• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Haxhinasto aktivitet me nxënësit për sigurinë rrugore

by A R
31/05/2016 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka marrë pjesë në konkursin edukativ “Të sigurtë mbi 2 rrota”, organizuar nga “Automobile Club Albania”, dhe me pjesëmarrjen e nxënesve nga shumë shkolla të kryeqytetit. Ministri Haxhinasto, në fjalën e tij e vuri theksin te siguria rrugore për fëmijët, duke thënë se edukimi i brezit të ri, është një element i rëndësishëm për rritjen e sigurisë rrugore. Ministri tha se do të ketë vëmendje maksimale në zbatimin e rregullave për transportin e fëmijëve.

“Dëshiroj të falenderoj klubin “Automobil Albania”, që ka kohë që organizon aktivitete të shkëlqyera në funksion  të promovimit të sjelljes në trafik. Promovon aktivitetet për të rritur sigurinë në rrugë. Por padyshim dua të falenderoj edhe fëmijët që marrin pjesë. Të jeni të bindur se efekti i kësaj  pjesëmarrje është shumë i madh. Duke marrë pjesë në këtë konkurs, mësoni shumë për rregullat e sjelljes në trafik, për mënyrën se si ti jepni biçikletës në mënyrë të sigurtë. Por ju mësoni edhe si duhen rregullat e qarkullimit në rrugë, si të reflektoni ato, apo edhe si të ndihmoni  familiarët dhe miqtë. Çështja e sigurisë rrugore është me ndjeshmëri të madhe, dhe gjithë shoqëria jonë duhet të kontribuojë që ne të jemi sa më të sigurtë në rrugë, rrugët tona të jenë sa më të sigurta, dhe njerëzit të mos dëmtohen. Në vitin 2014, Qeveria ka miratuar një plan kombëtar për sigurinë rrugore, dhe një nga elementët më të rëndësishëm të këtij plani është edukimi i brezave të rinj. Dhe kjo i jep këtij aktiviteti një rëndësi të madhe, që jam I bindur do ndikojë drejtëpërdrejtë në rritjen e sigurisë rrugore. Ministria e Transporteve e ka çështjen e fëmijëve në  trafik, çështje prioritare.  Pak kohë më parë  sëbashku edhe me Ministritë e Brëndshme dhe atë të Arsimit, kemi miratuar të gjithë  rregullat që duhen zbatuar, për të rritur sigurinë e transportit të fëmijëve, veçanërisht me autobuzët e posaçëm për nxënësit. Do të jemi shumë rigoroz që të gjitha rregullat, të gjitha kërkesat e këtij trasporti, të respektohen nga shkollat dhe operatorët e ndryshëm të transportit.  Nga ju kërkoj me shumë dashamirësi, që këtë përkushtim që keni për sportin dhe biçikletën, ta keni edhe për të përçuar te njerëzit e tjerë gjithçka që mësoni këtu. Me qëllim që të jeni misionarë dhe përçues të sigurisë rrugore”./a.m.

Next Post

Pas dorëheqjes së Roshit, reagon Berisha: Po Edin do e marri me vete “Edvini” ?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In