk ndalet!”/ Gazment Bardhi: Ndryshimet në qeveri dhe polici erdhën nga protestat

“Rezistenca nuk ndalet!”/ Gazment Bardhi: Ndryshimet në qeveri dhe polici erdhën nga protestat

March 1, 2026
Sulmi që ndryshoi lojën, si u planifikua për muaj me radhë eliminimi i liderit suprem të Iranit

Sulmi që ndryshoi lojën, si u planifikua për muaj me radhë eliminimi i liderit suprem të Iranit

March 1, 2026
Dy banesa në Memaliaj rrezikojnë të shemben nga moti i keq e shirat, dëmtohen edhe rrugët e linjat e ujërave të zeza

Dy banesa në Memaliaj rrezikojnë të shemben nga moti i keq e shirat, dëmtohen edhe rrugët e linjat e ujërave të zeza

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In