• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Hawaii, 93 viktima nga zjarret më vdekjeprurëse në SHBA në mbi 100 vjet

by A R
14/08/2023 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka shkuar në 93 numri i viktimave si pasojë e zjarreve në shtetin amerikan të Havait . Autoritetet thonë se këtë kanë qenë zjarret më vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara në mbi 100 vjet. Disa banorë të qytetit tanimë të shkatërruar të Lahainas, janë rikthyer në lagjet tyre, ku kanë gjetur vetëm shtëpitë e shkatërruara.

Zyrtarët lokalë kanë njoftuar se 2200 objekte janë shkatërruar nga ajo që po vlerësohet si një nga katastrofat më të rënda të këtij shteti amerikan. Guvernatori i Havait, Josh Green, tha se dëmi materiale si pasojë e zjarreve ka shkuar në vlerën e afro 6 miliardë dollarëve. Autoritetet e shtetit të Hawaiit thanë se numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 90 ndërsa Guvernatori Josh Green paralajmëroi se politikat për mbrojtjen e ishullit nga fatkeqësitë natyrore do të rishikohen.

Sipas tij, 2200 struktura janë shkatërruar apo dëmtuar nga zjarret në pjesën perëndimore të Mauit, 86% prej të cilave kanë qenë objekte banimi. “Kjo është fatkeqësia më e madhe natyrore që kemi përjetuar ndonjëherë. Do të nevojitet gjithashtu një kohë jashtëzakonisht e gjatë për t’u rimëkëmbur nga kjo fatkeqësi ”, tha Guvernatori i Havait, Josh Green.

Ai u shpreh mirënjohës edhe për ndihmën që është zotuar të ofrojë Uashingtoni. “Humbjet deri më tani i afrohen 6 miliardë dollarëve. Është një gjë e jashtëzakonshme të kemi këtë udhëheqje në Uashington. Presim që ata të fillojnë të shikojnë se si mund të rindërtojmë zonën e goditur dhe si të ndihmojmë njerëzit që kanë humbur pothuajse gjithçka”, tha zoti Green.

Ndërsa autoritetet po bëjnë vlerësimet rreth dëmit të shkaktuar, banorët e qytetit turistik Lahaina janë rikthyer në lagjet e tyre duke gjetur vetëm gërmadhat e shtëpive të djegura.

“Po përpiqem ende të kuptoj se çfarë ndodhi dhe nuk e di nëse do ta tejkaloj ndonjëherë këtë situatë. Kam humbur qytetin tim, shtëpinë time. Nuk dua të jem materialist, por këto janë gjëra që nuk mundem t’i zëvendësoj. Nuk e kam fjalën për orendi apo gjëra të tilla, por për gjëra personale. Kam humbur miq, gjithashtu. Ka njerëz që ende nuk i kam parë”, thotë Donnie Roxx, banor i qytetit Lahaina.

“Shtëpia jonë është shkatërruar plotësisht dhe komuniteti ynë është zhdukur. Humbja e komunitetit tonë është ajo që me të vërtetë dhemb më shumë”, thotë një banor tjetër që nuk u identifikua.

“Është një lagje e bukur, dhe njerëzit kanë humbur gjithçka, jo vetëm shtëpitë, por edhe bizneset dhe janë larguar vetëm me rrobat e tyre”, thotë një tjetër banore e Lahainas.

Ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet, është e paqartë se si morgjet do të jenë në gjendje të menaxhojnë situatën, duke patur parasysh se ka vetëm një spital dhe tre morgje. Fati i qindra njerëzve nuk dihet ende.

Sipas guvernatorit Green, duke filluar nga kjo fundjavë, 500 dhoma hotelesh do të vihen në dispozicion për vendasit e zhvendosur dhe 500 të tjera do të ndahen për personelin e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave. Rreth 30 kulla të telefonisë celulare ishin ende jashtë funksionit dhe ndërprerjet e energjisë elektrike pritet të zgjasin disa javë në perëndim të Mauit.

Zyra e Prokurores së Përgjithshme të Hawait, Anne Lopez do të kryejë një hetim gjithëpërfshirës të vendimmarrjes dhe politikave të zbatuara gjatë dhe pas zjarreve, tha ajo në një deklaratë të premten.

/a.r

Next Post
Frikë për Ukrainën, Putin do të pajisë nëndetëset bërthamore me raketa hipersonike me rreze të gjatë

Frikë për Ukrainën, Putin do të pajisë nëndetëset bërthamore me raketa hipersonike me rreze të gjatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

June 26, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Po cili sovran?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In