• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Haxhia: “Saliu përgjonte banjot e kullës, Zeni më fut femra në FB për të më provokuar”

by A R
12/10/2016 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-truproja e Sali Berishës denoncoi dje në rrjetet sociale një përpjekje për ta futur në kurth nëpërmjet joshjes. “Ka shumë kohë që më vijnë kërkesa për miqësi e mesazhe provokuese, nga profile fallco apo të vërteta femrash. Janë me qindra dhe duket që janë të dirigjuara nga një qendër e vetme” – shkruan ai ndër të tjera.

Haxhia thotë se tashmë bën jetë murgu dhe se kanë tentuar edhe më parë t’i bëjnë kurthe të tilla, për ta akuzuar më pas për përdhunim. DITA e intervistoi Izetin pas postimit, dhe zv.kryeredaktori Alqi Koçiko zhvilloi me të intervistën e mëposhtme.

-Izet, në denoncimin tënd ti thua se provokimet e këtij lloji dirigjohen nga një dorë. Tek kush dyshon?

-Duhet pasur parasysh se unë që kur kam filluar të rrëfehem për gazetën tuaj para dy vitesh në lidhje me bëmat e krimet e Berishës, kanë filluar të më vijnë mesazhe kërcënuese e fyese në mënyrë konstante. Dhe dihet që këto mesazhe nuk ishin punë militantësh apo dumbabistash që u shave babën Sali, por të organizuara nga një dorë e vetme që na çon tek gjurmët e Zenit të Saliut. Sepse më kujtohet dhe e kam thënë edhe më parë që një mesazh që m’u dukte i shkruar në stilin e Zenit, ishte nisur nga ishujt e Pacifikut ku në atë kohë Zeni i “varfër” po bënte pushime me bukuroshen e tij të pasur…

-Po, por ato ishin kërcënime, këto duken si joshje…

-Po njësoj, edhe këto kërkesa për miq me profile femrash vijnë në seri ashtu si mesazhet. Sigurisht që mendja të vete tek po e njëjta dorë, tek ajo e Zenit, i cili e ka shumë për qejf këtë punën e profileve fallso.

Si duket ka punësuar persona në lidhje me këto postime se është një punë voluminoze të hapësh me qindra adresa fallso me foto femrash seksi e të shkruash mesazhe joshëse. Unë me të thënë të drejtën, nuk jam as ndonjë burrë i pashëm që të josh kaq kollaj femra.

-Ke patur shumë kërkesa për “miqësi” në rrjete sociale?

-Çfarë të them! Nga më provokueset, dhe interesantja është se shumica e këtyre kërkesave vijnë nga femra me emra e foto që paraqiten si të huaja. Si duket për t’u bërë të besueshëm.

Duket kanë ndërruar taktikë e sipas mendjes diabolike e perverse të trashëguar nga geni pervers i kullës së Viçidolit, kujtojnë se do më lëshojnë në kurth duke më joshur me perversitetet e tyre.

Dhe pastaj të thonë: Ja kush është Izet Haxhia, këtë doni me besu ju?

-Shantazhi i llojit seksual duket efikas…

Sigurisht. Është një metode efikase shantazhi që është përdorur nga i ati ndaj kundërshtarëve të tij në parti e jashtë partisë, me dosje e përgjime deri në dhomat e gjumit apo vrimat e çelësit.

Çfarë t’i bësh, dikur i ati i Zenit përgjonte nga penxheret e banjove të kullës, e tani i biri dhe i ati së bashku rrinë duke përgjuar në fb e atyre që i konsiderojnë armiq.

U them vazhdoni të përgjoni se do gjeni qenin e ngordhur, siç thoshte i madhi Kadri Roshi tek filmi “Përballimi”.

ma.me

Next Post
(Video) Shqiptari që qëndroi pavarësisht uraganit, videoja e tij u bë sensacion

(Video) Shqiptari që qëndroi pavarësisht uraganit, videoja e tij u bë sensacion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In