• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Hashim Thaçi i mrekulluar me Arbëreshët

by Java News
24/06/2017 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kalabri, mbrëmë ka vizituar edhe disa lokalitete për t’u takuar me komunitetin arbëresh atje.

Gjatë vizitës së tij në Ungro, Thaçi u prit nga ipeshkvi Donato Olivero dhe bashkë vizituan edhe katedralen e Ungros.

“Vizita juaj te kjo seli episkopale nderon historinë e popullit besimtar arbëresh, i cili gjashtë shekuj ruajti dhe mbrojti gjuhën arbëreshe, zakonet, traditat dhe ritin bizantin të të parëve tanë”, u shpreh imzot Olivero, duke i uruar mirëseardhje presidentit Thaçi, siç tha ai “në zemrën e Arbërisë sonë shekullore në Kalabri”.

Presidenti në Ungro takoi edhe Kryetarin e Bashkisë, Guiseppino Santoianni, si dhe komunitetin arbëresh. Para autoriteteve komunale dhe fetare të Ungros, Thaçi foli për rëndësinë e thellimit të komunikimit dhe bashkëpunimit mes Kalabrisë dhe Kosovës, duke ua garantuar atyre kujdesin e institucioneve të Kosovës për të shënuar përparime në ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit kulturor të arbëreshëve. Më tej, Thaçi vizitoi edhe komunitetin arbëresh në Shën Mitër.

Thaçi aty u prit nga kryetari i këtij lokaliteti, Salvatore Lamirata, nga Kryetari i Fondacionit Arbëresh, Ferdinando Nociti, nga përfaqësues të Shoqatave Kulturore Arbëreshe dhe nga banorët të cilët kishin organizuar edhe program me muzikë dhe valle tradicionale arbëreshe.

Në teatrin e Shën Mitrit, Thaçi theksoi se arbëreshët janë model unik i qëndresës së një komuniteti, që me shekuj larg atdheut mëmë ende e ruajnë identitetin e tyre.

“Ju jeni rrënjët tona të mirëfillta, origjinale, gjeneza dhe fillesa jonë. Jeni fija e pashkëputur dhe e mirëfilltë e racës shqiptare. Në Itali, brenda një populli me kulturë të madhe, që njerëzimit ia dha Renesansën, ju e ruajtët, zhvilluat dhe e mbrojtët identitetin. Ju e keni ruajtur gjuhën e të parëve tanë, traditat, besimin, rapsoditë dhe vallet”, u shpreh Thaçi.

Në shenjë nderimi për ruajtjen e gjuhës, traditës dhe kulturës arbëreshe, me Medalje Presidenciale të Meritave, Thaçi në Shën Mitër dekoroi edhe profesoreshën Cettina Mazzei, e cila ka kontribuar për zhvillimin e arsimit në gjuhën amtare dhe mbrojtjen e kulturës arbëreshe.

Gjithashtu, për t’i inkurajuar që të veprojnë së bashku me institucionet e komunitetit në rrugën e bashkëveprimit, me po këtë medalje, presidenti dekoroi edhe Bashkimin e Shoqatave Arbëreshe (UNIARB) dhe Federatën e Shoqatave Arbëreshe (FAA).

Thaçi theksoi se këto organizata pareshtur kanë mbrojtur interesat dhe trashëgiminë e vyer gjuhësore dhe kulturore të arbëreshëve në Itali, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Skandali me Skënderbeun/ Prokuroria e Përgjithshme ende pa vendim nëse do nisë hetimet apo jo

Llalla udhëzon Prokuroritë lokale: Bashkëpunoni me institucionet e tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In