• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hasi: Refuzoj 3 skuadra evropiane vetëm për Shqipërinë

by Aalison Pearse Stevens
04/05/2016 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flirti i Gianni de Biasit me kombëtaren italiane ka vënë në lëvizje edhe Federatën Shqiptare të Futbollit. Këta të fundit duket se tashmë kanë një listë me emra si pasardhës të mundshëm të teknikut italian.

Në krye të listës është emri i Besnik Hasit, trajnerit të Anderlechtit i cili pritet t’i japë lamtumirën skuadrës së tij aktuale. Mediat belge raportojnë se në tryezën e 44-vjeçarit tashmë ka disa oferta serioze, por ai është i gatshëm të refuzojë të gjitha për stolin e kombëtares shqiptare, raporton Tch.

Përveç skuadrës angleze të Aston Villa, e cila prej kohësh ka shprehur interesim për shqiptarin, në garë për shërbimet e trajnerit të Anderlechtit janë vënë edhe turqit e Trabzonspor dhe francezët e Nantes.

Mediat turke shkruajnë se tekniku gjakovar plotëson profilin e duhur për të kthyer Trabzonsporin përsëri në majat e futbollit turk dhe e rendit atë si emrin kryesor të preferencave të drejtuesve për sezonin e ardhshëm.

Planifikohet që Hasit t’i jepet fuqi e plotë vendimmarrjeje në merkato, për të ndërtuar një ekip i cili mund të luftojë për titullin kampion dhe jo vetëm për t’u renditur në zonën e Kupave të Evropës, siç ka ndodhur në sezonet e fundit.

 

Mirëpo, sipas mediave belge, Hasi është duke pritur një sinjal nga Shqipëria, pasi nuk dëshiron që të refuzojë për të dytën herë kombëtaren “kuqezi”, edhe pse në vjeshtën e vitit 2011 ishte skuadra e Anderlecht ajo që këmbënguli që trajneri gjakovar të qëndronte në Bruksel.

Pesë vite më pas gjërat kanë ndryshuar dhe Anderlecht nuk mund të jetë më një pengesë, pasi duket se palët kanë rënë dakord që të vazhdojnë në rrugë të ndryshme. Në rast largimi të De Biasit, vjeshta e 2016-s mund ta gjejë Hasin në stolin e kombëtares shqiptare. (B.an)

Next Post

Shpikje të thjeshta që u kanë sjellë miliona krijuesve të tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In