• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Haxhinasto: Masat kundër informalitetit në transportin rrugor rritën sigurinë

by Aalison Pearse Stevens
06/07/2016 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto deklaroi sot se masat e marra nga qeveria kundër informalitetit në transportin rrugor kanë rritur ndjeshëm sigurinë rrugore. Në konferencën “Standardet e sigurisë rrugore në Bashkimin Europian, pikë referimi për Shqipërinë”, që po zhvillon punimet në Tiranë, Haxhinasto tha se ndërhyrjet në Kodin Rrugor forcuan masat por edhe përmirësuan sjelljen e qytetarëve në rrugë. Lidhur me ndërhyrjet e bëra nga MTI, Haxhinasto u ndal tek disa prej tyre, si ndërhyrjet për patentat, perfeksionimin e sistemit të patentimit, apo masa të tjera për shërbime më të mira në këtë fushë.

Duke u ndalur në disa prej tyre, të cilat sipas ministrit kanë patur edhe ndjeshmëri publike, siç është çështja e gjobave, Haxhinasto tha se gjobat në vetvete nuk prekin qyetarin që respektojnë rregullat. “‘Për ata që zgjedhin të shkelin rregullin e të futen në kryqëzim me dritë të kuqe, sigurisht do të ketë pasoja, sepse kjo pasojë nuk lidhet vetëm me ta, por edhe me jetën e të tjerëve”, deklaroi ministri.

Efekti i këtyre masave, sipas tij, është evident, pasi nuk shihen më drejtues mjetesh të futen në semafor me dritë të kuqe, kur vetëm pak kohë më parë ka qënë një sport shumë i ‘këndshëm’ për ta. Një tjetër çështje e ngritur nga ministri ishte edhe përdorimi i rrugës si aset. “Infrastruktura rrugore në vend është aset kombëtar, pasi është ndërtuar me kontributin e të gjithë qytetarëve”, tha ai. Këtu, ministri kërkoi ashpërsimin e masave për të gjithë ata që ndërhyjnë në rrugë në mënyrë të paautorizuar, pasi sipas tij, kompromentojnë shumë rëndë sigurinë rrugore.

Ministri po ashtu bëri të ditur se në rrugë është bërë një investim i jashtëzakonshëm. Sipas tij, rreth 3.7 miliardë dollarë janë investuar në vitet e fundit në sistemin rrugor. Më tej, ai renditi edhe disa nga akset rrugore në të cilat është ndërhyrë duke përmirësuar edhe sinjalistikën. Konkretisht, në akset Rrogozhinë-Butrint-Qafa e Llogarasë dhe Tiranë-Kashar-Rinas, Ndërsa, sipas tij, po punohet në segmentet Rrogozhinë-Elbasan-Qafë Thanë-Kapshticë dhe Fushë Krujë-Shkodër-Hani i Hotit-Muriqan. Haxhinasto po ashtu i kërkoi Autoritetit Rrugor Shqiptar të rrisë masat ndëshkimore për ata që dëmtojnë veprat e artit në trupin e rrugës.

ma.me

Next Post

Si do të kryhet kontrolli i pasurisë së gjyqtarëve nga hetues ndërkombëtarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu paralajmëron Iranin: Një sulm ndaj Izraelit do të ishte gabimi i tmerrshëm, përgjigjja do të jetë shumë e fuqishme

Netanyahu paralajmëron Iranin: Një sulm ndaj Izraelit do të ishte gabimi i tmerrshëm, përgjigjja do të jetë shumë e fuqishme

July 26, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

July 26, 2026
Prapaskena e Botërorit! Messi surprizon 25 shokët e skuadrës, zbulohet dhurata luksoze që mori çdo lojtar i Argjentinës

Prapaskena e Botërorit! Messi surprizon 25 shokët e skuadrës, zbulohet dhurata luksoze që mori çdo lojtar i Argjentinës

July 26, 2026
Arrestime të BKH-së pa Policinë e Shtetit, reagon Lamallari: Kjo është e parashikuar në ligj!

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Orë të vështira, prioritet mbrojtja e qytetarëve!

July 26, 2026
Fundjava sjell kaos në rrugë, bllokohet aksi Lezhë–Shëngjin nga fluksi i automjeteve

Fundjava sjell kaos në rrugë, bllokohet aksi Lezhë–Shëngjin nga fluksi i automjeteve

July 26, 2026
INSTAT: Rriten flukset turistike, mbi 5 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit

INSTAT: Rriten flukset turistike, mbi 5 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit

July 26, 2026
Tensionet rriten në Lindjen e Mesme, shpërthen cisterna në arterien kryesore të naftës

Tensionet rriten në Lindjen e Mesme, shpërthen cisterna në arterien kryesore të naftës

July 26, 2026
Vlorë/ Zjarri masiv në Pyllin e Sodës vihet nën kontroll, digjen mbi 5 hektarë me pisha

Vlorë/ Zjarri masiv në Pyllin e Sodës vihet nën kontroll, digjen mbi 5 hektarë me pisha

July 26, 2026
“Epsteini” ynë

Dalldia e Besës

July 26, 2026
Investime të qëndrueshme për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër

Investime të qëndrueshme për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In