• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Haxhinasto: Strategji e re transporti për zhvillimin ekonomik

by Aalison Pearse Stevens
12/07/2016 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, mori pjesë në prezantimin final të Strategjisë Kombëtare të Transportit. E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, Romana Vlahutin.

Haxhinasto e ka vlerësuar strategjinë si një moment shumë të rëndësishëm në politik-bërjen në fushën e transportit, e cila, sipas tij, do të pajisë këtë Ministri me një dokument reference në politikat për zhvillimin e infrastrukturës dhe për dhënien e shërbimeve cilësore të transportit. Sipas tij qëllimi final është që edhe ky sektor i rëndësishëm për ekonominë dhe për zhvillimin e vendit të integrohet me ritme më të shpejta në Bashkimin Evropian.

Duke folur për Procesin e Berlinit, Ministri Haxhinasto e cilësoi këtë Strategji në përputhje me qëllimet e këtij procesi dhe u ndal tek Samiti i 4 Korrikut në Paris, ku u arritën edhe produkte konkrete përsa i takon infrastrukturës hekurudhore në vendin tonë, në miratimin e projektit të rëndësishëm të rehabilitimit të infrastrukturës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës. Në këtë Samit, Bashkimi Evropian miratoi grantin prej 35 ml eurosh, si pjesë e zbatimit të projektit prej 82 ml euro, që do të sjelli një situatë krejtësisht tjetër në lidhjen e zemrës ekonomike dhe administrative të vendit, që është zona Tiranë-Durrës.

Haxhinasto tha se strategjia ka marrë parasysh zgjidhjen e sfidave që ka sistemi ynë i transportit: “Duke filluar me bazën ligjore përkatëse, duke vazhduar me një lidhje organike dhe një reflektim të kërkesës së sotme dhe të ardhshme përsa i takon zhvillimit ekonomik, si një sektor jo vetëm që gjeneron vlerë, por i shërben kësaj ekonomie për të realizuar rritjen dhe zhvillimin e saj”.

Në fjalën e tij, Ministri u ndal gjithashtu tek cilësia e shërbimit të cilën e konsideroi një prioritet strategjik dhe si shumë e rëndësishme është tërësia e masave që integrojnë transportin jo vetëm në aspektin fizik por edhe masat buta, për të liberalizuar tregun.

Në planifikimin e investimeve është përdorur metoda e priotarizimit të projekteve infrastrukturore. Ajo i krijon mundësi reale investitorëve privatë për të konsideruar investime serioze në infrastrukturën e vendit, duke pasur një dokument vlerësues të të gjithë projekteve me interes kombëtar dhe rajonal, të vlerësuar sipas metodologjive Evropiane.

“Ka ardhur momenti që strategjia duhet të jetë e vetmja pikë reference, me qëllim që të bëjmë dhe ne planifikimin buxhetor, duke i dhënë infrastrukturës peshën e duhur specifike që ka qoftë në rritjen ekonomike qoftë në detyrimet e tjera në kuadër të detyrimeve ndërkombëtare që kemi”, nënvizoi ministri.

ma.me
Next Post

Kaubojsi në festën e socialistëve (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In