• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hasi afron dy talente shqiptarë te Olimpiakosi

by A R
23/09/2017 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy talente të Kombëtareve U-17 dhe U-19 të Shqipërisë janë zyrtarisht pjesë e klubit gjigant grek, Olimpiakos. Bëhet fjalë për sulmuesin 16-vjeçar, Emiljano Bullari dhe mesfushorin 17-vjeçar, Rezart Rama, të cilët kanë nënshkruar vetëm pak ditë më parë kontrata afatgjata me Olimpiakosin.

Mediat greke i kanë bërë një jehonë të madhe lajmit për zyrtarizimin e dy shqiptarëve, për më tepër që vetë Olimpiakosin e drejton Besnik Hasi, një ish-kapiten i kuqezinjve. Veçanërisht gazetat helene janë marrë me qendërsulmuesin Bullari, i cili ka vendosur një rekord në historinë e klubit.

Emiljano Bullari

Për transferimet e bujshme ka folur ekskluzivisht për “Panorama Sport” agjenti Angjelos Veizi, i cili është shqiptar dhe prej vitesh punon për transferimin e lojtarëve të talentuar kuqezi te klubi më i madh grek. “Bullari është vetëm 16 vjeç dhe firmosi si profesionist te skuadra e parë e Olimpiakosit, duke thyer një rekord si më i riu në historinë e klubit.

Ai është gjithashtu kapiten i Kombëtares U-17 të Shqipërisë dhe ka një të ardhme të ndritur. Stafi teknik, me në krye Besnik Hasin, e pëlqejnë shumë Bullarin.

Rezart Rama

Gjithashtu, një tjetër lojtar që ka firmosur me Olimpiakosin është Rezart Rama. Bëhet fjalë për një 17- vjeçar që luan si qendërmbrojtës dhe mesfushor shkatërrues. Rama është pjesë e Kombëtares U-19 të drejtuar nga Bogdani, ndërsa mban edhe shiritin e kapitenit. Bullari dhe Rama janë talente që shumë shpejt do të shpërthejnë tek Olimpiakosi”, tregon Veizi për gazetën. Bullari është pjesë e akademisë së klubit grek që prej vitit 2015, ndërsa Rama ka qenë me grupmoshat e Olimpiakosit që në 2012-ën. Pas shpërthimit të tyre, drejtuesit vendosën të nënshkruajnë kontrata.

Rezart Rama Olimpiakos

Gjatë muajit të kaluar, pjesë e Olimpiakosit është bërë edhe mesfushori 15- vjeçar shqiptar, Renild Kasemi. Tashmë mbetet për t’u parë se kur do t’u vijë shansi talenteve shqiptare për të debutuar me ekipin e parë të Olimpiakosit. Ndërkohë, nga Olimpiakosi nuk ka vetëm afrime shqiptarësh, por edhe largime. Kështu, mbrojtësi i Kombëtares U-19, Stefan Abara, është larguar drejt Panahaiqisë së Patrës, ku dy dekada më parë ka shkëlqyer ishmbrojtësi Altin Haxhi./P.sport/a.m.

Next Post
Pastrimi i akseve rrugore nga tabelat, ARRSH nis verifikimet në terren, paralajmërimi i Gjiknurit

Pastrimi i akseve rrugore nga tabelat, ARRSH nis verifikimet në terren, paralajmërimi i Gjiknurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com