• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Hashim Thaçi ia lë në dorë Haradinajt zhbërjen e Gjykatës

by Java News
06/01/2018 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Hashim Thaçi ka vendosur përsëri t’ia lë në dorë Ramush Haradinajt shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Kjo pasi fillimisht ka dështuar nisma e deputetëve që përmes një seanca të jashtëzakonshme të zhbënin Specialen. Ky veprim i ri është konfirmuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Albin Kurti u ka thënë se shfuqizimi i Speciales do të ndodhë përmes një projektligji të sponsorizuar nga Qeveria.

Ramush Haradinaj i ka mbetur në dorë nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Kryeministri prite të nisë procedurën e shfuqizimit të Speciales përmes një projektligji. Këtë e ka bërë të ditur Albin Kurti e Glauk Konjufca. Këtë të dy kanë takuar të premten mbrëma dy ambasadorët, atë britanik dhe francez, të cilëve u ka thënë se Specialja do të shfuqizohet përmes Qeverisë.

“Kurti, Mulhaxha-Kollçaku dhe Konjufca përsëritën qëndrimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbi padrejtësinë dhe dëmin që shkakton Gjykata Speciale por edhe për mungesën e seriozitetit dhe sinqeritetit të kësaj iniciative. Sidoqoftë, iniciativa tash ka ndryshuar formën dhe shpejtësinë pasi që ajo do të vie si Projekt-Ligj i qeverisë e jo më si nismë e deputetëve në Kuvend”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Ndërkohë, zyrtari i Qeverisë, Halil Matoshi, ka thënë se nuk beson se kjo është e vërtetë.“S’besoj dhe s’është ë vërtetë. Meqë nuk besoj unë s’besoj se është e vërtetë”, ka thënë Matoshi, për Express.Gjykata Speciale e themeluar më 2015 me vendim të Parlamentit ishte planifikuar të shfuqizohej në fund të vitit të kaluar përmes një nisme të deputetëve të pushtetit. Kishte dështuar të kalonte në Kryesinë e Kuvendit në mungesë kuorumi.

Kishin reaguar ambasadorët e  SHBA’së dhe vendeve të BE’së, duke thënë se një nismë e tillë shkatërron raportet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare.Prapa kësaj nisme kishin qenë Hashim Thaci, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj.Burime të Express kanë treguar se Vetëvendosje është pajtuar të votojë pro shfuqizimit të Speciales nëse nisma shkon përmes Qeverisë.Pajtimi ka ndodhur ne takimin që kanë pasur para dy ditësh Glauk Konjufca me Bilall Sherifin, Ahmet Isufin e Memli Krasniqin, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Nxjerrja e fëmijëve “në shitje” në facebook, reagon babai

Nxjerrja e fëmijëve "në shitje" në facebook, reagon babai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FIER/ Zbardhet plagosja pas sherrit në lokal, në kërkim dy kushërinjtë

E paprecedentë në Fier/ I keqtrajtoi fëmijën në kopsht, nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale!

October 20, 2026
Protesta, Berisha akuzon Ramën dhe Policinë për dhunën: Studentët u ngritën si feniksi nga hiri, nesër përpara Universitetit!

Protesta, Berisha akuzon Ramën dhe Policinë për dhunën: Studentët u ngritën si feniksi nga hiri, nesër përpara Universitetit!

October 20, 2026
Kallas: Rusia bëri gabim duke lënë mënjanë Evropën në bisedimet me SHBA-në

Kallas akuzon SHBA-në: Po Shtyn Ukrainën të dorëzohet sipas kushteve të Putinit

October 20, 2026
Kastro i vogël ‘del në origjinë’: Të jemi gati për çdo skenar kundër SHBA

SHBA-të lëshojnë urdhër-arresti ndaj ish-udhëheqësit kuban pas 30 vitesh, Raúl Castro!

October 20, 2026
Vidhen 26 orë ari të shekullit të 18-të nga pallati historik në Torino, vlera e tyre rreth 150 mijë euro

Vidhen 26 orë ari të shekullit të 18-të nga pallati historik në Torino, vlera e tyre rreth 150 mijë euro

October 20, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Paradoksi i Hirschman-it, ose protesta që do ta rrëzojë Ramën me votat e Ramës

October 20, 2026
Paratë e rajonit shtohen: Investimet e akumuluara në Shqipëri arrijnë në mbi 916 milionë euro

Paratë e rajonit shtohen: Investimet e akumuluara në Shqipëri arrijnë në mbi 916 milionë euro

October 20, 2026
Turqia gjen zëvendësuesin e Montellës, kontratë 4-vjeçare me ish-futbollistin e kombëtares

Turqia gjen zëvendësuesin e Montellës, kontratë 4-vjeçare me ish-futbollistin e kombëtares

October 20, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Protesta, Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Kryeqyteti është përballur me dhunë ekstreme shqetësuese! Të hapur për dialog

October 20, 2026
Princi Harry pas rikthimit në Britani: Shpresoj të pajtohem me familjen

Princi Harry pas rikthimit në Britani: Shpresoj të pajtohem me familjen

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com