• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hashim Thaçi nderon ish-presidentin Meidani dhe ngacmon Berishën: Mbështeti UÇK-në

by Java News
17/08/2020 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë i pranishëm ditën e sotme në cerominë e vlerësimit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Rexhep Meidani.

Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale Thaçi është shprehur se kishte kënaqësinë të ishte pjesë e kësaj ceremonie pasi sipas tij Meidani kishte mbështetur Ushtrinë Çlirimtare dhe popullin e Kosovës për liri.

Ndër të tjera presidenti i Kosovës thotë se Meidani ka luajtur një rol thelëbësor në demokratizimin e shoqërisë shqiptare duke shtuar se ai ka qenë presidenti i parë që ka vizutuar Kosovë.

 “Ishte kënaqësi të marr pjesë sonte në ceremoninë e vlerësimit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Rexhep Meidani, me dekoratën “Flamuri Kombëtar” nga presidenti Ilir Meta.

Në vitet më përcaktuese për lirinë e Kosovës, presidenti Meidani ishte njeriu që me parimin “Një komb, një qëndrim” u vu në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare dhe popullit të Kosovës për liri.

Presidenti Meidani afirmoi çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe luajti rol në demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Ai mbetet në kujtesën tonë kolektive si presidenti i parë i Shqipërisë që vizitoi Kosovën. HTH“-është shprehur Thaçi.

I cili ka akuzuar ne menyre te vazhdueshme ish Presidentin Sali Berisha se ka punuar ne sherbim te Beogradit e Milosheviçit dhe ne dem te Kosoves dhe luftetareve te UÇK!

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një ceremoni ditën e sotme, ku ka vlerësuar e nderuar ish-presidentin Rexhep Meidani, me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Next Post
Rama publikon pamjet: Thumana do të marrë së shpejti formën e një qyteze moderne

Në youtube çdo aktivitet i kryeministrit Edi Rama, ja si mund të ndiqet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com