Reshjet e dendura të shiut që përfshinë të gjithë vendin, nuk kanë sjellë problem me cilësinë e ujit të pijshëm. Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ishte këtë të enjte në impiantin e pastrimit të ujit të pijshëm në Bovillë, nga ku rezulton se situata është normale.
Ministri i bëri apel ndërmarrjeve të tjera të ujësjellësve në rrethe që të pastrojnë ujin sipas standardeve.
“Në këto ditë po i kushtojmë vëmendje të shtuar cilësisë së përpunimit të ujit të pijshëm. Ka dhe një vëmendje shtesë nga Inspektoriati i Shëndetit Publik. Nga inspektimi rezulton se situata është mëse normale. Cilësia e ujit që përpunohet këtu është e lartë, pavarësisht reshjeve të dendura të ditëve të fundit. Ju bëj thirrje ndërmarrjeve të tjera të ujësjellësve në rrethe, që të zbatojnë në mënyre rigoroze të gjithë procedurat e pastrimit të ujit. Si dhe kemi rënë dakord me Inspektoriatin të shikohet me vëmendje cilësia e ujit në rrjetin shpërndarës. Situata është në kontroll”, – u shpreh ministri Edmond Haxhinasto.
Ja gjendja e akseve rrugore gjatë pasdites:
INFORMACION MBI GJENDJEN E KALUESHMËRISË
SË AKSEVE RRUGORE KOMBËTARE (sipas Qarqeve)
datë 07.01.2016, ora 14:30
QARKU |
Situata |
Rekomandime |
TIRANË |
Aksi Tiranë-Krrabë (km29)-Elbasan është i kalueshëm normalisht.
Akset Tiranë-Trau Dajt-Qafë Mollë-Bizë + Trau Dajt-Antena + Qafë Priskë-Shëngjergj janë të qarkullueshme, megjithë problemin e shkaktuar dje nga shirat. Në gadishmeri jane 2 borepastruese, ekskavator, grejder dhe 7 punetore. Në aksin Sauk – TEG – Ibë – Elbasan, qarkullimi kryhet në aksin e ri. Megjithatë në gadishmëri janë mjete dhe punëtorë. Në segmentin Ura e Farkes-R/rr Mullet, është në rrezik të vazhdueshëm gjendja e inklinuar e pishave. Rruga është e hapur por duhet KUJDES!!!!!! Ka 10 punëtorë, fadroma, 1 kamion vetëshkarkues në gadishmëri. Në aksin Ura e Peshkatarit – Berzhitë ka një çedim të trupit të rrugës me 10 ml, deri në gjysmën e korsisë. Në këtë segment ka patur shembje nga skarpata por janë pastruar gjatë natës. Sapo është aktivizuar një shkarje masive në Dobresh, dhe qarkullimi është bllokuar nga aksi i vjetër. Kalohet nga aksi i Ri Tiranë – Elbasan.
Në segmentin mbikalimi Fushë Krujë – Thumanë , ka patur probleme, është në rikonstruksion nga BAMI Shpk.
|
Në segmentin Qafë Priskë-Shëngjergj ka përqendrim të makinerive të rënda dhe punëtorë për të ndërhyrë në zgjidhjen e problemit që u raportua dje.
Janë marrë masa me sinjalistikë. |
DURRËS
|
Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. |
Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku. |
VLORË |
Në akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin.
Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos pikat ku ka rënie materialesh. Në vendin ku ndodhi rrëshqitja në afërsi të Hotel Ninfa, ka patur rënie gurësh, të cilët janë pastruar. Në Llogora janë në gadishmëri 1 borëpastruese, 1 fadromë dhe 5 punëtorë. |
Të bëhet kujdes ne kalimin e segmenteve ku ka rrezik për rënien e dherave dhe të respektohet sinjalistika e vendosur. |
GJIROKASTËR |
Ka rreshje shiu në të gjithë qarkun. Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos në zonat e njohura ku ka rrëshqitje siç janë Shkalla e Zezë ku jane ne gadishmëri 1 fadromë dhe 6 punetorë, dhe Rapi i Kuqarit, ku janë në gadishmëri 1 fadromë dhe 5 punëtorë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, që në këto zona të respektojnë sinjalistikën e vendosur. Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. | Të bëhet kujdes në kalimin në segmentet rrugore ku ka rrezikshmeri për rënien e gureve në rrugë. |
ELBASAN |
Sapo njoftohemi se në aksin Cërrik – Gramsh, segmentin Banjë – Drizë, është i bllokuar, si pasojë e fryrjes të liqenit të Devollit.
Gjithashtu sapo është hapur aksi Elbasan – Librazhd. Në Xibrakë kishte një shembje masive, por kontraktori punoi në të dyja krahët e rrugës për normalizimin e situatës me mjete të shumta. Tani ky aks është i qarkullueshëm. Ka rreshje shiu ne te gjithe qarkun 1. Aksi Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë, ka si pika më të vështira:
Në gadishmëri në këtë aks janë 2 fadroma, 2 kamionë dhe 10 punetorë, për çdo rënie materialesh në rrugë. Situata per momentin eshte normale. Në aksin Librazhd – Steblevë rruga ishte e bllokuar si pasojë e dy shkarjeve masive, në km 9 dhe km 20.U punua nga kontraktori për eleminimin e tyre. Sapo u njoftuam që aksi u hap. Këtu jane ne gadishmeri 1 traktor me zinxhire, 1 fadrome dhe 11 punetore.
Në aksin Elbasan – Gjinar, në km 66 në Shelcan dhe km 72 Derstil ka shembje skarpate dhe gurë. Rruga është 1 kalimshe. Po punohet intensivisht.
2. Aksi Elbasan-Peqin ka si pika më të vështira:
Në këto momente qarkullimi është normal. Ka patur rënie dherash në Papër, por janë hequr menjëherë. Ketu jane ne gadishmeri 1 kamionçine, 1 fadrome dhe 4 punetorë. 3. Në Papër, km 57, situata është normale. 4. Aksi Elbasan – Gramsh ka si segmente më të veshtirë: 1. Banjë – Drizë, km 77-89 2. K/Shirgjan – Drizë, km 72-80 Në seg. K/Shirgjan-Cingare në km 64, ka patur bllokim 2 herë gjatë natës dhe në mengjes.Është hapur, po punohet për evadimin e dherave. Ka mjete e punëtorë në gadishmëri.
5. Aksi Gramsh – Kodovjat, Bersnik, Mashan, Km 104-109, në segmentin Drizë-Gramsh km 98, është shembur traseja e rrugës mbi tombino (Perroi i Cekinit). Segmenti eshte me një kalim, por eshte segment ne rikonstruksion nga EUROTEOREMA Në të gjitha këto pika të rrezikshme ka mjete dhe njerëz në gadishmëri. është kryer pastrimi i akseve nga gurët dhe materialet e tjera. |
Të bëhet kujdes në akset ku ka materiale në rrugë. Të respektohen tabelat e sinjalistikës. |
KORÇË |
Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu dhe temperaturat janë rritur. Kjo ka sjelle përmirësim në qarkullimin e mjeteve. Aksi Korcë-Dogana Kapshticë, gjendja është normalizuar dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Firma kontraktore po mban në monitorim të vazhdueshëm situatën. Aksi Korcë-Voskopojë kalimi është normal. Edhe në aksin Korçë – Dardhë nuk ka probleme me qarkullimin.Në aksin Boboshticë – Dardhë ka rreshje bore. Në segmentin Kordhë – Dardhë duhen përdorur zinxhirët. Gjendja e Akseve të tjera rrugore të Qarkut Korcë paraqitet normale dhe është duke u punuar për kriposje pjesore. Në akset e këtij qarku janë në gadishmeri 13 borëpastruese, 3 grejdera, 8 fadroma, 14 kamionë dhe punetorë në segmentet më problematike. |
Të bëhet kujdes në akset ku ka materiale në rrugë. Të respektohet sinjalistika në vendet ku ka prani të ngricave në rrugë. Të përdoren zinxhirët në segmentin Kordhë – Dardhë |
FIER |
Nuk ka probleme për qarkullimin në akset e këtij qarku. | Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të fluksit të makinave |
BERAT |
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Punohet për pastrimin e akseve, në kuader të kontratave me performancë. Gjatë ditës së djeshme ka patur rënie gurësh në aksin Berat – Çorovodë, që janë pastruar. | |
KUKËS |
Në të gjithë qarkun, ka patur rreshje shiu. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij qarku. Në aksin Tuneli Kalimash – Kukës – Morinë janë në gadishmëri 3 mjete, në aksin Kukës – Krumë janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Kukës – Draj Reç janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Domaj – Bushtricë janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Kukës – Qafë Shllak janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Kukës – Ura e Zapodit janë në gadishmëri 2 mjete, në akset e Tropojës janë në gadishmëri 10 mjete. Në të gjitha këto akse ka rënie gurësh në rrugë, të cilët pastrohen nga firmat kontraktore.
1. Në aksin Krumë- Qafë Prush, në një gjatësi prej 80ml, ka një çedim të trupit të rrugës. është vendosur sinjalistika përkatëse dhe qarkullimi vazhdon normalisht. 2. Në aksin B. Curri – Valbonë, në km 13 -17, në vendin e quajtur Prroni i Thatë, ka h rënie gurësh masive që sjellin rrezikshmëri për qarkullimin. 3. Në aksin Fierzë – Lekbibaj , në vendin e quajtur Shkëmbi i Rajës, ka herë pas here shembje dhe rënie gurësh. Janë pastruar nga firma kontraktore. 4. Në aksin Domaj – Bushtricë, ne km 27, 29 dhe 31 nga Kukësi, ka çedim të trupit të rrugës 20-70 cm, dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve. 5. Edhe në akse të tjera ka rënie gurësh në rrugë, të cilat janë pastruar nga kontraktorët. Në të gjitha akset e këtij qarku, qarkullimi kryhet normalisht.
|
Të bëhet kujdes dhe të respektohet sinjalistika në vendet ku ka probleme në rrugë dhe rënie gurësh e materialesh të tjera.
|
DIBËR |
Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu. Në Peshkopi kanë pushuar rreshjet e borës. Në akset e Burrelit dhe Bulqizës ka rënie gurësh në rrugë, të cilët po pastrohen me fadroma nga firmat kontraktore.
Në akset e këtij qarku janë në gadishmëri 14 mjete, në zonat ku ka rrezik për rënien e materialeve në rrugë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka rrezik të rënies së materialeve në rrugë, si dhe të lageshtisë në rrugë. 1. Gjatë gjithë aksit Skurraj – Burrel , ka herë pas here rënie gurësh në rrugë, që krijojnë probleme në qarkullim. Inspektorët dhe firmat kontraktore punojnë vazhdimisht për pastrimin e tyre. Në vendin e quajtur Baz, ka çedim të trupit të rrugës dhe shembje të murit pritës të rrugës. Në keto zona duhet të tregohet kujdes nga përdoruesit e rrugës. Ne gadishmeri jane 2 mjete. 2. Në aksin Burrel – Qafë Bualli, 1.5 km në dalje të qytetit të Burrelit, ka një çedim masiv të trupit të rrugës. Për momentin nuk ka probleme për qarkullimin. 3. Në aksin rrugor Kuben – Vasie, në km 19.5 nga Peshkopia, në fshatin Vleshe, ka një çedim të trupit të rrugës. Deri në këto momente nuk ka probleme për qarkullimin. |
Të bëhet kujdes në qarkullim në akset ku ka inerte në rrugë dhe të respektohet sinjalistika.
|
SHKODËR |
Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu.
Ne akset Dedaj – Razëm dhe Koplik – Bogë ka renie gurësh si pasojë e rreshjeve te shumta. Ne gadishmëri jane 2 mjete fadroma, që po bëjne pastrimin e akseve. Edhe ne aksin Shkoder – Qafe Qele ka rrezik per renie guresh ne rruge. Edhe ketu eshte ne gadishmeri 1 fadrome., ne aksin Shpal – Ura e Repsit jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin Rreshen – Qafe Bene jane ne gadishmeri 2 mjete. Ne aksin Qafe Mali – Fierze jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin K.Hadroj – Qafe Bene jane ne gadishmeri 2 mjete. Në aksin Qafë Mali – Fierzë ka një shkëputje trupi i rrugës me një gjatësi 10 ml, në vendin e quajtur Miliska. Po punohet për të gjetur një rrugë alternative kalimi. Për momentin qarkullimi është i bllokuar. Edhe në aksin K/Hadroj – Qafë Benë ka rënie gurësh. Po punohet me fadromë për largimin e tyre nga rruga. Edhe në akset e Tropojës ka rënie gurësh që po pastrohen me fadroma nga firmat kontraktore. 1.Në aksin Qafë Laç – Qafë Qele ka zona me rrezik për renien e gurëve, prandaj duhet të bëhet kujdes në qarkullimin në këtë aks. 2. Në aksin Pukë – Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi i Zojes, ka shembje të murit mbajtës të rrugës dhe çedim të saj. Situata e qarkullimit është normale. Ne gadishmeri eshte 1 mjet. 3. Gjatë aksit Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, ka herë pas here rënie gurësh dhe shembje të skarpatave, por nuk ka probleme për qarkullimin. Në gadishmëri është 1 mjet. 4. Në aksin Vau i Dejës – Koman ka segmente ku ka rrezikshmëri për rënie gurësh e materialesh në rrugë. Në këtë aks, disa prej urave janë të dëmtuara, prandaj rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim. |
Gjithashtu të bëhet kujdes në zonat ku ka rënie gurësh e materialesh në rrugë. Gjithashtu rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën dhe të ecin me kujdes në këto akse. |
LEZHË |
Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu.. Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht. Ne aksin Milot – Skurraj – Rreshen eshte ne gadishmeri 1 mjet, ne aksin Ura e Zogut – Rubik – Rreshen eshte ne gadishmeri 1 mjet, ne aksin Rreshen – Tuneli i Thirres jane ne gadishmeri 3 mjete.
Në këto momente njoftohemi nga specialistët e Shkodrës se nga hapja e portave të Hidrocentralit të Shkopetit dhe Ulëzës, uji po përmbyt rrugën në aksin Milot – Rrëshen. Në Strungaj, km 34 nga Rrëshen – Tuneli, ka ndodhur ditën e djeshme një shembje masive dheu. Është punuar gjithë natën nga kontraktori për heqjen e dherave dhe aluvioneve nga rruga dhe sot nuk ka probleme për qarkullimin. Edhe në akset Shpal – Ura e Repsit, Milot – Skurraj – Rrëshen, Ura e Zogut – Rubik – Rrëshen, Rrëshen – Qafë Benë, ka rënie gurësh në rrugë. Po punohet me fadroma për pastrimin e akseve. 1.Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, në zonat e quajtura : a. Mashterkovë km 26, b. Fan km 28.5, c. Bicak km 34, ka shembje të dherave dhe bllokime të kanaleve anësore dhe tombinove, dëmtim të pritave mbrojtëse si dhe spostim të shtresës asfaltike nga vija e projektit. Megjithatë qarkullimi kryhet normalisht në këtë aks. 2.Në aksin Fushë Milot – Lezhë, ka demtim të fugës së diletacionit, në Urën mbi lumin Drin, ne km 0.900. është vendosur sinjalistika përkatëse dhe për momentin nuk ka probleme me qarkullimin. |
Të bëhet kujdes dhe të respektohet sinjalistika rrugore.
|