• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Haxhinasto: Aeroporti i Kukësit ka ngjallur interes, mund të nisë fluturimet brenda vitit

by A R
02/04/2016 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto në një interviste për Top Channel, flet për hapat që do të ndiqen pas firmosjes së marrëveshjes për heqjen e ekskuzivitetit të TIA. Ministri theksoi se aeroporti i Kuksit, mund të jetë operacional brënda këtij viti. Ndërkohë së shpejti do të publikohet edhe një studim fizibiliteti për aeroportet në Jug, ku do të ketë një vlerësim profesional  se ku duhet ndërtuar. Në lidhje me aeroportin e Kuksit, Haxhinasto theksoi se ka interes nga disa kompani që ofrojnë udhëtime me çmime të lira( low cost).

Cilat do të jenë hapat do të hidhni pas nënshkrimit të marrëveshjes?

Së pari do të formalizojmë këtë marrëveshje dhe besoj se do të jetë një proçes i përshpejtuar miratimi si në Qeveri dhe në Parlament. Përsa i takon operimit të aeroportit të Kuksit, janë disa mundësi që janë duke u shqyrtuar, një mundësi është që të operohet nga një njësi e specializuar në varësi të Ministrisë së Transporteve. Një mundësi tjetër, është që ti jepet me konçesion operatorëve, dhe kemi disa kërkesa prej tyre. Ne do të përzgjedhim  mundësinë më të mirë, që do ti shërbejë rritjes dhe futjes  në një operim sa më optimal dhe sa më të shpejt të këtij aeroporti.

Po kompani ajrore konkrete kanë shprehur interes?

Deri më sot është shprehur interes nga operatorë aeroportesh, por edhe nga kompani ajrore, veçanërisht kompani “low cost”. 2 kompani kanë ardhur e kanë vizituar aeroportin, e kanë inspekuar, dhe kanë qenë në pritje të hapit që ne e ndërmorrën për heqjen e ekskluzivitetit. Për tu pregatitur më pas  në mënyrë më konkrete për përdorimin e këtij aeroporti, veçanërisht për kategorinë “low cost”.

Në lidhje me aeroportet e Jugut, çfarë po bëhet me këto projekte?

Ne jemi pregatitur edhe për këtë, ndërsa negociohej marrëveshja. Kjo ka ndodhur  për aeroportin e Kuksit, kemi vlerësuar se ccfarë ndërhyrjesh kërkohen  për ta vënë në gjendje operimi. Për aeroportet e Jugut, ne kemi punuar, kemi mobilizuar një fond nga disa institucione të lidhura me aviacionin civil në Shqipëri. Besoj se së shpejti do të kemi një studim fizibiliteti, që do të japi një gjykim të pjekur dhe profesional, se cili duhet të jetë aeroporti i parë ku duhet investuar në Jug, do të jetë Vlora apo Saranda, apo ndonjë vend tjetër. Mbas këtij studimi do të jemi në gjëndje të orientojmë më mirë këto investime qofshin private, por pse jo edhe ndonjë mundësi tjetër me fonde shtetëore.

Aeroportit i Kuksit, sa kohë do të kërkojë të fillojë operimi?

Rreth një vit më parë ne kemi bërë një vlerësim për kostot që kërkohen për të vendosur aeroportin në gjëndje operimi, dhe është konkluduar për një ndërhyrje prej rreth 3 milion eurosh. Ka nevojë për një rishikim të kësaj situate, dhe pastaj do të vendosim për ndërhyrjen. Ose do të administrojmë gjithashtu kërkesat që kemi patur nga operatorë të ndryshëm, ose do të vazhdojmë me para publike. Besoj se në një ecuri normale, aeroporti i Kuksit, duhet të jetë operacional deri në fund të vitit.

Next Post

Votë akademike dhe intelektuale për Universitetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In