• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Haxhia vazhdon akuzat: Kulla e Berishës, bazë e UDB-së dhe Sigurimit

by Aalison Pearse Stevens
27/09/2016 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, deklaron për Shqiptarja.com se kulla e ish-kryeministrit Berisha ka shërbyer si bazë për UDB e ish-Jugosllavisë dhe ish-Sigurimin e Shtetit dhe jo për strehimin e UÇK. Haxhia ka sqaruar se luftëtarët e UÇK janë strehuar në kullën e Sulejman Berishës dhe djemve të tij, të cilët janë kushërinj të pestë me Sali Berishën.

Sipas Haxhiajt, Berisha mashtron, ndërsa tenton të ngatërrojë para publikut kullën e tij me atë të kushëririt të katërt. “Kulla e Berishës ka “meritën” se ka strehuar në vjeshtën e 1943 serbo-boshnjakun Vuk Karaxhiç, “frut” i kësaj mikpritje kemi ardhjen në jetë të Salih Karaxhiçit me 1 korrik 1944. Kjo kullë gjithashtu ka shërbyer edhe si një bazë e dyfishtë e UDB dhe e Sigurimit të Shtetit ku bëheshin takimet e tyre dhe atyre agjentëve që bënin lojën e dyfishtë atë të Sigurimit dhe UDB. Prandaj çfarë të mundohen të shpikin e sajojnë për kullën e Berishës apo sado para të fituara me gjakun e shqiptareve të shqiptarëve, për ringritjen e saj, nuk mund ta shpëtojnë nga vula e turpit e tradhtisë që i ka vënë asaj, Sali Berisha. Brezat e mëvonshëm do ta kujtojnë atë, si kullën ku lindi e rriti Esat Pashën e dytë të Shqipërisë, Sali Berishën”, shkruan Haxhia. Ish-kryeministri i Shqipërisë deklaroi në një emision se shtëpia e tij në fshatin e thellë Viçidol, Tropojë, ka shërbyer si bazë të UÇK-së gjatë luftës në Kosovës. Berisha tha se ai vetë e kishe lënë ndërtesën në dorë të luftëtarëve gjatë luftës me serbët në vitin 1999.

E vërteta sipas Haxhisë

Sipas Izet Haxhisë, kulla e Berishës nuk ka qenë asnjëherë si bazë e UÇK. Sipas tij, gjatë luftës së Kosovës, kulla e Berishës ishte e shkatërruar dhe nuk mund të shërbente as si ahur bagëtish. “Nuk e di kush e ka nxjerrë këtë mashtrim, por kulla e Berishës nuk ka qenë asnjëherë bazë e UÇK sepse ajo në kohën e luftës së Kosovës ka qenë e dëmtuar nga moskujdesja dhe braktisja që i ishte bërë shumë kohë më parë. Në atë gjendje të rrënuar që ishte ajo, as për ahur bagëtish nuk mund të shërbente, lëre pastaj të jetonin njerëzit. Por, për hir të vërtetës duhet thënë se shtëpia e Sulejman Berishës dhe djemve të tij ka qenë një bazë e fuqishme e UÇK që përfaqësonte zonën operative të Dukagjinit në Kosovë. Si duket e ngatërrojnë (ma merr mendja me siguri se marshalli sajon rrena të tilla) kullën e Sulejman Berishës me atë të Saliut. Sulejman Berisha është një kushëri i brezit të katërt apo pestë të Berishës që nuk e ka takuar apo ta ketë pritur ndonjëherë Berisha sa ishte president apo deri sa ka mbaruar lufta për çlirimin e Kosovës”, shkruan Haxhia.

Nesim Haradinaj

Nesim Haradinaj është njëri prej udhëheqësve të luftës në Gllogjan e më pas edhe në zonën kufitare si pjesë udhëheqëse e brigadës 138 Agim Ramadani, ka mohuar që shtëpia e Berishës të ketë shërbyer si bazë për UÇK-në. “E vetmja kullë e jote që ke ‘si bazë të UÇK-së’ është ajo kulla ‘model’ që more dhuratë nga ish-punëtori i Sigurimit të UDB-së: Mustafë Lokaj. Pra ajo ‘trofe’ është krenaria jote dhe e familjes suaj të ngushtë. Kjo shtëpi në foto është ish-shtëpia e juaj, por si bazë e UÇK-së ka qenë e Bacës Sylejman dhe djalit të tij Gëzimit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haxhia

“Kjo kulle gjithashtu ka shërbyer edhe si një bazë e dyfishtë e UDB dhe e Sigurimit të Shtetit ku bëheshin takimet e tyre dhe atyre agjentëve që bënin lojën e dyfishtë atë të Sigurimit dhe UDB”.

Haradinaj

“E vetmja kullë e jote që ke ‘si bazë të UÇK-së’ është ajo kulla ‘model’ që more dhuratë nga ish-punëtori i Sigurimit të UDB-së: Mustafë Lokaj. Pra ajo ‘trofe’ është krenaria jote dhe e familjes suaj të ngushtë”.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post
BE: Referendumi në “Republikën Serbe” s’ka bazë ligjore

BE: Referendumi në “Republikën Serbe” s’ka bazë ligjore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In